Feeds:
Postime
Komente

Koment

Deriçka evropiane dhe dasitë

Nga Albert Vataj

Kurrqysh nuk munet që me një anipse, të strukena në guskën që na e dhanë për lëkurë, e të pranojmë si të beftë atë që tash rrezitet në tryezat e politikës evropian, dasia. Deriçka e gjysëmhapur e Evropës asht një pohim plot solemnitet e madhështi e “bujarisë” që tuj tu ofru të ka përfundë.

Përjashtimi, kjo rrufe në qiell të kthjellët, mund dhe mbase nuk ishte e tillë për Shqipërinë, e cila politikisht dhe diplomatikisht nuk qasej përnga pritshmëri të tjera, por për Myslimanët e Bosnjës, ishte më shumë se kaq. Nuk dua të besoj kontestin religjioz që yshti Evropën përnga dasitë ballkanike, të pranimit dhe refuzimit që mund të ketë në vetvete vendimmarrja politike e zyrtarëve për liberalizimin e vizave. Tipikë e kësaj droje që ngadhënjen, është ajo që la të nënkuptohet me Bosnjwn. Gjoja konfliktet ndëretnike kanë zbythur lejekalimi për këtë popull martir. Ndërkohë që ajo bart mbi vete një yshtje edhe më dashakeqe të Evropës, e cila pranon një palë dhe lë tjetrën të presë. Me fjalë të tjera, vrasësit i vë një brerore Hyu (e meriton apo jo Serbia për gjithçka bërë) dhe viktimën e anatemon, e rivret, e masakron, e çvarros dhe rivarros në gropa masive. Kjo anatemë qaset të na shpërfaq kjartazi në sytë e atyne që shohin, një lojë që kallet teksa luhet.

E kush mbeti jashtë? Çuditërisht vendet që në hartën religjozë shënohen me të gjelbër. Kjo mund të jetë evropiane, por jo zhvilluese, mund të jetë politike po jo demokratike, kjo mund të jetë gjithçka në emër të futurizmit që sheh luftrat dhe shfarosjet si rivendosës të ekujlibreve dhe shpërlarje të njerëzimit, por jo predikuese në altarin e lirisë. Ata që shpikën bashkëjetesën e viktimës me viktimatorin, ata munden të ndajnë dhe njëherazi të lënë hendeqe interpretimi, që ky vendim të fshikullohet fort. Siç reflektoi njëherash për rastin e Bosnje-Hercegovinës, kur myslimanët qëllimshëm lihen të presin. Lirinë dhe autonominë u deshën ta paguanin me gjak, sikurse dhe kosovarët, e tash duhet të paguajnë (një Zot e di se me çfarë) lojën e ideologëve të politikës së BE, që ata të ndjehen evropian brenda Evropës.

Komisioni Evropian planifikon të aprovojë propozimin, me të cilin qytetarëve të Serbisë, Maqedonisë dhe Mali të Zi do t’iu lejohet udhëtimi pa viza në BE, nga fillimviti i ardhshëm. Deri në këtë cak gjithseçka ka një pamje të ravijëzuar mirë. Këndejembas mund të gjejë gjuhë politike për tu justifikuar. Madje një të tillë që mundëson tejkalimin e vetes. Kujtojmë këtu qëndrimin evropiane për të qenë e vendosur ndaj Beogradit, i cili duhet të dorëzojë kriminelët e luftës në Gjykatën e Hagës, paskëndej do të trajtohet ambicia evropiane e Serbisë. Politikisht kontesti i vetvetes, nuk se i lë kokat evropiane të bluajnë në mokrën e të tashmes, të shkuarën. E qurravit në të drejtën e lirisë dhe demokracisë, ndoshta ngase bishtkrehjet ortodokse e joshin më me pasion në amështrin e ambicieve të vocrra interesash dhe anësishë të qëllimshme. Nëse Shqipëria nuk kishte përmbushur kriteret e kësaj ftese për gostinë evropiane dhe ju la gjysmëviti i 2010-ës që kjo të rishikohej, pse Bosnja duhet ta gjente veten ngadhnjyeshëm në këtë pritani. Standardi, ky term shumë i diskutueshëm dhe konfliktual edhe në planin etimologjik, duket se i ngjan më shumë një justifikimi, një motivimi për të të mbajtur ende nën thundrën e padrejtësive që vetë Evropa stisi në emër të hegjemonisë për fatet e mëdha të popujve të vegjël, se sa njw maturi. A u duhet kujtuar me këtë rast, se ku janë liritë dhe të drejtat e njeriut, kësaj popullate qw krekoset pas shugurimeve mediatike, megjithëse Josep Ramoneda, konkludon se pasionet politike evropiane kanë përligjur Aushvicin dhe gulagun, luftrat shfarosëse dhe spastrimet etnike. Sakaq në e prekim këtë. Kundrojmë përplot me helm teksa lirinë, doktrinarët e gjymtojnë.

“Aksioni i padrejtë i propozuar vetëm sa do t’i formalizojë ndarjet etnike, do të shpërblejë taktikën e obstruimit të politikanëve nacionalistë dhe do të thellojë pakënaqësitë në rajon”- do të precizonte Daniel Cohn-Bendit, njëri prej kryetarëve të të Gjelbërve në Parlamenti Evropian. Ai shkon më tej, duke e cilësuar rastin e Bosnjës si dyfytyrësi dhe jomorale që t’i ndalohet diçka njërës pjesë të popullatës boshnjake.

Po kaq i drejtpërdrejtë ka qenë dhe kryediplomati i Bosnje-Hercegovinës, Sven Alkalaj, që sipas tij, një regjim i tillë i vizave, do të mund të krijojë një geto për myslimanët e Bosnjës. Ditorja më e lexuar boshnjake, ‘Dnevni Avaz’, publikoi se BE dërgoi një porosi të rrezikshme shpërblimi për Serbinë, gjegjësisht për vendin që edhe sot e kësaj dite i mbron kriminelët e luftës.

“Kjo pra do të thotë se Bashkimi Evropian (me ndonjë përjashtim të ndershëm) kurrë nuk ka qenë i interesuar për dënimin e krimeve të luftës të kryera në Bosnje dhe në Ballkan? Si u bë që sistemi juridik, i cili mbron kriminelët më mizor të luftës, të jetë i mirë sa duhet për BE, ndërkaq Bosnja jo?” pyeste Alkalaj.

Nëse BE e sheh krijimin e regjimit të vizave dhe anëtarësimin eventual në gjirin e saj, si një mjet për krijimin e një stabiliteti afatgjatë në Ballkan, vendimmarrje të tilla, anësia, dasia me prapavijë religjioze ose jo, shpërfaq dukshëm një minim të kësaj ambicje. Në këto kushte do të ishte pak e rëndësishme, se kur dhe si do të përfitojnë vendet pritëse. “Inteligjenca e evropës ka një funksion të veçantë: ndan dhe përçan”, shkruan Alberto Saviano. Edhe kur nuk vepron “vullnetshëm”, vijon Saviano, Evropa vazhdon gjithpoaq, nga një shtysë e natyrshme, të ndajë dhe të veçojë…”.

Koment

Ngasje n’tis

Nga Albert Vataj

E si mund të ndodhte ndryshe. Burrëria e pranimit të humbjes, është në skaj të tançka ka gjasë tjetër për të marrë realiteti i tashëm politik, jo si të pranueshme por si realitet. Andradha e kumtit të fitores asht e përligjun për një syresh që buron nga produkti i zakonshëm. E kurrsesi, kjo nuk ka askurrnji fije që e lidhin në përligjjen e vet, kërrkënd që fati i keq e ka vu në podin e humbësit e që fati i vullnetit të sovranit, e ka përzgjedh mes të përzgjedhurve për ta drejtu. Deri më tash kemi vetëm një lider që ka pranuar fisnikërisht, të marrë rrolin e humbësit, dhe ai është Fatos Nano. Cilëtdo qofshin gojët e liga që e jargavisin përmes patosit e ekstazës, anatemën e këtij lideri të padiskutueshëm të së majtës fanatike, ata, nuk kanë paqe në këtë botë e në amshim nëse i bien mohit asaj që mbetet e vetme në memorien politike 20-vjeçare të politikës shqiptare. Humbjet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, kalimi i pushteti në mënyrë protokollarë, pranimi Nano megjithëse fathidhërisht, mbetët sot e mot i denjë dhe emblematike në të deritashmen e postkomunizmit. Berisha dihej se nuk zbriste lehtë nga kali. Por kurrkund dhe kurrqysh tjetër nuk e gjejmë atë që plasi deri sa i bindi shqiptarët për modernitet politik. Dhe ai asht Edi Rama. Megjithëse kupën e helmët të humbësit nuk ka patur fatin e keq ta ngre me fund asnjiherë deri më tash, sot heziton, si ai që ka vendosur t’i japë fund jetës, dhe ankohet më shumë se helmi është pelin se sa paskëndej në të nuk ka më jetë.

Nëse Fatos Nano nuk do të mbahet mend për asgjë, këtë nuk mund t’ia mohojë askush, as ai, Edi Rama, që u orientua nga filozofia e politikës së re, dhe që dita-ditës po vepron si rasti më tipik i politikës së vjetër. Këtë e ben jo dhe aq për të fituar një mandat, se sa për të mos pranuar humbejn. Gjesti tij aspak kavaleresk i jep një shkas kërshërive Nano-admiruese për të besuar patundësisht në gjykimin e tyre, se Fatos Nano ishte dhe është lider modern, pavarësisht se ku e fut Edi Rama, në koshin e politikës së re apo në atë të politikës së vjetrës.

Tonet e deklaratave që dalin nga selia rozë nga dita në ditë pësojnë rritje të tensionit. “Me çdo çmim dhe me të gjitha mënyrat”, është kjo frazë e përsëritur që siluron realitetin politik postzgjedhor. PS me gjuhën e përdoruar nuk duket se ka të bëjë vetëm me mandatin e 9-të në qytetin e Fierit. Më së shumti ajo shfaq qartazi tendenca për të tensionuar klimën politike në vend. Me fjalë të tjera, për të shuguruar trazirat, konfliktualitetin, huliganizmin, kokëkrisjen, toruhumbjen, dalldisjen, çatrafilisjen politike si ajka e ideologjisë së politikës së re. Nëse i riu Gramoz Ruçi, që harroi 2 Prillin në Shkodër, nuk ia doli në Fier, e i doli huq në Tiranë, mendon se vetëm kështu bëhet politikë, ky nuk është një gabim i tij, është gabim i Ramës. Ky i fundit duke e përdorur atë si mbushës topi, apo si mashë që shtyn urët e zjarrit, qellimshëm pagëzon atë si dishepull të filozofisë së tij tradicionalisht despotike.

Sikur gjitha pretendimet e PS, siç rezultoi me mandatin e 9-të në Fier, të ishin në favor të socialistëve, ka pak gjasa për të ndryshuar rolin e saj të humbësit në zgjedhjet e 28 qershorit. Në këto kushte arrijmë të dallojmë një tendencë të Ramës për të kaluar në planin B. Ky plan ka të bëjë jo dhe aq për demokracinë, votën e sovranit, apo të ndonjë zhargoni tjetër të pështirë, që përdoret rëndom si truk politik. Spariherë kjo gjehet e  pozicionuar në përpjekjet e Edi Ramës për të pranuar një humbje të denjë. Çfarë do të thotë. Me humbje të denjë ai do ta ketë më të lehtë për të përballuar presionet brendapartiake, për të mos lëshuar karriken e kryetarit, e cila domosdoshmërisht ka gjetur një frymë dakordësie që t’i ofrohet një pasuesi tjetër. Kjo pasi filozofia e këtij lideri përballë humbjes konsiderohet e rrëzuar. Filozofia e tij duket se nuk ka gjetur zbatim dhe nuk ka dhënë frytet e saj, siç mund të ishte fitorja në zgjedhje. Pra Rama, dhe ideologët e formulës spanjolle të zgjedhjeve, për t’i shpëtuar anatemës së humbjes, kërkojnë të çojnë në ngasje militantët dhe përkrahësit e tyre, për të dalë në protesta për mborjen e votës “nga kutitë e marra peng nga Berisha”. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një përpjekje dashakeqe të lidershipit socialist për të tensionuar klimën politike në vend, për të pëdhosur imazhin e Shqipërisë, për të kontestuar zgjedhjet, dhe e gjitha kjo, jo dhe aq për të marrë një mandat, se sa për të marrë bekimin nga votbesuesit e tyre të zhgënjyer nga humbjë. Si dhe për të ruajtur pozitat e deritashme në strukturat partiake të PS. Me fjalë të tjera, Edi Ramës i intereson më shumë karrika e tij e kryesocialistit, se sa maturia politike dhe parja e rrugëve institucionale dhe qytetaria deklarative, si mjete për të marrë të drejtat e tyre, që ua paska vjedhë apo mohuar Berisha, apo çifti i ri i politikës së vjetër. Parë në një këndvështrim të gjërë, në PS nuk ka vetëm një dëshpërim humbjeje, por dhe një qasje për ta mjegulluar sa më shumë këtë situatë, në mënyrë që përgjegjësit kryesor të kësaj humbjeje të mos vihen përballë detyrimeve politike, që dalin nga funksionimi normal i jetës partiake të një partie.

Me mendjen e vet lidershipi socialist thotë, në fund të fundit të humbur jemi, a nuk do të ishte në favor të humbjes një kontribut humbje për fituesit. Duket kjartazi se lëkura e Edi Ramës, e Kastriot Islamit, e Gramoz Ruçit, e Fatmir Xhafës është më e rëndësishme se fatet e vendit. Ata e dinë fare mirë se e ardhmja e liberalizimit të vizave, e integrimit në familjen evropiane, buron nga nota që do marrin zgjedhjet në tërësinë e tyre. Sikurse janë të bindur se faktori ndërkombëtar është shumë vigjilent për të pikasur çdo nuancë të zymtë që do të prishë tablonë e zgjedhjeve. Shtoi kësaj një mungesë historikisht e ravijëzuar e zyrtarëve evropianë për ta ngadalësuar edhe pa shkak rrugën e pranimit të shqiptarëve në të drejtën e lëvizjes së lirë. Thua që këto të fundit vijnë nga realitete politike që ndryshojmë shumë nga ato shqiptare, kujtojmë këtu fenomenin e blerjes së votave në Rumani për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (citojmë DË), apo vlera 50 euro e votës në Bullgari për të bërë kryeministër badigardin e kryeministrit në ikje.

Në të mbramë të tana qasjeve, nji gja duket se asht pa kthim, fitorja e Berishës dhe një mandat denatyral, do të lusja Zotin që të ishte në shërbim të shqiptarëve, siç dhe trumbetohet, siç dhe do dëshiroja. PS dhe Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Kaç ideologu sa më shpejt të hullisin gjykimin e tyre në përkorjen e të tashmes ndryshe, aq më mirë do të ishte për ta dhe takënd tjetër që andrron të pamundunen.

Se zgjedhjet nuk ishin korrekte, të ndershme dhe brenda standardeve, se ishin më të mirat e politikës së kësodorshme, këtë nuk ka bindje dhe ideologji, opium apo hipnozë që do të ma ndryshonte. Sikurse nuk do të kishte asnjë argument që do të provonte të kundërtën, se për këtë kontribuan të gjithë pa përjashtim. Sejcili në mënyrat e veta.

Intervista

Greta Koçi, kjo Nimfë e detit tallazues të muzikës

Nga Albert Vataj – Ekskluzive per Zemra Shqiptare

Greta Koçi, e bukur si një Nimfë, me zërin magjik të një Sirene, me krenarinë e Athinasë. Një tipar artistik që muzikën e bën ninullë për lumturinë. Në gjithë këtë larushi zërash, përformimesh, promocionesh artistike, promovimesh, gjithkah që pipëtin pasioni për muzikën, Greta Koçi spikat. Vokali i saj është një zë që perceptohet kjartazi dhe të miklon me ëmbëlsinë dhe sharmin e butë dhe rrezatues si breror. Tash kur konkurenca qaset të shohë veten të shndërruar në një fushëbetejë të ashpër luftë për kreun, gjithherë e më e vështirë rreket përballja edhe për të. Në këtë “kacafytje” vlerash artistike, Greta Koçi, me tançka përmbush tërësinë e saj si Greta Koçi. Ajo rend në skalionin e heronjve, atyre që flamuri i fitores shpalohet bashkë me ambicjet dhe egon e tyre për të tjera sfida, për të tjera lartësi që duhen kapërthyer. Lëmi i muzikës është ndër gjinitë artistike më populiste. Masivizmi e ka bërë atë, jo vetëm ushqimin më të preferuar për një shoqëri të përfytur nga stresi dhe jeta e vështirë, por e ka epur atë në krahët e një pasioni të përflakur. Ngado në jetën gjithëshqiptare muzika është bashkëshoqëruese, është ballsam për plagët lënguese. Ajo është vetë bekimi i këtyre shpirtrave të trazuar. E në gjithë këtë ndërmarrje, Greta Koçi nuk e sheh veten vetëm si njësi e së tërës, por si përgjegjësi e vlerës që duhet përçuar në prehrin e zhuritur të dëshirës për art. Greta e vogel, tash e mbas nuk është më e tillë. Ajo është e madhe, është përfaqësuese, është adhurimi që plazmon në tërë atë që pasionet tona për muzikën dhe të bukurën feksin pushtues. Hapat e saj në rilievin e theqafun të artit janë të mëdhenj, të vendosur dhe mbi tërëçka të arrirë. Ky është vetëm fillimi. Ajo gjithçka në këto hapa ngjitjeje i ka përkthyer në vullnete dhe energji për më të mirën, për më të lartën, për më të mrekullueshmen.

Ashtu qoftë

Amen

Intervista

Keni lënë pas një përvjetor ditëlindjeje, përrallor mund të them, të denjë për një Hirushe. Në 16-vjetorin tënd ishin të ftuar personalitete të ndryshme të artit dhe ekranit dhe natyrisht për Gretën sejcili kishte mendur për një dhuratë, e atillë që e tija të ishte më e veçante se dikujt tjetër. A mund të na tregoni se kush ishte ajo dhuratë që të ka goditur dhe nga kush e morët atë?

Eshte e vertete qe 16 vjetori i ditelindjes sime ishte dhurata me e bukur qe familja ime me dhuroi. Mund te them, se ky pervjetor ishte nje nga pervjetoret me te bukura dhe do te mbetet gjate ne kujtesen time. Dhurata me e madhe per mua, ate mbremje ishte prania e te gjithe artisteve dhe miqve me te mire qe une kam! Ate mbremje me kane nderuar me pranine e tyre artistet  Big te muzikes shqipetare si, Sherif Merdani, Luan Zhegu, Liljana Kondakci, Irma Libohova, Aleksander Gjoka etj. Gjithashtu me nderuan me pranine e tyre edhe miqte e mi, kengetaret e rinj e te suksesshem te muzikes shqiptare. Persa i perket surprizave, ato ishin te shumta. Nje nga surprizat e kendeshme per mua ishte dhe ardhja e “Miss Globe international” per te me uruar ditelindjen. Ishte nje surprize qe nuk e prisja! Nje tjeter dhurate shume e vleshme dhe e mrekullueshme, ishte nje leter e shkruar nga Mjeshti i muzikes Shqiptare Z.Sherif Merdani, ku shkruahej: “Artistes se madhe, por te vogel ne moshe!” E me tej vijonte: “Cdo profesion mund te shuhet, vetem artisti mbetet. Ti je artiste dhe do te mbetesh! Keto ishin disa nga fjalet qe shkruheshin ne kete leter, e cila ishte nje dhurate e mrekullueshme ne kete 16 vjetor per mua!

Ta marrim vesh “E madhja, Greta e vogël”, se kujt tradite qytetare i përkisnit, të mos harrojmë se në certifikatën tuaj mediatike, gjithnjë është e shënuar, lindur më 26 shtator 1991, në qytetin e Kuçovës, banoni në Tiranë. Sakaq nuk shmanget se përballja juaj në atë rrugë, në të cilën ke vendosur të rendësh për shumë larg, ka qenë Shkodra. Ç’farë është Greta, shkodrane?

Babai im eshte Shkodran, ndersa mamaja ime eshte nga Berati, por ka jetuar ne Kuçove. Prinderit e mi ndodheshin per vizite tek gjyshja ime ne Kucove, ku edhe ato dite linda une.

Retrospektiva e atyre që përbëjnë tashmë plejadën e njerëzve të shquar të artit dhe kulturës, rrëfen se pothuaj të gjithë kanë një pikënisje pothuaj të ngjashme nga e juaja, radio, televizion, etj,etj. Mund të themi se kishit lindur të bëheshit e madhe, apo bahqja ku u kultivuat të përzgjodhi që të bëheshe e famshme?

Çdo person ka te dhena te veçanta ne jete dhe merr nje profil te caktuar. Une, sigurisht qe kisha te dhena per tu bere kengetare, por kurrsesi nuk mund te behesh nje artist i madh pa punuar intesivisht ne shume drejtime, drejt nje qellimi te caktuar, qe do te thote: Une punoj shume me vokalin, performancen, studioj shume per te rritur nivelin tim kulturor ne menyre qe imazhi im te jete i dashur per te gjithe shoqerine, sepse nje imazh i shkelqyer jep vlera artistike te shkelqyera!

Tashmë ju jeni një këngëtare e njohur dhe me një spektër të larmishëm admiruesish. Nëse do tu jepej një trofe për sfidën tuaj të suksesit, kush mendoni se e meriton; magjia e zërit tënd, hiret rrezatuese prej Nimfe, apo dikush a diçka tjetër, Zoti ndoshta?

Jane shume komponent qe duhen per te merituar nje trofe te tille, qe thoni ju. Sic ju shpjegova edhe me lart, qe pa nje imazh moral dhe publik te persosur, nuk degjohet as kenga e bukur, as zeri i bukur, as hiret e bukura. Trofeun e meriton: Zeri; Kenga e bukur; Performanca e bukur dhe rrezatimi i miresise me publikun qe te degjon dhe shikon.

Behjen tuaj në pjedestalin e një dehje ambrozi për publikun dhe admiruesit e këngës, natyrisht që feksi përmes një balade magjike në Apoloninë antike, si përfunduat në këtë bashkëpunim me Erjon Korinin?

Ju faleminderit per komplimentet. E kam shpjeguar shume here kete pyetje, ne shume media, por per respektin tuaj po i pergjigjem perseri. Isha vetem 13 vjec, kur Erioni propozoi kete bashkepunim. E degjova kengen te kenduar nga kengetari Aziz dhe kengetarja Desi Sllava, e rikonfirmuam te drejten e autorit per ta kenduar kete kenge ne gjuhen shqipe. Na pelqeu kenga dhe vendosem ta realizojme.

Nga një studim i fundit i një universiteti amerikan është arritur në përfundimin, se bukuria është një ndër shtytësit më të rëndësishëm drejt një karriere të suksesshme, si për femrat ashtu edhe për meshkujt, sipas jush është një konkluzion alibik, apo shtegtim drejt një të vërtete?

Per te qene kengetare nuk eshte e domosdoshme te jesh e bukur, por te jesh kengetare e mire, eshte mrekulli te jesh edhe e bukur. Sic e dime te gjithe ka shume vajza te bukura, por nuk kane zerin dhe s’dine te kendojne dhe anasjelltas, ka kengetare te mrekullueshme, por nuk jane te bukura.T’ju jap nje shembull: Kengetarja e madhe Vace Zela ka patur nje ze brilant, qe edhe sot perulet me shume respekt gjithe publiku. Ajo nuk ishte e bukur (fizikisht), por ishte nje ‘brilant’

Jeni ende shumë e re, shumë e njohur, shumë e admiruar, e pse jo duhet të jeni dhe shumë e pasur. Si e ndjeni veten në këtë kundrim majash, në këtë Olimp perëndishë?

Te them te verteten ndihem mire, ndihem e lumtur, por pavaresisht nga keto te mira dua te jem gjithmone njeri i thjeshte, e sinqerte dhe e dashur me te gjithe. Pasuria me e madhe qe une kam eshte respekti qe kane njerezit per mua dhe kete e them me sinqeritetin me te madh!

Periodikët e ndryshëm, gazetat e përditshme, media e shkruar dhe ajo elektronike, ju kanë mikluar si rrallë dikë tjetër. I dedikoni edhe atyre diçka të vockël nga pjesa juaj e suksesit?

Sigurisht qe media ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne karrieren time artistike, por pavaresisht kesaj ka patur edhe ndonje abuzim nga elemente te vecante (gazetare), te cilet mendojne se duke shpifur dhe hedhur balte mbi nje person publik pozitiv, rrisin jetegjatesine e tyre ne mediat, ku jane te punesuar ose mendojne te behen te famshem me menyra te tilla abuzive, Por teresia mediatike eshte pozitive, drejtuesit e ketyre mediave e kane filtruar informacionin e “shpifur” dhe kane reaguar menjehere ndaj gazetarit “abuziv”.

Në CV-në tuaj artistike konstatojmë një larmi turnesh, një protagonizëm që do ta lakmonin edhe ata që jan idhujt tuaj, gjithnjë nëse keni. A do të kishit një episod interesant, që ka lënë gjurmë në sentimentet e Gretës, të cilin nuk do të ndjeheshit e kopleksuar për ta bërë publike?

Eshte e vertete qe jane shume raste dhe episode per te treguar. Por nga njerin koncert ne tjetrin jane kaq te larmishme dhe te bukura, sa nuk di cilin episod te tregoj me  perpara. Megjithate po ju tregoj nje nga rastet e fundit.

Me 1 dhe 2 janar, une kam qene duke kenduar ne Prishtine. Koha ishte shume e ftohte dhe rruget ishin te ngrira nga debora. Me duhej te isha ne koncert me daten 3 janar ne oren 19:00 ne Koplik, te Malesise se Madhe. Ne oren 17:00, hyra  ne territorin e Shqiperise nga Hani i Hotit. Sapo afrohem tek vendi ku zhvillohej koncerti shoh rreth 500 vete qe prisnin perpara portes per te hyre ne sallen e koncertit, pasi salla kishte vetem 400 vende. Me priten me brohoritje dhe me uronin mireseardhjen, pasi kishin qene ne merak per udhetimin tim. Pritja e kesaj turme te madhe dhe dashamiresia qe treguan ata per mua, me beri me krah. Koncerti pati shume sukses dhe gjithe publiku kendoi sebashku me mua. Mu duk vetja si pjese e familjes se tyre!

Diku kam ndeshur një proverb se: Publiku është për artistin si oksigjeni për jetën. Si ndjeheni kur imazhi juaj artistik mrekullon ata. Ka patur kush guximin ta tregojë, qoftë dhe online për qiellin e shtatë ku e ka hopur performanca juaj?

Proverbi juaj eshte mese i vertete. Une mrekullohem ne te gjitha koncertet qe jap. Njerezit reagojne ne menyra te ndryshme, por ajo qe me mrekullon mua eshte reagimi i njerezve invalid, te paralizuar, qe vijne per te me ndjekur mua, ne karroce invalidi.Une shkoj i perqafoj, bej fotografi me ta dhe shoh reagimin e tyre, lotet e tyre. Me sinqeritet ju them qe me qe me qan zemra dhe kete shqetesim e reflektoj edhe gjate interpretimit tim. Gjithashtu kenaqesi e vecante per mua eshte prania e moshave te thyera. Shume prej tyre shkeputen dhe gjejne mundesine te takojne prinderit e mi dhe nder te tjera u thone:- Aaaaaa….., Greta nuk eshte vetem e juaja, eshte edhe e jona.

Gjatë një rrëmimi në internet për ju, kam rënë në kontakt me një fakt, se prindërit tuaj kanë braktisur gjithçka të aktivitetit të tyre të derisotëm për të qenë pjesë e atij mekanizmi që prodhon energjinë artistike Greta Koçi, qëndron kjo apo kemi të bëjmë rëndom me një thashethem mediatik?

Eshte teresisht thashethem! Familja ime ka bizneset e saj dhe krahas punes se tyre kontribojne jashtezakonisht shume edhe per aktivitetet e mia artistike!

Të mos harrojmë se jemi në epokën e individualizmit dhe materializmit, si boshti i filozofisë së ekzistencës së sotme, për ju paraja dhe fama a kanë diçka të përbashkët, apo diçka të papajtueshme mes tyre?

Aktualisht nuk mund te perceptoj lidhjen organike mes parase dhe fames, pasi ne mes te kesaj lidhjeje qendron investitori kryesor ‘familja ime’. Objektivi im kryesor eshte kenga, qe po te punohet mire, sjell famen.

Duke u rikthyer tek Greta Koçi në rëndjen tuaj nga sfida në sfidë na bie në sy bashkëpunimi juaj me kompozitorin Genti Lako. Në marrëdhëniet e punës është ai i kënaqur me ju, apo ju me atë?

Une kam bashkepunuar me shume kompozitore dhe tek te gjithe keta kompozitore kam zgjedhur krijimin me te mire, qe mua dhe stafit tim i ka pelqyer. Krijimet e Genti Lakos jane te mira, por kerkesat e mia jane te larta dhe do te marre krijime te atyre kompozitoreve qe kane cilesi dhe perputhen me nje nivel te larte profesional.

Maki, Darko Dimitrov, Ocko, nëse jam i saktë, ose burimi nëse ka qenë korrekt, janë kompozitorët me të mirë maqedonas, me të cilët keni bashkëpunuar, përkatësisht për këngët: “Bëj be që s’të dua”, “Dashuri pa shije”, “Një herë po, një herë jo”. Ishte thjeshtë një eksperiencë e re, taktikë suksesi, apo…?

Une ju shpjegova edhe ne pyetjen me larte, qe kerkesat e mia jane shume te larta per nje krijimtari cilesore. Jam dhe do te jem gjithmone ne kerkim te krijimeve sa me te suksesshme, me kompozitore vendas apo te huaj. Gjithmone ne perzgjedhjen e me te mires.

Gjithashtu mësojmë se një bashkëpunim juaji me Lakon dhe Dukën është pjesë e një përmbledhjeje në Amerikë, tok me emra të njohur në botën e muzikës, Beyonce, Roxett, U2, etj. Nuk e di ta ketë patur kush tjetër këtë prekje me shkopin magjik. Si ndodhi mrekullia?

Besoj se nuk eshte vetem ky rast suksesi i kengeve te mija. Per rastin konkret qe thoni ju, nuk e di burimin se nga e ka perzgjedhur kengen Radio Ventures, por di qe familjes sime i kane kerkuar kengen per ta botuar ne nje complation, ne Amerike dhe ne ja kemi dhuruar ate kenge. Ndersa suksesi tjeter qe eshte i papublikuar akoma nga mediat shqipetare, eshte klasifikimi ne Amerike i 100 kengeve me te mira ne bote te vitit 2006, ku kenga ime “Dashuri pa shije”, me kompozitor Darko Dimitrov, eshte klasifikuar e 30-ta ne Bote.

Veç zërit tuaj, shpirtit tuaj, hireve tuaja në skenë, ju performoni në mënyrë të shkëlqyr edhe si kërcimtare, duke provokuar një shpërthim të publikut, nëse nuk do të bëheshit këngëtare, kërcimtare do  të preferonit?

Jo, po te mos isha bere kengetare nuk do te isha bere kercimtare.Une krahas punes sime si kengetare, per vokalin dhe detyra te tjera per kengen, stervitem ne aerobi dhe koreografi ne menyre qe performancat e mija te jene plotesisht te kompletuara.

Keni punuar, vazhdoni të përkushtoheni, keni përfituar financiarisht nga kjo, si do të dëshironit ta trajtoni këngën dhe Gretën, si një minierë ari apo një pjedestal korifejsh muzike?

Une jam kengetare dhe qellimi i vetem qe kam ne jete, eshte te arrij majat e kenges dhe muzikes. Vleresimin apo titujt, sic e cilesoni ju , le ti vendosin te tjeret ne perputhje me realitetin dhe vlerat e mia shoqerore dhe artistike!

Niset për nga amshimi At Zef Pllumi

——————————————————————————–

nga Albert Vataj

At Zef Pllumi u nda përgjithherë nga të afërmit, nga Shkodra, nga admiruesit, nga gjithsekush e njohu, ndigjoi për të dhe lexoj prej tij. At Zef Pllumi, i fundmi i brezit të artë të françeskanëve shqiptarë, atyne që kulmuen në pjedestal tiparet me të spikatuna të kulturës dhe qytetarisë, lirisë dhe devotshmërisë, përkushtimit dhe dashnisë. Zemra e tij pushoi së trokituri në Romë në moshën 83-vjeçare. Jeta e tij, si e çdo kleriku tjetër shqiptar, e çdo predikuesi të fjalës së Zotit, të të vërtetës kishte ecur nëpër një kalvar golgote. Së paku ma s’fundit ai mundi të ketë kenë në momentet e fundit i qetë për shumëçka, përsparit, në jetën e tij të trazueme, ai arriti të përmbushë amanetin që i lanë sivëllezërit e tij të besimit dhe hekakeqët e ferit komunist. Ai arriti të dilte tej kufijve të njërës prej diktaturave më të ashpra të botës, të triumfonte mbi vuajtjet, vrasjet, zhdukjet, për t’i dëshmuar brezave që vijnë një ndër krimet më të qarta dhe më ngjethëse të Evropës: zhdukjen e klerit katolik për arsyen e vetme se nuk pranonte komunizmin.
Ithtar dhe trashëgimtar i Fishtës, Arapit, Palajt dhe një grupi të jashtëzakonshëm klerikësh, që po aq sa të tillë qenë edhe figura të rëndësishme të kulturës dhe shkencës shqiptar, i formuar në shkollën më serioze që Shqipëria kishte në atë kohë, atë françeskane, At Zef Pllumi pati fare pak mundësi ta ushtrojë besimin e tij. Fare i ri u arrestua nga komunistët që erdhën në fuqi në Shqipëri. U torturua dhe u dënua me disa vjet burg. Dalja nga burgu, në fund të viteve ’40-të qe e përkohshme. Pas disa kohësh liri, ai u arrestua sërish, për të vuajtur në burgjet komuniste plot 26 vjet të tjerë. Duke pasur në qeli, për shumë vite dhe në shumë rrethana, padyshim elitën e intelektualëve shqiptarë.
Jeta e tij, është po kaq e pabesueshme. Refuzues për t’ju nënshtruar regjimit; i aftë për t’ju përshtatur dhe për të mbijetuar në kushtet e burgut; i bindur në drejtësinë e bindjeve të tij dhe i paepur në qëndresë, me një qëllim të vetëm: mbijetesa për të dëshmuar atë që kishte goditur familjen e tij të besimit. Ai besoi deri në fund. Besoi te Zoti dhe drejtësia, besoi se e vërteta vonon, por nuk harron dhe realisht kjo ndodhi. Një ditë, ai u kthye sërish aty ku e kishte lënë karrierën dhe besimin e tij, 46 vjet më parë. Më dhimbje, i trishtuar, por edhe i lodhur, ai nuk u ankua, por vijoi tutje në kohën tjetër. Kur 67-vjeçar ai arriti të dalë në brigjet e një Shqipërie të lirë, si pak të tjerë, ai mendoi se duhej të fitonte kohën e humbur. Në 17 vjet, ati i nderuar iu fut rimëkëmbjes së traditës françeskane, ringjalljes së bibliotekës së saj, trashëgimisë së mrekullueshme, ribotimit të veprave dhe monografive dhe, mbi të gjitha, shkrimit të kujtimeve të tij. Kujtime që u botuan nën titullin: “Rrno vetëm për me rrëfye”! Një libër i jashtëzakonshëm, ngjethës, por edhe reflektues. Një libër, që përbën padyshim korpusin qendror të momuaristikës së burgut e më gjerë në vitet e komunizmit, por që përbën një monument të rëndësishëm për gjithë vuajtjen e klerit në Evropën Lindore komuniste.
At Zef Pllumi u shua pardje, vonë, në mbrëmje. Ai iku, duke lënë pas një kujtim të mrekullueshëm. Kujtimin e një njeriu, që besimi dhe kuraja e ngjitën nga ferri ku e kishte hedhur koha, në Parajsën ku me siguri duhet të prehet tashmë. Ai iku, pasi kishte arritur në një jetë të trazuar, të përmbushte amanetin që iu kishte dhënë mësuesve dhe ithtarëve të tij: rrëfimin. Ai iku, me atë qetësi që shkon gjithkush që beson se në jetë ka bërë ashtu siç duhet të bëjë dhe që nuk përse të pendohet për asgjë. Ai iku pa pendesa, duke na lënë pas një bibliotekë të mrekullueshme, një shembull në jetë dhe fjalën e tij monumentale: gjithkush merr në jetë atë që meriton… Lamtumirë At!
Këto ditë të mbushuna plot me përkushtim, punë, angazhim duket se rrojti vetëm për me tregue, e tregoi aq sa mujti për një nga periudhat më satanike të historisë së kombit shqiptar. Ai solli edhe Shqipërinë e tij të trazueme, lënguese, të dhunueme, të shkelun, të nëpërkëmbun dhe këtë e bëri ma mirë sbahet, nëpërmjet një vepre tepër voluminoze, “Histori, kurr e shkrueme” At Zef Pllumi, Ati i vuajtjeve e i qëndresës, u shua larg strehëzës së tij, larg godinës së Kuvendit Françeskan në Shkodër, larg kishës së meshave të tij, larg oborrit të kuvendit, larg Shqipërisë. Sa kohë rrnojti e mori frymë, pati një qëllim të madh, e tani misionin do e kryejë vepra e tij, përpjekja titanike për të dëshmu, për të tregu, për të rrfy. që është një pasuri e çmuar e memories sonë kombëtare, e historisë sonë të molepsur nga ideologjizmat bolshevike. Dhe tanë këtë e bani për të mos lejuar në këtë mënyrë rikthimin e diktaturave, në të gjitha format e tyre, gja e cila asht një kërcënim serioz, një rrezik që kaplon gjithçkatejërgja në rrugën e logjikës së pranimit të gjanave.
S’ka reshtur asnjëherë, edhe atëherë kur nuk lejohej të përcillte kalvarin e gjatë të vuajtjeve, që nuk ishin vetëm të tijat, nën një gjuhë të pasur, me një forcë vërtetësie që vetëm vullneti i një njeriu të devotshëm, një njeriu të përkushtuar të Krishtit mundi, diti dhe e bëri. Tançka që ai tregoi janë fakte të pamohueshme dhe rrjedhshmëri, që ngjall kureshtje për vijuar leximin e rrëfimit të atit të përvuajtur. Ai jo vetëm rrnoi për me tregu, por guxoi për me dëshmu për gjithçka që vujti vetë dhe gjithë ajo pjesë shqiptarie që lëngoi nën thundrën e diktaturës Hoxhiste.Jeta e tij s’qe aspak e lehtë, plot dhembje, vuajtje dhe sakrifica, që i kapërcyen kufijtë e njerëzores. E jo më kot mbi zhgunin e tij qëndroi edhe medalja, që Presidenti, Alfred Moisiu, nderoi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Madje në fjalën e tij, mëse një vit të shkuar, Presidenti Moisiu theksoi: “Rasti e solli që katër vjet më parë të jap dekoratën më të lartë për shkrimtarin, patriotin, politikanin dhe intelektualin e shquar Gjergj Fishta, ndërsa tani pata fatin të nderoj nxënësin e Fishtës, shkrimtarin, historianin dhe publicistin, At Zef Pllumi”. E fundvitin që shkoi, u nderua edhe me çmimin “Penda e Artë”, si një prej legjendave të vetme, të mbetura gjallë prej asaj vuajtje të madhe e që na la si pasuri veprën e tij, dëshmi e madhe e së shkuarës.
E megjithatë kurrkush ma fort nuk gjuejti mbi murin komunist që s’bzajti se sa vetë At Zef Pllumi. Ai dëshmoi kjart duke ndriçu një nga natat më të errta të historisë së pasluftës, e pse jo edhe ma t’pusten që ka njoft ku popull, lëngatës komuniste. Tash ai nuk asht ma mes nesh, por përjetësi ka thirr shpirtin e tij të dlirë për me i’a rrok përmasat e amshimit.
Krishti e pastë në Parajsë
Amin

POEZI

Qiejt thyejnë krahët e zogjve

Agim pluskues

Përplot me ylberë gushat e pulëbardhave.

Andje e nur bubrron në shtratin e lumnisë

Ky dekor si kurrçka tjetër

Agu njom me vesë kashoren e asht të drites

Pa pra teposhtet nje hingëllimë e tamëlt

N’shelgjishte

Ku hana ka shkund penelin.

E syt e mij njomin me lot pikëllimin.

Trinitia e përjetimit

Në okrën e grunajës

Shakullohet turri i hireve adh

Ku tharmet nji diell majahosh

Tej shkumezimit kundues

Ditën shoh tek shkrehet në orgjinë e shirave

Shirave qi sa vijnë e struken në zgavrat e horizontit

Tinguj të ngathët kambane

Zdirgjen nga lindja

Tinguj të ngathët kambane

Në buzë hetoj konturet e nji lutjeje

Dremitem në krahnorin ku hepohet melankolia

Në mish vjel frutin e mëkatit

Me këttë gulc të rand  zvarrem

Në gjuhën e hapsinës za të mufatun tundon

S’ka paqe ndër ne

Se s’ka prehje për  tërbimin ton

Vjel pasionet e spazmit

Përqafet me tansinë e gjithmonshmja

Në galop më zhbahet cikama e ikjes

Kundërmimet e trubullta grryejnë

Turitjen kumtuese të kësaj batërdie

Në honet e shpirtit mruj zehrin

Qi tërkuzet jargzimeve

E fshikullon epjen teme të unshme

Pse zgjedh Nr. 10 në fletën e votimit, më 28 qershor!?

Nga Albert Vataj

Ka shumë arsye që më rrugëtojnë tek bindja e pamëdyshtë për të zgjedh numrin 10 në fletën e votimit më 28 qershor. Sikurse ka pak arsye për të sëmbuar në vetvete, e për të më yshtun një vullnet që qaset për të menduar dhe vepruar ndryshe, atë ditë që shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur qeverisjen që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhsme. Arsyet e mia për refuzuar rimandatimin e qeverisjes aktuale mund të jenë dhjetë. Por janë një mijë arsye, besoj të mjaftueshme, që të marr rolin e predikuesit që të të bind se pse duhet të votosh Nr. 10.

Pa patur nevojë për retrospektiv, prej të cilës veçse do të hullisësh gjykimin tënd për nga një qorrsokak, kjo për shkak të një çatrafilisje, nëpër të cilën ka rendur politika shqiptare, do të desha të ndalesha ngultas tek e tashmja. Me gjithë theqafjet e shumta në këto 4 vite qeverisje, ekzekutivi i drejtuar nga Sali Berisha mban në meritat e saja një ser arritjesh të jashtëzakonshme, siç e citon Presidenti Amerikan Obama, të mahnitshme, do ta artikulonte të tjerët, të guximshme do ta quante Presidenti Sarkozi, shembull për vendet e rajonit, ishte vlerësimi i punës së kësaj qeverisje nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, etj. Ratifikimi i MSA, anëtarësimi me të drejta të plota në Alenacën e Atlantikut të Veriut, aplikimi për antëratësim në BE, e shumë e shumë kulme të tjera dëshmojnë shumëçka. Kjo për sa i përket “përvetësimit” të sukseseve nga kjo qeverisje. Të mos harrojmë, së paku në këtë dekik të gjykimit tonë të kthjellët se Shqipëria dhe shqiptarët rilindën nga hiri i betejave despotike të politikës së viteve që lamë pas, dhe porsi një Sfinks janë në këmbë, janë një realitet nacional dhe ndërkombëtar. E mohon kush këtë, sot!? Për vendet që na pranuan në tryezën e tyre të madhe ishim një dele e zezë, dhe do të ishim nëse nuk do të kishte vullnet politik të mazhorancës aktuale për të përmbushur detyrimet që normëzonin besimin që edhe ne të ishim si të barabartë mes të barabartëve. Kjo ishte një ëndërr, apo jo. E kush do të besonte se, ne, shqiptarët do të ishim një ditë pjesëz e rëndësishme e vullnetit për paqe dhe liri në botë. Një vend trashëgoi dhe rriti në shpirtin e tij të sëmbuar armiq imagjinar dhe synimet e tyre territoriale ndaj vendit tonë. E kush do të besonte se Amerika dhe Evropa do të na kishin aleatë strategjik në politikat e tyre të mëdha. E kë, ne. Tash jemi ata që duhet të ishim, me autoritetin dhe dinjitetin që na takon dhe për të cilën memoria historike nuk e ka mohuar kurrnjiherë. Në këtë ditë mund të thërrasësh pa drojen më të vogël, me sa të ha gjoksi, se jam krenar, se jam shqiptar. E kush, ne! Ne që nëpërkëmbëshim nga tanët e të huajt, na shisnin dhe na blinin, punën dhe nderin. Sot është një ditë që ndryshon si nadja me akshamin, është një kohë dhe një moment për të bindur veten dhe kë ka veshë të dëgjojë se pse duhet votuar Nr. 10 në vlerën e votimit me 28 qershor.

Përpjekjet për të luftuar papunësinë, krimin e organizuar, korrupsionin, varfërinë, e të tjera plagë që trashëguam nga komunizmi dhe që ditën t’i mbanin gjallë vetëm ata që na i bënë këto vrragë, deri katër vite më parë kur vullneti i popullit i dha dërrmën. Natyrisht të njëjten gjë shpresoj dhe besoj si në vullnetin e epër të Zotit se kjo do të ngjasë edhe më 28 qershor.

Në këto katër vitë, shteti si funksion administrativ do të merrte një fizionomi, e cila parë nga e shkuara do të linte qartazi pas një diferencë botëkuptimi dhe gjallimi. Me fjalë të tjera shtetit i’u çorr maska e metamorfozës politike, shkas edhe nga qeverisja e vetë PD në fillesat e saj dhe më pas nga njëpasnjëtë e qeverisjeve socialiste. Shumë delenxhinj dhe matrapazë të pushtetit, shushunja e mamuthë e shitën dhe e blenë dinjitetin e shtetit, e molën këtë lopë të mjerë. Shteti ishte një mekanizëm, ingranazhet e të cilit ishin; në suita mbretërish, në tavolinat e kazinove, në shtretër orgjish, e gjithsekënd ku duhet të mos ishin. Pra shteti ishte vullneti i një grushti njerëzish, të cilët morën dërmën më 2005 dhe duhet së paku edhe një 4-vjeçar, që pësimi tu bëhet mësim. Po a janë po ata që sot vishen me mantelin e politikës së re, ata që mishërojnë vetëm Kainë, anipse predikojnë të jenë Abel.

Ndryshimi i vetëm që shpërfaqin është mosha i pjesës dërmuese të përfaqësimit. Ky argument nuk e gjen veten të mëvetësishëm si bindës, nëse të servirur gjejmë vetëm fytyrat e tyre të frekëta, tendencat e tyre të sipërfaqshme, pozat jargavitëse mediatike, cinizmat dhe ironizimet anemike, patetizmin mediokër e buzëqeshjet e stampuara. Për tu hedhur më pas tek programet e tyre 1000-faqesh, të cilat kurrë si bënë prezent për publikun. Vijmë tek lidershipi i tyre që e ka parë dhe shitur si risi, të hedh në betejë një ushtri pa drejtues. Kjo pasi komandanti e ka të pamundur të heq nga koka kurorën perandorake të kryebashkiakut, e të vërë në gjoks parzmoren e luftëtarit. Tash që kishte mundësinë më të mirë të testonte veten se sa i vlen lakuara, ai, Edi Rama, “hyn” në betejë si fitimtar. Duke përjashtuar shansin e përballjes me votuesit, ai vetësakrifikon, mbase të vetmen mundësi të vlerës që ka si politikan. Ligjërimet plot pathos dhe pëllitjet folklorike nuk justifikojnë atë që dikton domosdoshmëria e rritjes së një lideri. Nëse ti flet për mjerimin, për viktimizimin gërdecian, ç’vend do të kishte kënga në këtë predikimin elegjiak. Nëse fshatarit i mëton modelin e Tiranës, mundësinë e vetme të pamundësisë, çfarë do tu tregojë ky prind fëmijëve, gjithmonë nëse ai ka pakçka në dijet e tija për distancimin që partia e këtij predikuesi ka patur dhe ka si filozofi politike.

Ndërsa ata që kërkojnë të rimandatohen më 28 qershor, po qasen të jenë më konkret, më të drejtpërdrejtë në atë çfarë u premtojnë atyre që ku kërkojnë t’i votbesojnë. Shansi i tyre i të qenit në pushtet e bën më të lehtë këtë barrë politike. Shto kësaj dhe një mundësinë që në katër vite, ata, të paktën më çka pohojnë shifrat përmbysën çdo raport të kontributit të paraardhësve qeverisës. Duhet të mos lëmë mënjanë shumë faktorë avantazhistë dhe disavantazhist, kushte në të cilat bënë këtë 4-vjeçar pushtet. Do të isha më nivi po të mendoja se nuk kishte theqafje dhe gafa, risk të cilin do ta marrë në zgjedhjet e 28 qershorit mazhoranca e djathtë. Përfoljet dhe anatemat e shumta, të provuara ose në tentativë mediatike për tu identifikuar si përgjegjësi, si çdo përpjekje që rrëzohet në mundësinë e mbërritjes, edhe ata mbajnë në vetvete faj dhe pendesën nuk e kanë mohuar. Ndryshe ngase bënë pretendentët, kujtojmë vetëm 1997, vepra më e përbindshme e tyre, monstruoziteti me pashoq, që ata zgjodhën si rrugë të fitores. Nuk di të ketë kërkuar ndjesë ndonjëri prej tyre. Sukurëse nuk do ta njohja si pranim të fajit, së paku moralisht, Pons Pilatin që promovuan për gjëmën që i bënë shanseve të Shqipërisë duke e përshfaqur këtë vend në sytë botës, jo si një popull me histori të lashtë sa edhe popujt e tjerë, por si një tribu, i molepsur nga kodet zakonore dhe gjakimi për të shuar etjen.

Gjithsesi shumëçka ka gjasa ti pranojmë si ndryshime me kahje nga e mira. Fundja votuesi shqiptar tash nuk asht më një tufë dhensh që sekush ka të drejtë t’i buj për nga kullota e tij. Shqiptarët në këto vite kanë dëshmuar një ecuri të dukshme të pjekurisë politike. Fatmirësisht në kahje ndryshe ngase vetë politika mëton. Sekush është i vetëdijshëm për vlerën që ka vota e tij, për vullnetin që duhet të votbesojë kjo votë. Përpjekjet për të rrokur përreth vetes sa më shumë, natyrshëm do ta shihja dhe pranoja si një pjesë e lojës. Në fund të fundit ata dinë të vendosin vetë për fatin e tyre. Janë pjesë e realitetit, ishin pjesë e tij, rritin dëshirën e të ardhmes dhe e kurorëzojnë atë vullnetarisht.

INTERVISTA

Greta Koçi, kjo Nimfë e detit tallazues të muzikës

Nga ALBERT VATAJ

Greta Koçi, e bukur si një Nimfë, me zërin magjik të një Sirene, me krenarinë e Athinasë. Një tipar artistik që muzikën e bën ninullë për lumturinë. Në gjithë këtë larushi zërash, përformimesh, promocionesh artistike, promovimesh, gjithkah që pipëtin pasioni për muzikën, Greta Koçi spikat. Vokali i saj është një zë që perceptohet kjartazi dhe të miklon me ëmbëlsinë dhe sharmin e butë dhe rrezatues si breror. Tash kur konkurenca qaset të shohë veten të shndërruar në një fushëbetejë të ashpër luftë për kreun, gjithherë e më e vështirë rreket përballja edhe për të. Në këtë “kacafytje” vlerash artistike, Greta Koçi, me tançka përmbush tërësinë e saj si Greta Koçi. Ajo rend në skalionin e heronjve, atyre që flamuri i fitores shpalohet bashkë me ambicjet dhe egon e tyre për të tjera sfida, për të tjera lartësi që duhen kapërthyer. Lëmi i muzikës është ndër gjinitë artistike më populiste. Masivizmi e ka bërë atë, jo vetëm ushqimin më të preferuar për një shoqëri të përfytur nga stresi dhe jeta e vështirë, por e ka epur atë në krahët e një pasioni të përflakur. Ngado në jetën gjithëshqiptare muzika është bashkëshoqëruese, është ballsam për plagët lënguese. Ajo është vetë bekimi i këtyre shpirtrave të trazuar. E në gjithë këtë ndërmarrje, Greta Koçi nuk e sheh veten vetëm si njësi e së tërës, por si përgjegjësi e vlerës që duhet përçuar në prehrin e zhuritur të dëshirës për art. Greta e vogel, tash e mbas nuk është më e tillë. Ajo është e madhe, është përfaqësuese, është adhurimi që plazmon në tërë atë që pasionet tona për muzikën dhe të bukurën feksin pushtues. Hapat e saj në rilievin e theqafun të artit janë të mëdhenj, të vendosur dhe mbi tërëçka të arrirë. Ky është vetëm fillimi. Ajo gjithçka në këto hapa ngjitjeje i ka përkthyer në vullnete dhe energji për më të mirën, për më të lartën, për më të mrekullueshmen.

Ashtu qoftë

Amen

Intervista

Keni lënë pas një përvjetor ditëlindjeje, përrallor mund të them, të denjë për një Hirushe. Në 16-vjetorin tënd ishin të ftuar personalitete të ndryshme të artit dhe ekranit dhe natyrisht për Gretën sejcili kishte mendur për një dhuratë, e atillë që e tija të ishte më e veçante se dikujt tjetër. A mund të na tregoni se kush ishte ajo dhuratë që të ka goditur dhe nga kush e morët atë?

Eshte e vertete qe 16 vjetori i ditelindjes sime ishte dhurata me e bukur qe familja ime me dhuroi. Mund te them, se ky pervjetor ishte nje nga pervjetoret me te bukura dhe do te mbetet gjate ne kujtesen time. Dhurata me e madhe per mua, ate mbremje ishte prania e te gjithe artisteve dhe miqve me te mire qe une kam! Ate mbremje me kane nderuar me pranine e tyre artistet Big te muzikes shqipetare si, Sherif Merdani, Luan Zhegu, Liljana Kondakci, Irma Libohova, Aleksander Gjoka etj. Gjithashtu me nderuan me pranine e tyre edhe miqte e mi, kengetaret e rinj e te suksesshem te muzikes shqiptare. Persa i perket surprizave, ato ishin te shumta. Nje nga surprizat e kendeshme per mua ishte dhe ardhja e “Miss Globe international” per te me uruar ditelindjen. Ishte nje surprize qe nuk e prisja! Nje tjeter dhurate shume e vleshme dhe e mrekullueshme, ishte nje leter e shkruar nga Mjeshti i muzikes Shqiptare Z.Sherif Merdani, ku shkruahej: “Artistes se madhe, por te vogel ne moshe!” E me tej vijonte: “Cdo profesion mund te shuhet, vetem artisti mbetet. Ti je artiste dhe do te mbetesh! Keto ishin disa nga fjalet qe shkruheshin ne kete leter, e cila ishte nje dhurate e mrekullueshme ne kete 16 vjetor per mua!

Ta marrim vesh “E madhja, Greta e vogël”, se kujt tradite qytetare i përkisnit, të mos harrojmë se në certifikatën tuaj mediatike, gjithnjë është e shënuar, lindur më 26 shtator 1991, në qytetin e Kuçovës, banoni në Tiranë. Sakaq nuk shmanget se përballja juaj në atë rrugë, në të cilën ke vendosur të rendësh për shumë larg, ka qenë Shkodra. Ç’farë është Greta, shkodrane?

Babai im eshte Shkodran, ndersa mamaja ime eshte nga Berati, por ka jetuar ne Kuçove. Prinderit e mi ndodheshin per vizite tek gjyshja ime ne Kucove, ku edhe ato dite linda une.

Retrospektiva e atyre që përbëjnë tashmë plejadën e njerëzve të shquar të artit dhe kulturës, rrëfen se pothuaj të gjithë kanë një pikënisje pothuaj të ngjashme nga e juaja, radio, televizion, etj,etj. Mund të themi se kishit lindur të bëheshit e madhe, apo bahqja ku u kultivuat të përzgjodhi që të bëheshe e famshme?

Çdo person ka te dhena te veçanta ne jete dhe merr nje profil te caktuar. Une, sigurisht qe kisha te dhena per tu bere kengetare, por kurrsesi nuk mund te behesh nje artist i madh pa punuar intesivisht ne shume drejtime, drejt nje qellimi te caktuar, qe do te thote: Une punoj shume me vokalin, performancen, studioj shume per te rritur nivelin tim kulturor ne menyre qe imazhi im te jete i dashur per te gjithe shoqerine, sepse nje imazh i shkelqyer jep vlera artistike te shkelqyera!

Tashmë ju jeni një këngëtare e njohur dhe me një spektër të larmishëm admiruesish. Nëse do tu jepej një trofe për sfidën tuaj të suksesit, kush mendoni se e meriton; magjia e zërit tënd, hiret rrezatuese prej Nimfe, apo dikush a diçka tjetër, Zoti ndoshta?

Jane shume komponent qe duhen per te merituar nje trofe te tille, qe thoni ju. Sic ju shpjegova edhe me lart, qe pa nje imazh moral dhe publik te persosur, nuk degjohet as kenga e bukur, as zeri i bukur, as hiret e bukura. Trofeun e meriton: Zeri; Kenga e bukur; Performanca e bukur dhe rrezatimi i miresise me publikun qe te degjon dhe shikon.

Behjen tuaj në pjedestalin e një dehje ambrozi për publikun dhe admiruesit e këngës, natyrisht që feksi përmes një balade magjike në Apoloninë antike, si përfunduat në këtë bashkëpunim me Erjon Korinin?

Ju faleminderit per komplimentet. E kam shpjeguar shume here kete pyetje, ne shume media, por per respektin tuaj po i pergjigjem perseri. Isha vetem 13 vjec, kur Erioni propozoi kete bashkepunim. E degjova kengen te kenduar nga kengetari Aziz dhe kengetarja Desi Sllava, e rikonfirmuam te drejten e autorit per ta kenduar kete kenge ne gjuhen shqipe. Na pelqeu kenga dhe vendosem ta realizojme.

Nga një studim i fundit i një universiteti amerikan është arritur në përfundimin, se bukuria është një ndër shtytësit më të rëndësishëm drejt një karriere të suksesshme, si për femrat ashtu edhe për meshkujt, sipas jush është një konkluzion alibik, apo shtegtim drejt një të vërtete?

Per te qene kengetare nuk eshte e domosdoshme te jesh e bukur, por te jesh kengetare e mire, eshte mrekulli te jesh edhe e bukur. Sic e dime te gjithe ka shume vajza te bukura, por nuk kane zerin dhe s’dine te kendojne dhe anasjelltas, ka kengetare te mrekullueshme, por nuk jane te bukura.T’ju jap nje shembull: Kengetarja e madhe Vace Zela ka patur nje ze brilant, qe edhe sot perulet me shume respekt gjithe publiku. Ajo nuk ishte e bukur (fizikisht), por ishte nje ‘brilant’

Jeni ende shumë e re, shumë e njohur, shumë e admiruar, e pse jo duhet të jeni dhe shumë e pasur. Si e ndjeni veten në këtë kundrim majash, në këtë Olimp perëndishë?

Te them te verteten ndihem mire, ndihem e lumtur, por pavaresisht nga keto te mira dua te jem gjithmone njeri i thjeshte, e sinqerte dhe e dashur me te gjithe. Pasuria me e madhe qe une kam eshte respekti qe kane njerezit per mua dhe kete e them me sinqeritetin me te madh!

Periodikët e ndryshëm, gazetat e përditshme, media e shkruar dhe ajo elektronike, ju kanë mikluar si rrallë dikë tjetër. I dedikoni edhe atyre diçka të vockël nga pjesa juaj e suksesit?

Sigurisht qe media ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne karrieren time artistike, por pavaresisht kesaj ka patur edhe ndonje abuzim nga elemente te vecante (gazetare), te cilet mendojne se duke shpifur dhe hedhur balte mbi nje person publik pozitiv, rrisin jetegjatesine e tyre ne mediat, ku jane te punesuar ose mendojne te behen te famshem me menyra te tilla abuzive, Por teresia mediatike eshte pozitive, drejtuesit e ketyre mediave e kane filtruar informacionin e “shpifur” dhe kane reaguar menjehere ndaj gazetarit “abuziv”.

Në CV-në tuaj artistike konstatojmë një larmi turnesh, një protagonizëm që do ta lakmonin edhe ata që jan idhujt tuaj, gjithnjë nëse keni. A do të kishit një episod interesant, që ka lënë gjurmë në sentimentet e Gretës, të cilin nuk do të ndjeheshit e kopleksuar për ta bërë publike?

Eshte e vertete qe jane shume raste dhe episode per te treguar. Por nga njerin koncert ne tjetrin jane kaq te larmishme dhe te bukura, sa nuk di cilin episod te tregoj me perpara. Megjithate po ju tregoj nje nga rastet e fundit.

Me 1 dhe 2 janar, une kam qene duke kenduar ne Prishtine. Koha ishte shume e ftohte dhe rruget ishin te ngrira nga debora. Me duhej te isha ne koncert me daten 3 janar ne oren 19:00 ne Koplik, te Malesise se Madhe. Ne oren 17:00, hyra ne territorin e Shqiperise nga Hani i Hotit. Sapo afrohem tek vendi ku zhvillohej koncerti shoh rreth 500 vete qe prisnin perpara portes per te hyre ne sallen e koncertit, pasi salla kishte vetem 400 vende. Me priten me brohoritje dhe me uronin mireseardhjen, pasi kishin qene ne merak per udhetimin tim. Pritja e kesaj turme te madhe dhe dashamiresia qe treguan ata per mua, me beri me krah. Koncerti pati shume sukses dhe gjithe publiku kendoi sebashku me mua. Mu duk vetja si pjese e familjes se tyre!

Diku kam ndeshur një proverb se: Publiku është për artistin si oksigjeni për jetën. Si ndjeheni kur imazhi juaj artistik mrekullon ata. Ka patur kush guximin ta tregojë, qoftë dhe online për qiellin e shtatë ku e ka hopur performanca juaj?

Proverbi juaj eshte mese i vertete. Une mrekullohem ne te gjitha koncertet qe jap. Njerezit reagojne ne menyra te ndryshme, por ajo qe me mrekullon mua eshte reagimi i njerezve invalid, te paralizuar, qe vijne per te me ndjekur mua, ne karroce invalidi.Une shkoj i perqafoj, bej fotografi me ta dhe shoh reagimin e tyre, lotet e tyre. Me sinqeritet ju them qe me qe me qan zemra dhe kete shqetesim e reflektoj edhe gjate interpretimit tim. Gjithashtu kenaqesi e vecante per mua eshte prania e moshave te thyera. Shume prej tyre shkeputen dhe gjejne mundesine te takojne prinderit e mi dhe nder te tjera u thone:- Aaaaaa….., Greta nuk eshte vetem e juaja, eshte edhe e jona.

Gjatë një rrëmimi në internet për ju, kam rënë në kontakt me një fakt, se prindërit tuaj kanë braktisur gjithçka të aktivitetit të tyre të derisotëm për të qenë pjesë e atij mekanizmi që prodhon energjinë artistike Greta Koçi, qëndron kjo apo kemi të bëjmë rëndom me një thashethem mediatik?

Eshte teresisht thashethem! Familja ime ka bizneset e saj dhe krahas punes se tyre kontribojne jashtezakonisht shume edhe per aktivitetet e mia artistike!

Të mos harrojmë se jemi në epokën e individualizmit dhe materializmit, si boshti i filozofisë së ekzistencës së sotme, për ju paraja dhe fama a kanë diçka të përbashkët, apo diçka të papajtueshme mes tyre?

Aktualisht nuk mund te perceptoj lidhjen organike mes parase dhe fames, pasi ne mes te kesaj lidhjeje qendron investitori kryesor ‘familja ime’. Objektivi im kryesor eshte kenga, qe po te punohet mire, sjell famen.

Duke u rikthyer tek Greta Koçi në rëndjen tuaj nga sfida në sfidë na bie në sy bashkëpunimi juaj me kompozitorin Genti Lako. Në marrëdhëniet e punës është ai i kënaqur me ju, apo ju me atë?

Une kam bashkepunuar me shume kompozitore dhe tek te gjithe keta kompozitore kam zgjedhur krijimin me te mire, qe mua dhe stafit tim i ka pelqyer. Krijimet e Genti Lakos jane te mira, por kerkesat e mia jane te larta dhe do te marre krijime te atyre kompozitoreve qe kane cilesi dhe perputhen me nje nivel te larte profesional.

Maki, Darko Dimitrov, Ocko, nëse jam i saktë, ose burimi nëse ka qenë korrekt, janë kompozitorët me të mirë maqedonas, me të cilët keni bashkëpunuar, përkatësisht për këngët: “Bëj be që s’të dua”, “Dashuri pa shije”, “Një herë po, një herë jo”. Ishte thjeshtë një eksperiencë e re, taktikë suksesi, apo…?

Une ju shpjegova edhe ne pyetjen me larte, qe kerkesat e mia jane shume te larta per nje krijimtari cilesore. Jam dhe do te jem gjithmone ne kerkim te krijimeve sa me te suksesshme, me kompozitore vendas apo te huaj. Gjithmone ne perzgjedhjen e me te mires.

Gjithashtu mësojmë se një bashkëpunim juaji me Lakon dhe Dukën është pjesë e një përmbledhjeje në Amerikë, tok me emra të njohur në botën e muzikës, Beyonce, Roxett, U2, etj. Nuk e di ta ketë patur kush tjetër këtë prekje me shkopin magjik. Si ndodhi mrekullia?

Besoj se nuk eshte vetem ky rast suksesi i kengeve te mija. Per rastin konkret qe thoni ju, nuk e di burimin se nga e ka perzgjedhur kengen Radio Ventures, por di qe familjes sime i kane kerkuar kengen per ta botuar ne nje complation, ne Amerike dhe ne ja kemi dhuruar ate kenge. Ndersa suksesi tjeter qe eshte i papublikuar akoma nga mediat shqipetare, eshte klasifikimi ne Amerike i 100 kengeve me te mira ne bote te vitit 2006, ku kenga ime “Dashuri pa shije”, me kompozitor Darko Dimitrov, eshte klasifikuar e 30-ta ne Bote.

Veç zërit tuaj, shpirtit tuaj, hireve tuaja në skenë, ju performoni në mënyrë të shkëlqyr edhe si kërcimtare, duke provokuar një shpërthim të publikut, nëse nuk do të bëheshit këngëtare, kërcimtare do të preferonit?

Jo, po te mos isha bere kengetare nuk do te isha bere kercimtare.Une krahas punes sime si kengetare, per vokalin dhe detyra te tjera per kengen, stervitem ne aerobi dhe koreografi ne menyre qe performancat e mija te jene plotesisht te kompletuara.

Keni punuar, vazhdoni të përkushtoheni, keni përfituar financiarisht nga kjo, si do të dëshironit ta trajtoni këngën dhe Gretën, si një minierë ari apo një pjedestal korifejsh muzike?

Une jam kengetare dhe qellimi i vetem qe kam ne jete, eshte te arrij majat e kenges dhe muzikes. Vleresimin apo titujt, sic e cilesoni ju , le ti vendosin te tjeret ne perputhje me realitetin dhe vlerat e mia shoqerore dhe artistike!

ANALIZE

Të zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën

Nga ALBERT VATAJ

Sot, zgjohesh në agun e asaj Shqipërie kaherë e mot të përvujtun, lënguese, të nëpërkëmbur, hekakeqe e shpresëvrarë, ndryshe sot. Sot e mot, dita do të rrezellitë shqip, pa u përthyer në kurrnji syprinë bunkeri dhe paniku asimilimi nga armiqt që “na kishin në grykën e pushkës dhe ne i kishim në grykën e topit”. Iluzionet e vigjilencës, sintetizuar nga proverbi “uji fle, hasmi s’fle”, i përkasin të shkuarës. Imperializmi amerikan, socialimperializmi sovjetik, puçistët, këto zhargone të ideologjisë së izolimit, këto maska ndjellakeqe të murtajës komuniste, janë varri pa nekrologji. Kuja e asaj vajtoreje është një makth, është një shpirt i keq, prej të cilit sot çlirohemi. Jemi të dlirë nga kjo mbarsje që zvargej në vetëdijen tonë. Sot kaplimi i agut shqiptar është drita shpirtit tonë liridashës, paqekungues. Sot përulemi me mirënjohje dhe respekt para emrit dhe kontributit vullnetmirë të të gjithë atyre, që bënë çmos për agun e kësaj ditë, zgjimin nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Për këtë prag të lyer me ambrozin e lirisë duhet të falenderojmë në kryeherën e tana mirënjohjeve atë bekim të krijuesit, Amerikën. Shqiptarët duhet të falënderojnë për stretiherë Amerikën, bijtë e saj dhe të lutemi Zotit për këtë mik të madh të shqiptarëve dhe paqes.

Spariherë e falënderuam, asokohe kur Fuqitë e Mëdha desh na ndanë për të joshur orekset babëzitëse të fqinjëve tanë. Sdytiherë e falënderuam për Pavarësinë e Kosovës. Tash, e kemi për ndër ta falënderojmë për stretiherë, për pranimin në familjen e paqes në tryezën e madhe të kombeve të lira. Kurrëçka nuk duhet të na bëjë me drojë ta bëjmë këtë. Se ishte dhe është Amerika dhe burrat e saj të shtetit, që njohën dhe vlerësuan identitetin dhe dinjitetin tonë. Janë ata, që shtërnguan duart tona dhe besuan nër ne, kombin që meriton të jetë ai që gëzojmë ne sot dhe që do të krenohen brezat që do të vijnë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndër të vetmet grupime supërfuqishë dhe vullnetesh për paqen, njëzëshëm mund të pohohet se është një nga momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Askurrë, askush, në qasjet e tija më optimiste dhe në synimet më euforike, nuk do ta mendonte se ajo që tashmë është realitet, të mund të ushqente fantazinë e tij më të zhvilluar. Shqiptarët zgjohen nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Brezi ynë, ka fatin që breza të tjerë nuk e patën, të shkruajmë në memorien historike bërjen realitet të një arritjeje që përafrohet me mrekullinë. Tash ne jemi të barabartë mes të barabartëve. Dinjiteti dhe personaliteti i identitetit tonë kombëtar, nuk është më një faktor i parëndësishëm një njollë e zezë dhe shkas për t’u nëpërkëmbur dhe referim për krahasime negative. Tashmë, ne, jo vetëm ulemi në një tryezë me më të fuqishmit e botës, por dhe shprehim njëherazi, njëzëshëm me ta vullnetin e një bote ku paqja është e shenjtë dhe ajo duhet garantuar me çdo mjet. Krenarisë sonë kombëtare i kthehen atributet, ata që piknisën me Kalorësin e Krishtërimit, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Për një vend të vogël si Shqipëria, një vlerësim i tillë është një meritë, që vjen natyrshëm për gjënezën tonë nacionale. Fatet e kombit shqiptarë kanë kaluar sa e sa herë në tehun e mprehtë të fataliteteve historike. Identiteti ynë kombëtar e ka gjetur veten sa e sa herë para shpërbërjes. Lukunitë e kohës kanë tentuar disa herë të na çapërlojnë në copa-copa, duke mundur t’ia arrijnë të na gjymtojnë, por falë Zotit mbijetuam. Jemi për të jetuar këtë ditë, ditë e paprekshmërisë tëritoriale, ditë e garantimit të paqes dhe kontributit për botën, tokën e të gjithëve.

Ndër të shkuaren kujtesa historike përcjell vendin tonë si një portë nga ku mund, hynë dhe dolën dreqi dhe biri. E çnuk bërë ata me Shqipërinë dhe shqiptarët, me dinjiteti dhe identitetin tonë. Erdhën dhe ikën, hynë dhe dolën të gjithë kujt i ra rruga këndej. Ndërsa sot, ajo është një e kaluar fatkeqe, një kujtesë që e ruajmë në memorie si një e shkuar që nuk do të përsëritet askurrë. Megjithëse vend i vogël, në tash jemi një. Jemi njësi dhe realitet, jemi botëkuptim dhe ndërgjegje, vullnet dhe aspiratë e paqes dhe dinjitetit. Sot e mbas, kurrqysh nuk do të mund kush të tregojë me gisht shqiptarët. Kudo që ai jeton dhe aspiron, është shqiptar dhe duhet ta mbajë me nder dhe krenari emrin e tij.

Me anëtarësimin në NATO, kombi ynë, ne qytetarët shqiptarë dhe vetë Shqipëria, fitoi një emër, fitoi nder dhe dinjitet të ri, duke lënë pas kujtimin e hidhur. S’do mbahemi më mend si kombi i pushtimeve të gjata, diktaturave dhe historive më të egra, eksodeve, skamjes dhe mjerimit, por si kombi i NATO-s, kombi i së ardhmes, kombi i lirisë, kombi i dinjitetit.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është rikthim definitiv, më sublimi i mundshëm i kombit tonë në gjirin e familjes perëndimore, është garanci e re dhe e madhe për zhvillim dhe jo vetëm siguri, të integritetit e sovranitetit territorial të Shqipërisë, por edhe të shtetit të Kosovës dhe të trojeve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Shqiptarët, janë më të sigurt se dje, shqiptarët janë më me perspektivë perëndimore se që ishin dje, shqiptarët, mbarë kombi ynë jemi me një të ardhme më të ndritur, më perspektive se mund të mendohej. Duke qenë pjesë, anëtare e NATO-së, Shqipëria dhe kombi ynë mbarë është para një të ardhme të re, është në rrugëtimin e faktorizimit në rajon dhe më gjerë, është më afër hyrjes në BE. Ne, si komb, së bashku me Shqipërinë, prej nesër jemi aty, ku ishte dashur të ishim para shumë dekadash, në NATO, pra në djepin e Perëndimit, të vlerave të qytetërimit i cili është streha e jonë më e sigurt, më e ngrohtë dhe më e dashur. Po kthehemi përfundimisht, si kombi më i vjetër i këtyre hapësirave në gjirin e familjes së madhe të Perëndimit të qytetëruar. Pas një nate të gjatë terratisjeje, zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Kjo për ata që që janë zgjuar.

POEZI

Përqafun me klithmën

Për ata që yshten nga

dëshira për me prani poezinë gegnishte

Nga Albert VATAJ

Përpjekja me shkru poezi, para së gjithash asht për me i nejt besnik një prej magjive të krijimit artistik, një prej tan atij mrekullimi që Zoti u ka besu njerëzve, dimensionit të tyne shpirtëror, në përmbushje të asaj që Ai vetë nuk e ka qëndisur dhe në përplotësimin e natyrës me këtë bukuri, si me një prekje magjike. Përpjekja jeme për me ken gjithherë në mes admiruesve të poezisë, kësaj magjie të fjalës e këtij kumtimi etern, ka ken nji obligim. Spariherë kjo ka mujt me m’ushqye një arsye të fortë për jetën. Gjithashtu me ardh mes shumë gjanash të pështira e torturuese edhe si një urdhnesë, ndoshta jo aq me kenë një meshtar i mirë i shpirtit, se sa një predikues i disa të vërtetave. Ajo që e shoh si shumë të dobishme, por edhe të rëndësihsme, asht edhe mënyra e kumtimit të kësaj që njoh unë si të vërtetë, me të cilën shihemi përditë, por rrallë ngultas. Vullnesa për ta parë në sy të sotmen, asht shtysë që buron prej sfundimeje. Për t’ua rrëfy të tjerëve ishte mbi gjithçka. Megjëse jam i bindun se shumëkush për shumëgjana që ravijëzojnë në këtë libër udhëzuesin në një udhëkryq shpirtnor dhe mental, ka me pas mendim ndryshe, ani. Unë munem me i kuptu, disi ma n’periferi se e deshifrojnë ata vedin e tyne. Kundërshti e kryekundërshtive ka me kenë dialekti që un kam zgjedh për me e përcjell nër ju atë që unë munem me e kuptu si një vullnesë, si një shërbesë, si një e drejtë për me i shku gjanave shuma ma thellë se ata ndjehen të përshkuara nga derisot. Gegnishtja, dialekti që kam preferu me shkru tançka ky libër man nvedvedi asht një tundim jo aq pasionant se sa etik dhe estetik. Linguistëve pa droje munem me i kërku pardon nëse nuk kam mujt me e respektu saktësisht këtë përpjekje, por gjithsesi ajo është asht dhe nuk munet me kenë ndryshe. Prej kohësh më ka ngucat ideja e ruajtjes dhe trashëgimit të asaj gjuhë që im at më ka ku që nga fëminia dhe që më ka ndjek deri sot. Përmikte si nxitëse ka kenë dhe vetë dialekti geg, ai që ka mujt me vu pushtet mbi arsyetimin tem, përreth asaj, se s’munet kurrni dialekt tjetër me marr përsipër me këndu ma amël e ma mallnueshëm kangën e shpirtit, himnin e niveleve të nalta të krijimit. Kam parasysh shumë poetë dhe krijues të kaluem e të sotëm, që duke ju përmajt këtij parimi, kanë rrëziku por njikohësisht kanë rujt të gjallë, magjike dhe kumtuese këtë dialekt me t’naltin qëllim, ruajtjen, kultivimin e trashigiminë nër gjenerata, të asaj pasurie të pashoq, që ka mujt me i këndu si askurrkush tjetër kangën e dashnisë e të mjerimit, kangën e hyut e të shpirtit. Ajo që du me ba me dije nëpërmjet këtij libri, asht ajo që duhet me kuptu gjithsekush, që nji ego kombëtare e duhet me na ysht drejt traditës dhe velrave të patjetërsueshme, pa të cilat ne do të vazhdojmë të ishim një anonimat i dhimbshëm. Nuk mendoj se kam ba atë që nuk ka mujt me e ba kurrkush derimtash, por munem me e pohu e me e mbrojt, se kam ba ma të mirën e mundshme për me i dhan lexuesit dhe letërsisë shipe nji vepër me vlera. Në ksi rastesh nuk po e shoh si shumë komode modestinë.

Kam bindjen se kam mujt me përcjellë nëpërmjet këtyre faqeve një kapitull të panjëtëdytë, për nga fjalori, për nga frazologjia, thellësia e mendimit, parametrat etiko-estetik, etj. Ky mbetet mendimi jem personal, e kritika ka me pas punën dhe detyrimin e saj, ose me e pranu ose me e argumentu një kundërshti përsalartcitova. Për shumë lexues, të cilët rrethanat e ndryshme nuk e kanë orjentuar drejt adaptimit të gegnishtes munem me i kërku ndjesë, sikurse nuk sbythem nga këshilla se tuj ditë gegnisht e tuj mujt me e pas si parësore kanë me kenë predikues të zot e orator që tuj ligjeru kan me mrekullu edhe zogjt. Masanej ka me kenë sharmi asaj që kam përcjell e predikimi i zanit të epërm të shprtit dhe arsyes.

Qiejt thyejnë krahët e zogjve

Agim pluskues

Përplot me ylberë gushat e pulëbardhave.

Andje e nur bubrron në shtratin e lumnisë

Ky dekor si kurrçka tjetër

Agu njom me vesë kashoren e asht të drites

Pa pra teposhtet nje hingëllimë e tamëlt

N’shelgjishte

Ku hana ka shkund penelin.

E syt e mij njomin me lot pikëllimin.

Trinitia e përjetimit

Në okrën e grunajës

Shakullohet turri i hireve adh

Ku tharmet nji diell majahosh

Tej shkumezimit kundues

Ditën shoh tek shkrehet në orgjinë e shirave

Shirave qi sa vijnë e struken në zgavrat e horizontit

Tinguj të ngathët kambane

Zdirgjen nga lindja

Tinguj të ngathët kambane

Në buzë hetoj konturet e nji lutjeje

Dremitem në krahnorin ku hepohet melankolia

Në mish vjel frutin e mëkatit

Me këttë gulc të rand zvarrem

Në gjuhën e hapsinës za të mufatun tundon

S’ka paqe ndër ne

Se s’ka prehje për tërbimin ton

Vjel pasionet e spazmit

Përqafet me tansinë e gjithmonshmja

Në galop më zhbahet cikama e ikjes

Kundërmimet e trubullta grryejnë

Turitjen kumtuese të kësaj batërdie

Në honet e shpirtit mruj zehrin

Qi tërkuzet jargzimeve

E fshikullon epjen teme të unshme

Dhimbje që zgjohet

Rrëmoj në poret e fëminisë puthjen e nanës

Amëlcinë kokrron rrezitja brymëse

Në cergën e moshës e hojme kërcitja

E gjej tek lëpin shtatoren teme kërkëlluese.

Tana hopet kanë lëngue në prag

Gjisekund kanë behë dëshirueshëm

Tash kur ligshtohet moti

E spazmet të të strukin në lëvozhgën e nji OF

Përmenem zashëm nër dëshira

E nër pasione përmbysem

Agu i tashëm zbardh niheresh me dhimbjen

Muzgu ….

Lirikë dashunie

Në krahnor si zog i tulatun,

Zemra jote rrah tan gulçim.

Asht tretun n’dëshira tansia,

S’ka cak tërbimi i kurmit tem.

Ti, kridhesh n’zjarminë e epshit,

Dritëhijet e trupit t’i ngjyen

Ma i zjarmti perëndim.

Ndër gishta më kullotin

T’tana lulet e prillit

pjalmi i kundërmimit tan, i deh me amshmim.

Ofshamë të thella t’yshtin kredhjeve.

Epem qiejve t’apogjeut,

Ku shprishen përshkënditje adh.

S’prajmë n’langzime tuj u tret,

Fundi kap fillin e na lidh n’përjetsi.

E përgjithmonshmja

Asht caku i fundmë që veshim

Kur lakuriqsitë tallazohen

Në t’amëltat çaste të mishit.

Amen!

Bjerrakoha

Krahë pëllumbash kanë mjegullat

Në luginën e prarume t’horizontit

Flakadajnë pendët e bardhë.

Zërat mbi bar rrëshqahen tanë angullimë,

Balluket u prekun dufin e turreve.

Si rrapi, ngulun jap njiktu

Kurrizin e përthyem të dritës kundroj

Okra e njati dielli shpuzitës ngjyn gjithçka

Edhe heshtjen piklluse të nji vashe

Terratisja

Rrethrrotullia tash asht nji kokrriz rane

E zotnimi jonë nji pamundsi e kahmotshme

Epena naltsive në ma t’athtin horizont

Tuj dasht me gjet terratisjen ton prej Hyu

Koha ka ndalun

U sosën netët

Terratisjet që u dërdhën trajtave tona

Muret prap kundërmojnë myshk

Baltën e pudrosin pëshpërimat

Endemi në pritjen e kahershme

Koha ka ndalun

Tonat janë ata qi kena

Përmi gjithçka asht Nji

Krijuese

Amin!

Laura pa Petrarkë

Kaplove prejqyshkuri me motin deng me lirika

Per të mbërritur në zgrip të rruzullimit

Laur pa Petrarkë

Purteku yt prej mjelme,

Çukit t’tana dëshirat e krijimit.

Si rrufeja,

Gjokset e kaperthimeve t’nalta.

Kalërue kena që në Eden,

Shfrimet që uturijnë në kurm.

I’u dhanë shkulmimit të ëndjeve,

E pupluem klithmat.

Përfundjen e një dëshire gri,

Hetuam në behjen tonë shitane.

Dimën në mish

Tansish të ksaj dëshire zhgrrythena,

Për t’ken vërshim.

Tehu i njati pragu,

Ndër shkreptima sysh mprehet.

Kurrnji tingull s’mrrin,

Deri te gulçima e ktij krahnori.

Qielli, vetëm qielli, si bisk,

N’mshirën e duhisë viket.

Strehëve, shiu teposhtet tan dëshpërim,

Nervin e nji statuje përgjoj n’murosjen teme.

Buzët m’shpuziten

n’kujtesën e puthje së largët.

Urrejtja më vesh në këtë stinë cergësh,

E prap kam ftohtë.

Qyteti ku u mëkova me përvujtninë

Fytyra t’ndrydhuna shpalohen

Rruginave që kundërmojnë lagështi e myshk

Dielli përthyhet maleve që prejkajetë e fillërojnë

Kumbanjelave e minareve

Zashëm derdhen nadjave.

Rozafati,

Kaluem asht kaheremot

Mbi kurrizin e lakuem të legjendës.

Drini e Buena degzohen

Në nyjen që marrin frymë vriket e bujtsve

Tuj rrugtue masanej amëlsisht

Përmes zoritjes s’peshkatarëve

e hijeranit Taraboshi

Tamli rigon ndër vjolishte

E gazmendi piklon si gji

Në terratinë që shakadan skamja.

Ndër kujtime lulebore qi harlisen oborreve

Shtaton ashiknia e zotnillëku

Vajznia perpushet ndër zjarme dashnish,

Dashtunish qi din veç ata me i nez.

Mortesh palohen t’tana mramjet e qytetit tem,

E dillei qivureve shkokrrohet.

Qielli rrin nalt kesaj nahije,

Njaq nalt, sa shpirtnat e ksaj robnie.

Nsofër buka shtrohet e amël,

Anipse pa t’njom diku-diku.

Kangtë e lulet jesin gjallë

N’kët zapti vaji e kuje

S’ka mort me e xan, s’ka shpirt me e dhan.

Vark jam ni në syt e tyne prej Buene

E kam shkue larg për me met aty.

Aty ku njihem si kurrkush, kurrkun.

Iki dhe kthehem deng me mall,

Tuj metun askurrkun ma shejtnisht se njaty.

Nata s’asht korb

N,krahnuer m’ka dhimt shikimi jot i pervujtun

Zvarr jam hek pamundsive t’mija

Ani çka, me gjimue nuk ka mujt

S’pari kam pranu sfidën e arsyes

Mishin plumb t’ran n’vedi e kam ndi

Zotin ishte vonë me e pranue

Po rri me njikyt kismet

Tuj shtërngu grushtin deri ndhimb

E gjoksin kam nigju tek s’po mundet as me gjimu

Ani, gajlen po ja di veç vedit

E njasaj pëshpërime t’molisun të shpresë

Qi shqipton tan poterë:

Nata sasht korb

Arratisje nga ndjenjave

Ka beh nër ne si kataklizmi

Mishi merr trajtat e sendeve

Kundroj teksa rrxohen e kacarriten

E nër t’përjargra puthje

Lot papra përtypin

Nër tehe buzësh nje shtërzi e fundme përposht u vërtiket

Dhimbja e poshtnimi u bulon në kurm

Mëkati s’asht ma vullnesë pendimi

E sotmja asht dakiku i të mundshmes së rrejshme

Dashuria asht nji llogari

E shpirti smunet me kën diçka tjetër

vetëm strehë kotësish e brigjeshkëmbor orgazmash

ku kacafytet e vdiruna vetëdije për me dishmu

kurrgjë tjetër veç fundin e fundm të njeriut.

Prap poetët s’reshtin së himnizuari dashnisë

Si pëlhurë e qendisung nga përfytyrimi

Anipse e përçudme ravijëzohet mrekullia

Më syt e shpirtit

Mushtin e buzve tuja kam pi

Edita, krejt jam shujt

Si kjo kashore naltsi qi sysh m’asht shterr

Krahnori jot valzon n’mue

Bardhësinë e tamëlt t’tana breroreve

Shejtnimin kam mërrit tërbimeve t’gjakut

S’ka lule aromën tande

Bukurinë kurrnji pasion s’ka mujt me e përjetue

E megjithatë

Toksore ke metun

Në duhinë e pamatë të përjetimit.

Ky asht mallkim

Klithëse

Piskama ngërthen fundekrye qiellin,

Thellë n’mue nji tërbim m’ka përfund

Kurmin e tashmja kapardis n’altar.

Joshja sundim e zotnim asht gjithkah

Perversi ladron përnën kumbimin e kambanave,

në prehnin ligshtisë përmjerr.

Kreni e poshtnim asht luksi

Nër zgafëlla struket tutet mjerimi

Vedin përtyp skamja e mizerja.

Kurrnji taban s’ka me mujt

Me majt mbi supe këtë shtatore herezie

anipse hijerand lshohet gjithkah.

Ky shkëlqim turfullitës çjerr sy

E dritimet muros nër kafka.

Fundërrinat kanë kryengritë potershëm gjesekund

ngase jeta përçapet mos me u ep.

Poshtnimet laraviten e kumtojnë

Pamje t’shkalafitun ngjyrash.

E tashmja asht e gjithmonshmja

E tan çmendunive që gëlojnë nër ne

Që tuj u haparda si bekim

Nji demon munet me pranu për Zot

E perversin si t’epërmin moral

Amin

Arratisje nga ndjenjat

Ka beh nër ne si kataklizmi

Mishi merr trajtat e sendeve

Kundroj teksa rrxohen e kacarriten

E nër t’përjargra puthje

Lot papra përtypin

Nër tehe buzësh nje shtërzi e fundme përposht u vërtiket

Dhimbja e poshtnimi u bulon në kurm

Mëkati s’asht ma vullnesë pendimi

E sotmja asht dakiku i të mundshmes së rrejshme

Dashuria asht nji llogari

E shpirti smunet me kën diçka tjetër

vetëm strehë kotësish e brigjeshkëmbor orgazmash

ku kacafytet e vdiruna vetëdije për me dishmu

kurrgjë tjetër veç fundin e fundm të njeriut.

Prap poetët s’reshtin së himnizuari dashnisë

Si pëlhurë e qendisung nga përfytyrimi

Anipse e përçudme ravijëzohet mrekullia

Klithëse

Piskama ngërthen fundekrye qiellin

Thellë n’mu nji tërbim m’ka përfund

Kurmin e tashmja kapardis n’altar.

Joshja asht sundim e zotnim gjithkah

Perversi ladron përnën kumbimin e kambanave,

në prehnin ligshtisë përmjerr.

Kreni e poshtnim asht luksi

Nër zgafëlla struket tutet mjerimi

Vedin përtyp skamja e mizerja.

Kurrnji taban s’ka me mujt

Me majt mbi supe këtë shtatore herezie

anipse hijerand lshohet gjithkah.

Ky shkëlqim turfullitës çjerr sy

E dritimet muros nër kafka.

Fundërrinat kanë kryengritë potershëm gjesekund

ngase jeta përçapet mos me u ep.

Poshtnimet laraviten e kumtojnë

Pamje t’shkalafitun ngjyrash.

E tashmja asht e gjithmonshmja

E tan çmendunive që gëlojnë nër ne

Që tuj u haparda si bekim

Nji demon munet me pranu për Zot

E perversin si t’epërmin moral

Amin

Hijet

Trishtimi asht hije që na ndjek

Përnën këmbët tona struken zenithet

Përmbi asht e kahershmja dëshirë e zotnimit

Zoti përmbi tançka

Ngarendja e mpakjes

Ngarkuar me barrën e rand të shirave

mushkat e vjeshtës

zvargen

njiherazi me grinë e kahjetshme

e teposhten deri në zgavrën e mosbzamjes

në zgrip

ku trajtat e fundit treten.

Luginave varrohen mjegullat

Bashkë me kavalerinë e hapave që kuturojnë

Tuj ngucat prej s’fundimeje pikllim

Sandejmi tafti i ambël i kënetës

mylmen pëshpërimën e mjelmave

e ligjërimin i erërave asht kungim.

Nji kangë e zemërhelmtë

darkon në bujtinën e muzgut

tuj deng me andje rrëmeti fundekrye gjithseçka.

Qerpikët në zjarmin e perëndimit ngjyn qielli

e nga buzët shkrepëtima puthjesh jargaviten

aty lëmohen pasione buzësh

Ti ike për të mbetur nji dhëmbje

Kruspull kujtimeve që u ngjizën në sparinprag

kur jetët ladrojnë hareshëm qiejve të shtatë

Kapitem tuj ndrit e fikem

Gjunjëzoreve

Piu sytë që pikoi hana

ky shelg shterrun vajesh.

Nji dehje e florinjtë

i kapërtheu prehnin këtij gjithkahkundrimi.

Qiejt thyejnë krahët e zogjve

e pendëve përkundën netët.

Furkat i bamë vetëtimat

e turravrap endëm fillin e dritës.

Kërkuem mishin në epjen muruese

të shkokrronim pasionet

e sosëm gjunjëzoreve.

Zoti asht arsye fillfundeve ton t’pështira

Kujteskaltër në terr mbetet, gjithseqysh.

Përmbi

Në hiret e lëruara prej pezmit

mugëtim ninullash rrëmuem.

Kohët ushqyem me gjunjët,

u puthëm me gjurmët.

Zhgunin e baltovinave hodhëm supeve

vërshim gjaku kunguam rrugëve.

Sosëm në sgripin e bjerrakohës

Tuj mërçapun frym n’tvertiktat caqe.

Ndjenja e fajit ashti si një fëmij

që paqtohet assekund veç në gjinin e nanës.

Diellshndritës asht dita e shpagimit.

Pritja

Si manar të therun

vjerrun në kërrabën e mjegullnajës së horizontit.

Blegërimat dhe përmallimet

mëdhesen në sofrën e shqelmores.

Sy të verdhë i përkund veri

bashkë me shkrehjen e gjetheve të fundit.

Platiten andrra vashash me gërshet ere

Në ndajnetët me pegas ikjesh.

Pikon pendi i diellit të kuqin e buzëve

që në kafshim fshehin t’kahershmen puthje.

Pertej xhamave dhe muzgjeve

Zemra janë ato që thyhen

Sizifi

Më vesh nji tis lukunie

kur gjunjët

mi mpreh nënshtrimi.

Gishtrërinjëve më jargavitet nji jehonë

që tafton prej kafkash

ku ylber përthyhen.

Shkulmoj me ofshamën e shkamit

vrik në kamë

Tuj hy në përmendore.

Lirika

Ndjej

I ambël ky tingulli i

çliruem prej pëshpëritjesh të mishta

si gjini qi dishrue kam me e pi

Tash që fëminia mohit m’ka ra.

Bora në tëmtha zjarret tërbon

Acari në nerva asht pragu i një stine

rrebeshesh mbi Vezuv.

Në krahnor bamun folenë kanë

një zog dhe një bish.

Një shtazë babzitëse asht nër ne

Përtej arsyes.

Mishi asht send

e s’ka kurrfar arsyeje me arsyetu.

Çmend me çmendunin e tij t’shejtnume

Tansia e epjes së kurmit

Amen

Kundrull vetes

Ndjej përsfundi shkërmoqjen e cakut

ku mbrumun hetova qënjen.

Beduin mbeta në këtë shkretani

ku pasionet pluskojnë

e gjaku shkulmon

fjakën që në mu

kërkon arsyen

e shkriftimit të penelatave të zjarrit.

Asht rrugë e shtrueme me kalldërm yjesh

Deri te krijimi.

E krijimi shteg në buzë të greminës.

Tërbimthi e kaplojmë deri në harrim.

Cakun përçdoditshëm të qenjes

Prag

Zaptues çmendunia e indit.

Ngërthen pragun e epërm të mishit

ma i nalti qëllim.

Zot e gjithsi ashtë dekiku i epshit

e kurrnji fund s’asht zgrip.

Yshtje e kahershme asht hana

në krahnorin ku valzojnë gjinjë.

Vibron rrezatimi i dritës

përmes gulçeve bahet brerorë.

Engjujt

përtypin rrokaqiejt e këtij pragu

e dheu shtërzen prej barrës marrafrymëse

të këtyne rendjeve për nënshtrim.

S’ka varre

lirika e kuja knohen për epjen e prarueme

Amin!

Eros

Si mbi nji tërbim

Kam hipun mbi gjakun e harbuem të zamanit

e i kalëruem jam

në shfrimin që uturin nën mish.

Eshtnave një vetëtimë

heq tegelin e këtij trishtimi

që altarin ka thërme para shkriftimi tem.

I’u dhash shkulmimit të ëndjeve

e puplova klithmat.

Përfundjen e një dëshire gri

hetova në behjen shitane.

Naltsive t’thellsisë zgjohem deri n’mohim

E jargavitjeve zhgrrahem.

Ngjyrat e këtij dekori pijnë pëllumbat

E krahët prej shtërzie u nderen në fluturim.

S’ka qiell që duron gufimin e këtij krahnori

E loti e pi ‘t’tan këtë mrekulli.

Epje

Asht dimën

Terri shakadahet si kafsh e zhegitun

Tuj turfullu cergë e angullima

Trent e qiellit krrakëllijnë

nga pesha e rand e reve.

Prej streheve te ngranme prej cicërima zogjsh

pikon përmallues ky acar.

Fijëzat e folezës së vetmueme

përtypin krrakëllimat eshtake të degëve

qi përposht ndragen, si pikëllim i kahershëm.

Atje në zgrip të horizontit

në nji pemishte ku nji hap i ndojtun

stis tingujt poterisës të thyemjes.

Jam shkreh në gjunj si shtatore,

molisja më ka ngërthye në këtë epje shitane.

Provoj të ngrihem

E thyhem

Prangim i krisjës

Shakullohet cikama e njelmët e lotit

transplantit të Bermudeve

ku mbrumun asht bula e afshit t’krrysët.

Lastareve të hukamës rreziten hej,

zhuritës përulen

sterkalat e rrefrenit të bulktheve

Mrizon molisjen

kreshperim i hojm i dihamës

Timbri i duhitës i gjakut platitet,

merr trajtat e shkamit

gjymtyra e shiut.

Rrenqethja e tultinës shend

torsin e apologjisë sime prej bedeini.

Në kullrat e kafkave temperojmë vetetimën

krrakam e mishrave të langët

na shkermoqet zbraztësi e lemerisun

shtegtimesh

T’hirret krisjeve sqepore të zoritjes

nji kujë e amesht, si valë.

Dritherim i barit vozit grafullimën

ku veladon vesimi ndraget mavish.

Jargë e prekjeve dirgjet petaleve të dritës

e ninzat në gëzhytrën e retinës

shkoklojnë vezulloren rezil.

Vaket permadhimi prej xhami

krisje e avullt rrenjezon pragun

e faritem

me brryljen gastari të thyemjes.

Përndrit loti i hojm

Shpupurishet hukamëve mëngjesore

mekja e buzës.

Krahflakëruar, breron shpendi i tamlit

ku erëmon përgjerim viran.

Klithmat rrezeshndritëse të vesës në ag

zoritin ndërkrymjen e athët të barit.

Përndrit lot i hojm

qafimesh zemëratëse të lutjës.

të gjunjzimeve laravritur formash.

Leru ka në mue nji klithmë

trajtën ngarendëse të trishtimit

anipse me rrokun keqardhjen e gurit e drunit.

Perroskun në gjunjezoren e prarimeve

flatrat e nji psalmi kam gjetun.

Zogj qiellzhgrramun

ligësht çukitin

në gjoksin picak të gjëmimit kumbues të kambanave.

Padrojshëm vrik n’kam rishtaz,

me dheun që shpuzitë përnën,

dritat që theror bien heshtave të maleve

skllevër jena të vullnesës së fatit.

Nër ne asht fundi i hupun i dritës

e epërmja naltësi e frikës

qi tuj ken e derdhur në terr

munet me kenë gjithçka

e kurrsesi jo forma e dishrueme përthellë nesh.

Anda s’asht altar as hy

lëkurë e mish, naltësi që krenin e përqaf n’vërtik.

Cak vjeshte

Shtratuem vizak protezave të qiellit

gurgullon në kujtesën e kthjellët fyti i resë.

Hapa kuturu turrarendjen ikanake

palohen në këtë taban tërsëllitës të motit.

S’ka fushëpamje dëshira e epjes s’epërme

nga sytë më teposhtet nji lot

e krahnori pupth e hedh oshëtimën e ma t’naltes ofshamë.

I kjart e spitullaq si horizonti i passtuhisë

Ti je penelat e kaltër e kujtesës së kthjellët

në këtë turitje t’hareshme përrenjsh

që zdrypin prarues në liqen.

Drithërima rranjsh

ndër heshta zjarrmtare rrufesh struken.

Me diellin në djersë e frikën në frushullimë

Kulmet e rrokaqiejve

Asht vjeshtë, pragu ku pikllohen kundritë

E penelatat shëtitoreve kanë gjuhë shpuzë

Një kaplim shtërngate na ngërthen.

valët kacarriten brigjeve e pihen

Kupid

Na u muruen në buzë

kangët e këndueme të dashunisë,

u puthëm

U pamë përspariherë e u qorrëm.

U prekëm në kryeradhën e guximit e u tretëm.

Padrojshëm nër vedi u derdhëm.

s’jetume, s’u sosëm,

u deshtëm

Britëse

Kërryset foshnja në levozhgen e rënkimit

tuj brejt brinjën e shkulun në Eden

Gjakun lotnues se ndjej

zgavrave të mishit t’curruem ligësht

qyshkurse shtegton në melankolinë e lules

e hovitet në ofshamen e retinave sqim

Përpushet afshi i enjtjes së gurit

E lutja si dantell

lëmon ndukjen e njeriut tek unë.

Ah, leveshkje e aromës së dritimit

Thonjsh mbetun më kanë qiejt

Qehreve të mrazta

më janë shkaklue horizonteve.

Pasionet

Shtegtue baltash biblike

S’kanë sosun duhinë e vershimit

në pirgun e mishtë të qenies teme

sekrejtojnë ma t’epermen pafajsi

Pasionet

Prarimesh më pizat bisturia e qurkimit afshor

E gjehem zatetun përhumbjeve të mishta

e përmendet telendisjeve ashtore

dhembje prore.

Pasionet,

këta shtazë të tërbueme

caqe t’pamatuna t’harbimi

Pasionet

këto meteorë

Qi rrethrrotullojnë kërcnueshëm minutat prorë

Lutu

E tuj u lut beso

Se tjetër Zot s’asht lumnue

Masshumti për kurrgjithkasen tjeter

Se për këtë gjunjëzim

në këtë përhumbje

naltsoje n’tanen vedvedi, njeriun.

E papërmasshme

Gjaksore pëlhura nursertë e tansisë,

ofshama e orgjisë së pigmenteve

ku pihet nji hanë vetmitare.

Dritimin adh tërkuz shigjeton

mbi linja t’porozta

ku kapilarët gëlojnë irritim zjarresh zhur

Sython rrezitjen e tingujve lëkuror

kjo kafshatë miserniku

që bulshinjëve të ciklit mërçapet

tuj mpreh tehun e natës që ngulen klithmave.

Asht hanë dashnorësh

Ky vezullim shkëndijlulesh

Natë që pahet ndër dritime yjesh

Tjerr erresira mjegullën

Kreshperohet furka e hanës

në gishterinjt e duhisë.

Imazheve yjore përkundet

mërmerima e avelmentit.

Endet ngeshem pëlhura e Amokut

e supëve varet jargavitës ky frak

stolisur me ornamente gjaku

Gjethon psheretima

në cungun ku picërron rrufeja qerpikun.

Gur i përdjersun

përtyp shtullungat e zhegut.

Plasave të qiellit rrënjezojnë gishtrinjtë

e dengin dheun me kafshime të unshme.

Në gjuhë hetoj mpiksjen e nji Zoti

që as se kaperdij as se vjell.

Tjerr kjo erresinë mjegullën

ku ravijëzue më asht nji ditë lehone

me gjinjë të enjtun prej klithmës.

Brinjëve më bujn manaret

Mërrylet qehrja e krahnimit rubin

Humusi i babzisë veshtullore

shëtiton mujshëm

në thartirën e mushtit të shirave

Tumira hazdisë në vrancimin e shelgut

Në vathen e brinjëve

më bujnë ogurshëm manarët

Nofullave u zvarrget timbri gurgullues

i përtypjës së mallkimiadave

Shkund zbokthina ahishta meit

e anzit taftimin hukamës

lukuni e namëve vërret ciflues

Galop i bie kohës

Eksplozioni çapitës i psalmëve

Gjethon vertebra vesimin e makthshëm.

drunjëzimesh qurkojnë ofshamat cikatëse

e ndukjen e gjinit mrujtun nga lukunia.

Dhimbja

Asht zanafilla e gjithkasë

Zgjohu me klithmën e vesës

Grrith pëshperitjën e retinave

fleshkja dritane e kujës.

Pishtarë prej gjethesh

udhërrefejnë elegjitë përgjuese

ku angullitë e përbaltjeve hanore zenithen

e zhuritin thundra vetetimash.

Zatet ligshtinë keqardhje thinjoshe

Në t’pramin dakik të dhanjes

erektohen shterngata e kujës

e brigjeshkemborëve therorët bajnë himne.

Përulshëm eteret shurbin gjunjezoret

kryqeve ndjej herezinë e nxanjes.

Vegjeton puplimin zjarrmues i gjakut

Vakthit të nekrologjive shitane.

Muralet e kangës s’qakërqejfun

currojnë përthyes memrmereve

ku muret kanë kthetrat shtërezisë

s’njerzishme.

Plazmon pentagramin e gërvimës

luzma thonjore

Starton ataku solemn i gulçit

në cergën buluese të vjolishtes.

Murlani harbon telendisjen e ndragët

mjekra të mjegullta davariten

konvulseve sizmike

tuj u bzajt në gogsimën lagshtinore të

mushqeve

Zgjohu me vesën

të ndjesh në palc

amelsinë mrekullore të ç’virgjërimit të

dijeve

e mëshira lulon

që fle e përmendet në krahnorin e britmës.

Gjunjëzim mëkues

Shpuzitet kreshperimi i thikave ashtore

krateptisjës së qiellit bohem

e pëlcasin boçat e prekjeve të qumshta

glacimëve yjore.

Sakrilegjet gjejnë përgjerim

Erëmon grahmave boshësia profane

poleni flatron histerishë

dhimbja moliset në flirtin e lulës.

Mukoza vargon tingujt sekretues

aortave poteris gurrimi i indit

Masturbojnë duart imacake akullsinë

terrtima prroskitet orgazmues

e pijnë spermen e dehjës eterne.

Përreth epshe lëmoshe rremojnë

ma s’shumti njerëz se engjëj

duke praruar shartimin e flatrave me

duhinë.

Duaj dheu dhe qielli

i mëkove në krahnorin epshor.

Meket foshnja

E ç’gjumet hini i mëkimëve të tua

Amë për ty po due me tjerr apologjinë.

Shumohem kasandrave

Veri zhubros kundrimin

turfullues të dumanit

Kalamendja e degëve në shkurrishte

grrith vajin e çapraztë të brymës.

Teshtima e myshqeve tehon

plorin e avujve përvujtës

e në asht i ngulën fjollave

tuj permend rebelimin puplues të

vegjetimit.

Belgerima e manarit gufon prej dheut

e kuan me hukam melankolinë,

velin veshtullor ku zhbahet vegimi.

Në prehnin e nanokës nji tjetër hulli

turit murosjën amshues të kujvajeve

Rremo në pluhnin e gjakut mujshëm

gjej e copezoje rizomin e lotit

dremit i pezullitun tafteve shkulmuese

Në kurm më kundron ambëlsisht

tjetërsimi

Në kristal thjerzor pihem

e shumohem kasandrave.

Natë

Meket kuja hojeve t’ksaj nate,

në plotninë e gjinit të hanës.

Nga buzët i teposhtet nji curril i amësht,

e çukit brerushëm në mrryltjen e

kundris teme që kërkon formën e rrjedhjes,

në gulcin e vetmis prroskane.

Ndër duer më platitet një klithmë halore,

e gjakun ndjej, tek hepon shpuzinë.

Nji lafsh drite më bluen

e duhmimin e prarimit shoh

tuj flatrue si zog qiellthyes,

tuj çukitun rraj në mermerin e heshtjes.

Asht nënkrese e prarimit të ditës

Nata.

Riciklim

Gulçon toka,

shputave ku karthia kuturis startin e rëndjes

patkonjtë hingëllojnë

mermerima të ndryshkuna.

Me ëndje përkëdhelim plagët dhe armët

Ndër dej tërbimi njërivrasës na tundon.

Thonjt i rrit dheu i varreve

Puthje të shllita ndukin buzët

Nën qiparise knojmë kangë paqeje

Mbi tyta nënshkruejm pakte.

Krahët lamë në një luftë

Këmbët fushave të minuara

Sytë i mpakëm morteve

Fytyrën i çorrëm gjamve.

Krahnori na rënkon nga medaljet.

Jena gjënezë e tashmes që praron,

kujtim i harruem nër kuja të qyshkursdihet.

Me lindjen shuajmë morte

E lamtumirjetëve behim për me u kujtu harrimin

Dashunohena e tuj dash vdesim

Kujtojme,

e tuj u kujtu përmenim t’kahershmen.

E njikshtu njeriu, askurr nuk zoritet

anipse përflakja e dyshimit n’vedi e rmon

për t’kenmen njerivrasës

I padrojë n’frenxhi t’ktij pranimi,

ky njeri qi natat kthen në fabrika armësh

e jetët në gurë varresh.

xxxxxxxxxxxxxxxxxx

Robtuese

Unor të zbathun,

përçojnë ngërçin e mishit

e kruqeve klithma pulbardhash

lënë danga iluminishente

që pihen.

Ka zbardhun koha e sundimit të terratisë

Lirinë kokëprerë

na e hodhen në tabanin e gërvimës së zingjirëve

qiellin matim me krahëshplamjet tona t’nucatuna

Buzliqenit

Përndrit frushullimave në kallamishte

ky diell baltor.

Fundërrojnë nënshtruese kthjelltësinat

Vibrimit të zhurinave lëvizëse

zvargen trajta të ngrime të zjarrit

gjithkah ku t’pamit e përlan.

E virrma të thata hijesh

kalovisin kusarin e erës

qi kacavirret si erektim,

në kurmin e këtij trualli të harruem.

Shplahem në duhmën breruese

të një kundërmimi të njelmët

që veshun më ka me hire të shkrifta

Dielli vërtik turret mbi tulin e hapërdam të liqenit

Si fuzhnjat e peshkatarëve në breg

Vij dhe iku ngaherë

Me përtypjen e horizontit në krahnor

Kapërcyell

Tendoset tafti i puthjes,

e gishtrinjë të jargët

shkapetin puplimin e tingullit.

Mukazave

mirazhe pështymoresh,

stisin gjithçmos forma tempujsh,

ku mishi falet.

Ofshamë e zbraztësisë

luhet eshtrave,

parmakëve ku shkrehen

meditim i pangjyrë.

Ç’mbushet nji jehonë e ngaktulargët,

në kafkën e kundris teme,

e gjarprinjë rrënjëzon

kumti i nervave,

fundosun në pëllëmbën e

maisun të qiellit.

Zotnimi asht qiell qi gjithkahpahet

Në vullnetet tona të pamundësisë

Predikim

Gurit i nduk,

puthjet e zbrazëta prej jehone.

Në asht ndjej

pickimin e lakunive.

Athtinë e lotit ka currilimi i gjinit,

Nanë!

Bzajn t’tan gjëmimet e jetëve.

Asht terr,

nën këmbët e kortezhit të ditëve.

Shëtitorja

Hiqet zvarrë,

pantera e varrueme e shetitorës.

Tështimat e pluhunit,

fryma që mais frutin e pemës lakuriq.

Trishtim i mjegullt llokoçit

qehres uloke të shqelmishtes.

Brazda qeshjesh prej metali

hingëllijnë e dergjen,

në havanin amorf të jehonës që përzihet me grinë.

Zvargen rrenqethjet e shiut në kujtesën e statujave

e grilat permalluese i arnon zmalti i lotit.

Asht mpiksun në krahnorin e shëtitores.

Thundra e rënies përbaltëse,

Dhimbje

Lindur kam me diellin,

dhe perenduar,

me kafshimin tënd.

Trungje dhe eshtna gardhojnë t’temen hazdisje,

vaje dhe vetëtima ndrijnë profile pikëlluese.

Lumtunija në cakun e pafundsisë ka bujtinën,

në hapin e pahedhun të dhimbjes.

Varret mbijnë në stinën e luleve,

vajet në gjinj pijnë.

Torsi i qiellit

Fate të lëveshkuna,e qiej të arnuem.

Diej dhe aurora zëmekuna,

davariten në prarimin e retinave të mija vërshuese.

Gurë të ranë, mugëtojnë pikëllimeve

shtegtuese.

Farë e vjeshtave hidhet

bashtinave.

Rrufe dhe gjethe valvitin

flamurin e arnuem,

me lëkurën e tkurrun të lirisë së zogut,

që krahët ka bërë kafaz

e cicërimën brumin,e torsit të qiellit.

Përsiprinave

Shëtitin brigjet në kujtesën e valëve,

shkëmbinjë brihojmë jemi,

mbirë dherave nënshtrues,

dherave që i ndjek terratisja dhe korbi.

Hurbin dallgën,

rërat u derdhen ndër gishtërinj,

dihamët nderin ullishteve,

dhe lotët ndër fruta tushkisin.

Ikanakët me hebe kaltërsie supeve,

kaperthejnë metropoleve caqet e fundme të botës,

tingullin e gurtë të qijve,

gazmendin, stinën ku këndojnë shelgjet lotuse.

Qiej vajtues vështrojnë prej s’nalti

atje sqepat e zogjve thyejnë shtamba elegjish,

e krahët pijnë veç fluturime

në kupën e hingëllitëse të zingjirëve.

Qiellngërthyerja

Gërmushet trishtim i bruzt,

kullon foshtina shetitëse e resë.

Erëmim dherash të sapolëruar turfullojnë,

pëllumbat e shtërzisë së plisave,

thyejnë gugamën shkëmbinjëve të mjegullës.

Qipariseve rrëshqahet inkadeshenca e

pluskimit të muzgjeve,

gjithherë vajtuese.

Eshka e mermerëve, zhurit lulimin pikëllues,

si gjamë afshan gjarpnimi i kortezheve.

Qirinjt, mërtypin flinë e rrëshirtë

të natës vajtuese që zatetët si patkua gjokseve.

Piskama pa zap

Kiromacia e shuplakave të shiut,

parathotë fate eshkë.

Shpateve shkrepëtijnë unorët baltor,

diej ranor nderzejnë,

mbarsur me zjarmi blasfemuese.

Brazdat e rrëpirës së moshës u thellohen, etërve

sytë u gremisen thellë në humnerën e kafkës.

Plisi i dheut dhe shtamba e shiut, altari

dita, përthyet në kurrizin e ikjes.

S’ka mallkim, as varre, ta nxë këtë piskamë.

Kohëjehues

Çmbushem në epjen teme lotuese.

Ky shitim vaji gjymtyrët e hazdisë mi krasit.

Xhamave të djersitur të muzgut,

një ëndje Amoku, gdhend

pentagramin e vajit të vjolinave

që seranatave ranë fli.

Ishim vetëm një psherëtimë zërash trishtuese.

Sy dhe buzë, ishim, asgjë më shumë.

Varret çurkuese

Duart të mardhuna aurorash,

përkdhelin gjithsekundin e këtij pranimi,

me trishtimin tem gri.

Stis nji arsye t’përçudme qënjeje,

prej deshire dhe përçurrjeje.

Shamatojnë në shakullimën e gjunjëzorëve,

përuljet qi hedhin vickla.

Ave Maria në shpirtë bahet krisje,

prej nga derdhet

për të mbetur si gjithkushi

shtatoreve pa krena të kohës kushtruese.

Varret si kortezhet ndjekin horizontin,

dherat dhe kujat përcjellin në

Përqafem me klithmën

Përkundet në djepin e stralltë të murlanit,

irritimet e tendosuna të harlisë.

Njaj çast i ramë prej buzëve të nji blegerime

manari,

mllaçit meridianet e virrmës.

Strehet e qerpikëve pikojnë rrëpira,

ku vlaga e buçimës mërrok lukunitë.

Përqafem me klithmën si me t’funit dashni.

Vjesht shitane

Shkermoqen hireve të nudos së shiut,

vezullimet e përndritjes mbramësore.

Plazmon kthjelltësia e tulipanit të dufit

hapsinor,

plloçave ku pragjet e ndukjës së mishit,

prehen.

Meditimet pendkerleshuna të frymës,

palohen me reliket e stinës majoshe.

Trungjeve jargaviten përcikjet e pemëve qiejve,

eshkën e zjarreve që vegojnë harresave njomin hijet .

Monologu i gjetheve rrëfen flirtet e rrufeve.

Shija e njelmët

Buçitëse tështima e vesës.

Kacavirret gërshetit breror.

Në lëfytin e tansisë,

klithma spazmuese shkrihet,

tuj marrë formën e dihamës.

Kafshim i zemërimit të resë

tatuazh,

në gjoksin qumështor të deshirave

hingëllitëse.

Rrashta e kundërmimit të dallgës,

gërryen puhinë ranore të bregut.

Atje ku thonjt e baticës,

ndukin pendët e nji vetmie.

Vriku mërmeritës i erës,

deng me hazdi boshsinë prej shpuze.

Shkendi e pamundësisë njeriu

Në dergjien jargore të njeriut

kapërthen meridianet gulçi i një frymëmarrjeje.

Mishi më rëndon në tehutjen drejt hiçit,

eshtrat pizaten ethesh.

Mëkohen në gjinj vetëtimash zjarret gjaksore,

palcat nderen kërcënues si hej.

Ash shkëndi që fiket pamundësish, njeriu,

pafundësi e stisun ndër gjunjëzore, e kurragja tjetër.

Behje genetike

Zgjohen kumteve

prej mishi e agu kockor,

e ndjej thumbues pickimeve vershuese.

Indi i çakullt gumëzhin në cergore,

galopin llahtari të ortekëve.

Ndër kryqe hypim dhe zdrypim Edenin,

e lotët kokrrojmë ngeshëm në ullishte.

Amin! Ndër pellgje gjaku e tehe bajonetash mprehëm,

krimi ishim, dhe njeriu,

bisha dhe kungimtari në altar…

Eter në faltore

Mrizon shtërzim i pluhurt në faltore.

Përçurrje e spektrit puhitës,

shakullon blerimin farfuri.

Kërpesht e harbimit të erës,

nderën bistakëve të qullët të përmallimit,

shtatuar në theqafjen e muzgut adh.

Skërmit dhëmbet era në blirishte,

ç’terezitja apokaliptike e klithmës,

shkulmon rrënjëzimin gjaksor të kryqeve.

Ashka e një pendimi asht qiell kumbanielash,

asht za i nëndheshëm, rokaqiellth, fjala e shenjt.

33

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Parmend e drujtë e trishtimit

shiton linjat e puthjes së kahershme.

Orgazmat e flirteve ranore mbushin,

epruvetat e vetëtimave.

Me kundërmim shitues i dengin,

me etjen shkretinore e fundin babzish.

Ajër pëshpëritës kacavirret në kallamishten

përshperitëse të meditimit

hënor.

E çukit në vajin e cicërimave

lëveshkjen pupluese

të fluturimit.

34

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Sy të qumësht gufojnë

kacarritjeve shkëmbore ku deti flirton me qiellin.

Në kafkën e ofshamës,

që hodhi horizonti në tehun e zenithit,

plazmojnë prekje gjemuese,jehona.

Pamatshmënia e vrikut harbues të klithmës,

caqet e hakërrisë së një zemërlëndume ka limit.

Ndjej ndër gishta gërvimën e zmaltë të lotit

e gremisjen shpuzë të ofshamës tymtajave shërndaj.

Një dorë që shtrihet me tamahin e meridianeve,

nderzen skajeve kujtesën blasfemuese të zjarrit.

Ashpërsinë e shtegut të sikterisjes ndjej

në shuplakën e mëshirës që veç pështymë i dhanë.

Zotin e kërkuam gjithmonë diku përtej nesh,

për të gjetur në çdo qelizë gjunjëzimin dhe Judën.

35

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Maisen prej brimës tëmthat e breroreve,

zgjimit i’a thyem gjymtyrët e arsyes.

Faltorja ku kungojnë meditime trungjesh,

pret e përcjell kortezhet e stinëve.

Ninëzat e diellit vërtiten retinës së vesës,

lule shpërthen shkëmbi,

pranverën e tendosjës së qijeve.

Çapi i një fëmije mëdheset

me hukamën e gzhytrës së ditës,

duke na plasur në duar si shegë.

Në pjergullën e shelgjeve lotues,

hëna fsheh zjarre dashnorësh.

Në buzë përherë një pikë gjaku asht i mpiksun,

veç skërmitje dhëmbësh bulojnë në kurm.

36

Mëshirim, tokë e premtuar

Me thikën në krahnor, rënkimi,

epet si psalm i nji nane gjilveshkun.

Ndukje babzitëse vjel tingullin,

kuisjen e hekurt të vajit qi shkulmuan.

Ndukje të avullta,

shterzejnë koloritin e bruztë të currilimit.

Skajeve të shkreptimave të motit,

pezullitet pikllim shumëformesh, andjesosun.

Qivuret blegerojnë në oazin prroskitës të jargës,

nemuzet krekosen angushtive.

Mishin kurrë se zhveshëm,

rrëshqanë na marrin hapat pas.

Pa mbërritje rropatja jonë e kahjetshme!

37

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Buisen punilat e dritimit, zallores terratisëse,

atje frushullimë e baticave temperon refrene përmallues.

Në guackën e vjeshtës gurgullon pigmenti meit,

gurron alivani i gjetheve dhe profileve.

Dremit në lakuriqsinë e pemishtes hana,

prehnave vegues permendin trishtimin.

Damarëve të mbufatur të erës ndjej,

apogjeun e tana dëshirave.

Janë çngjyrosur petkat e kësaj terratisjeje,

vjetëruar asht andrra e dritës.

38

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Zvarrget cikama e mugët e dherave ikanakë,

kurme të ujta nderen eshtrave,

drobitur reinkarnimesh.

Kreshpërohu rrënjezim taftues i largësive,

thërrimet e mija kam hedhur në plorin e baltovinave.

Tundimin harbues të unit ktheje në britmë,

të pihem eshtrave, të thekem vajeve.

Mimika të mrrylta kaplojnë teltinë e shpirtit,

skërmitjeve të lukunisë mrun paqen e netëve të Amokut.

I tani jam një thërrmi shkami,

teposhtun në vërshimin ulëritës të pamundësive.

Njeriut i zgrapsëm pagzimin,

shtazën për të gostitur në andjen e Hyut.

39

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjohu e amështa brymti e thinjës,

kalamendjeve të mishta rremo,

shtresimesh të njelmëta loti.

Gjej gerxhimjen rrenjoke te farketimit majahosh

e pranoje si stoli kafkën tënde grryer theqafjesh.

Haloreve të murlanit nderen retina diejsh të mardhun,

foshnjën në gjinj prekun tinzisht.

Timpani i fleshkun i kujës derdhet ëndjeve,

njerëzorja, kryqezim derdhur akujve blasfemues.

Kafshore mishi shamatohen skurrjalave,

dheu shuguron jehona pafundsish.

Mimika e theqafjes t’hollon vlagën,

ku përmysun kena farën e kahershme të jetës.

40

Pupth

Therrimet e dritës shakullohen prroskoreve,

e njomin angullimën e gufimeve meit të zbardhëdhimit.

Shtatzanin e stinës së luleve,

mekon gufimin e pranverave shkumëzuese.

Rënkon sekretimi i vartebrave të agut,

nuri ç’terezitës përcikjes së shikimit pupthon.

Në fytyrë shkermoqen vargonjë psheretimash,

pigmenti i mesditës jargon peneleve dhe qerpikëve.

Thonjë turitës vizatojnë lulimin e gjakut,

e hojeve të udhës currojnë harbimet e shtegtimtarëve.

Zëra fëmijësh lidhin në duaj kundërmimet e t’tana luleve,

hangari i kësaj stine cek plotnitë.

Në shputat e këmbëve ndjej djersitjen e tokës,

lëmimin e mermereve në kundrinë erektuese.

41

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Strukur në gëzhytren mavi të ndërkrymjes eterne,

çapitet reja mardhesh taftuese.

Avuj t’çatrafilisur formash shplahem,

shpirti struket në amullinë e mishit që zvarget jargitës.

Shugurojnë rrenqethjen e lules anërrugës,

kavaleria e hapave që nget drejt prarimit.

Perthonjtet e poleni të frushullimave

telendiset fruti majahosh të hukamës.

Anëz asht ky za që tejetej i bie dritëhijes,

shkamb ranon në prehnin e nji dëshire ky vullnet i krisun.

Zgjohu me andjen e qehres së fëmijës,

gremisu me dëshirën e pamundësisë në vdekje.

42

Emnin e ka jetë

Gjiprushorët prehna janë pelenat,

ku zaptija foshnjore ngucat harlisjen e amës.

Mëshirime t’mëdhesuna trokasin dufesh

irinive uloke zhbajnë trajtat e dritimi pickues.

Proteza prej zhive të lutjes,

ngrenë mbi flakadanë troje altaresh.

Hareshëm marrin hov prej s’largu përgjerimet,

e fole endin gjithsekund.

Shpirti jem prehet atje,

e kurmi harbohet ndër epshe qi tjetër emën s’patën,

veç jetë.

43

Arratisja e stinës

Nderzej qative mushtin e athtë të lëngimit ylberor,

gogsima e larget e resë lëfyt breroren e nji dielli

gulçues.

Shirat lëmyshken kthinave sy të gurëzjarmtë,

shkundur prej pelerinës si hijëve.

Ndër kryqëzime erërash dhe udhësh shtangem,

tuj hetue pëshpërimen e dufit.

Zogu i fundit është lajmës i brymërave,

elegjinë e gjetheve ka nderur mbi degët e pemëve,

e ka marrë arratinë bashkë mediejt.

44

Buzë

Caqet e tellazimit të zjarrit,

aty hazdisen mëzat e dëshirave.

Currulimi i theket mrroket,

në krisjen që ndjell rrufe dhe platitje.

Druhem me lyp qiell në nxënjën e nji puthjeje,

lukunitë behin në çdo qelizë tanen humnerën.

Shkrehem në gjunj,

në thyrjet prej jarge kërkoj sëmbimin e dhimbjës.

Thërret prej ashtit ky spazëm,

ku shkermoqur rri njeriu,

qi Zoti i kruan therrimet e virtytit.

Nervi i buzës asht sizmika e nji bubullime,

unë s’jam tjetër veç rrënoja.

45

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Parmaku ku zatetet kumti i vetmisë,

tërkuz ofshamësh zhbahet prej gishtave.

Pikojnë retinat e syve qi murosun kanë

hovin e shostisë erektuese.

Kohën diftuam me gisht për hiçin naltësuar n’altar,

e hiçasgjënë predikuam në emën të pafundësive,

ngrohtësinë gjetëm në prehrin e dëshirave.

Zarathustra s’ka zbritur nga mali,

reja asht harrue darkimeve majë më majë.

Në gojë më ka mbetur shija e thartë e kryqit,

eshtrave më vërshojnë kalldrëme dhe shira.

Asht i largët sinori i dritës aguese!

46

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Prehër shtërgator,

kalamendja e trumbave kuqalashe,

ku kreshtat prehen.

Nji valë me hove shëndi currohet brigjeve,

ku nji andje kërthje njom shputat e pritjës,

e sumbullat e lotit i mekon.

47

xxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjethon fluturim hazdisës, tansia,

prej sqepit të rrufesë.

Tengeli i nemuzit llahtari,

kalëron nurin e çapraztë të këtij fashimi heshtor.

Zdryp shkallinës së agut hingëllimë e halorëve

e tehet ngjyn,

në tëmthin e blegerimëve,

qi kacarritet në shkujdesjen e kthjellët të horizontit.

Tërkuzet fill i prushtë i brerores,

e hana sitet vegimesh tuj pluskue sytha vese,

rremave të mjegullës ku struket nemuzi.

48

xxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Hejzon brymat e mrazit ky vrik drithërues,

e shkundet prej reckave të muzgut.

Vozitëm shpirtin e ashklatisun klithmash,

në turravrapin e gurgacit të nji vegimi.

Në kalërimën e nji krrakame,

hetuam dremitjen e oleandrave.

U zvargëm me lemyshkun në truallin jargor të nji

puthadore,

elegji të sëmbimeve shfletuam me ngut.

Kafshime mesnatës e zmalt tëhutjesh përcollëm,

rrënojat e krenisë i ngarkuam e ikëm.

49

Shtatorja e dhimbjes

Thonjsh permendet kjo bzamje renkimesh,

kllapitet në krahnorin tem t’grryem dihamash

ky engjull me flatra prej dheu,

e puprron qumshtoreve,

atje ku brerojnë hiret e nji agimi,

mugëtuar mbi kafka dhe kryqe.

Tehuar nderjeve të gjakut,

ku unori klithmës kall pjergullat e lepushta,

atje ku zdirgjen veshule përvujtnish

e prehen manarë dhe dashnorë.

Shtatorja e dhimbjes asht në mua ai që shtërzen,

copëza shtegëtuese dhe qielli.

Amin!

50