PËRQAFUN ME KLITHMËN

Për ata që yshten nga dëshira për me prani poezinë gegnishte

Nga Albert VATAJ

Përpjekja me shkru poezi, para së gjithash asht për me i nejt besnik një prej magjive të krijimit artistik, një prej tan atij mrekullimi që Zoti u ka besu njerëzve, dimensionit të tyne shpirtëror, në përmbushje të asaj që Ai vetë nuk e ka qëndisur dhe në përplotësimin e natyrës me këtë bukuri, si me një prekje magjike. Përpjekja jeme për me ken gjithherë në mes admiruesve të poezisë, kësaj magjie të fjalës e këtij kumtimi etern, ka ken nji obligim. Spariherë kjo ka mujt me m’ushqye një arsye të fortë për jetën. Gjithashtu me ardh mes shumë gjanash të pështira e torturuese edhe si një urdhnesë, ndoshta jo aq me kenë një meshtar i mirë i shpirtit, se sa një predikues i disa të vërtetave. Ajo që e shoh si shumë të dobishme, por edhe të rëndësihsme, asht edhe mënyra e kumtimit të kësaj që njoh unë si të vërtetë, me të cilën shihemi përditë, por rrallë ngultas. Vullnesa për ta parë në sy të sotmen, asht shtysë që buron prej sfundimeje. Për t’ua rrëfy të tjerëve ishte mbi gjithçka. Megjëse jam i bindun se shumëkush për shumëgjana që ravijëzojnë në këtë libër udhëzuesin në një udhëkryq shpirtnor dhe mental, ka me pas mendim ndryshe, ani. Unë munem me i kuptu, disi ma n’periferi se e deshifrojnë ata vedin e tyne. Kundërshti e kryekundërshtive ka me kenë dialekti që un kam zgjedh për me e përcjell nër ju atë që unë munem me e kuptu si një vullnesë, si një shërbesë, si një e drejtë për me i shku gjanave shuma ma thellë se ata ndjehen të përshkuara nga derisot. Gegnishtja, dialekti që kam preferu me shkru tançka ky libër man nvedvedi asht një tundim jo aq pasionant se sa etik dhe estetik. Linguistëve pa droje munem me i kërku pardon nëse nuk kam mujt me e respektu saktësisht këtë përpjekje, por gjithsesi ajo është asht dhe nuk munet me kenë ndryshe. Prej kohësh më ka ngucat ideja e ruajtjes dhe trashëgimit të asaj gjuhë që im at më ka ku që nga fëminia dhe që më ka ndjek deri sot. Përmikte si nxitëse ka kenë dhe vetë dialekti geg, ai që ka mujt me vu pushtet mbi arsyetimin tem, përreth asaj, se s’munet kurrni dialekt tjetër me marr përsipër me këndu ma amël e ma mallnueshëm kangën e shpirtit, himnin e niveleve të nalta të krijimit. Kam parasysh shumë poetë dhe krijues të kaluem e të sotëm, që duke ju përmajt këtij parimi, kanë rrëziku por njikohësisht kanë rujt të gjallë, magjike dhe kumtuese këtë dialekt me t’naltin qëllim, ruajtjen, kultivimin e trashigiminë nër gjenerata, të asaj pasurie të pashoq, që ka mujt me i këndu si askurrkush tjetër kangën e dashnisë e të mjerimit, kangën e hyut e të shpirtit. Ajo që du me ba me dije nëpërmjet këtij libri, asht ajo që duhet me kuptu gjithsekush, që nji ego kombëtare e duhet me na ysht drejt traditës dhe velrave të patjetërsueshme, pa të cilat ne do të vazhdojmë të ishim një anonimat i dhimbshëm. Nuk mendoj se kam ba atë që nuk ka mujt me e ba kurrkush derimtash, por munem me e pohu e me e mbrojt, se kam ba ma të mirën e mundshme për me i dhan lexuesit dhe letërsisë shipe nji vepër me vlera.  Në ksi rastesh nuk po e shoh si shumë komode modestinë.

Kam bindjen se kam mujt me përcjellë nëpërmjet këtyre faqeve një kapitull të panjëtëdytë, për nga fjalori, për nga frazologjia, thellësia e mendimit, parametrat etiko-estetik, etj. Ky mbetet mendimi jem personal, e kritika ka me pas punën dhe detyrimin e saj, ose me e pranu ose me e argumentu një kundërshti përsalartcitova. Për shumë lexues, të cilët rrethanat e ndryshme nuk e kanë orjentuar drejt adaptimit të gegnishtes munem me i kërku ndjesë, sikurse nuk sbythem nga këshilla se tuj ditë gegnisht e tuj mujt me e pas si parësore kanë me kenë predikues të zot e orator që tuj ligjeru kan me mrekullu edhe zogjt. Masanej ka me kenë sharmi asaj që kam përcjell e predikimi i zanit të epërm të shprtit dhe arsyes.

 

Lini një koment

Blog te WordPress.com.