Leonardo Da Vinci, jeta dhe veprat e nje gjeniu

Leonardo Da Vinci lindi ne 1452 ne Vinci. Ai ishte femija jashte martese I Maestro Pieros(Nje noter publik) edhe shoqerueses se tij Katerina. Ne moshen 17 vjecare Leonardo me te atin vendosen ne Firence. Leonardo studiovi ne Verrokio, ku Gjeniu I tij shkelqeu me shume se maestro qe e drejtonte.
Ne vitin 1472 Leonardo behet anetar I bashkesise se piktoreve te Firences. Ne 1476 ai denoncohet me  pretekstin e perhapjes se imoralitetit, denoncim I cili hidhet poshte me vone.
Ne vitin 1481 ai nis te punoje nje nga pikturat me te famshme te tij. Vepra e titulluar ‘ADHURIMI I MAGIT’eshte gjithashtu pjese e altarit te monasterit te San Donato a Scopertos. Kjo veper nuk u mbarua kurre per shkak se ai largohet per ne Milano ku vihet ne sherbim te dukes Ludovico Moro. Punoi ne Duomone Milanos edhe te keshtjelles se Pavias. Gjate ksaj periudhe mbaroi edhe dy vepra te tjera te famshme: MADONA DELLA PIETRA edhe THE LAST SUPPER(Darka e fundit). Gjithashtu ai punoi ne organizimin sknik te festivaleve te dukes edhe vizatoi projekte me karkter ushtarak.
Ne 1499 duka I Moros largohet nga Milano si pasoje e pushtimit Francec. Leonardo detyrohet te largohet gjithashtu. Rikthehet perseri per te punuar me ADHURIMIN E MAGIT. Me pas kthehet ne keshillues arkitekture per Isabella D’este ne Venecia. Me pas ai sherben si inxhinier ushtarak prane Cesare Borgia(Gjate viteve 1502-1503)
Vdekja e Papes Aleksandri I VI ndryshon fatet e dukes Valentino (Per te cilin punonte asokohe Leonardo.) dhe si rrjedhoje Da Vinci kthehet ne Firence, ku qendron nga viti 1503 deri ne 1506. Aty ai punon ne nje afresk per SALA DEL GRAN CONSIGLIO. Ky punim nuk ka rezistuar edhe mendohet te kete perfaqsuar betejen e Anghiarit.
Ne fakt Leonardo arriti pikun ne art gjate viteve te qendrimit ne Firenze. Punime si vete MONA LISA u realizuan ne qytetin e bukur Italian.
Ne 1506 ai morri lejen te kthehej per disa kohe ne Milano ku do te punonte ne disa projekte qe I kish lene pergjysem. Aty ai hasi perseri Francezet te cilet cuditerisht kesaj radhe kerkuan qe ai te qendronte per nje kohe me te gjate ne kete qytet.
Ndermjet viteve 1507 edhe 1508 Lonardo rivizitoi Firencen per te shitur pjese te pasurise se patundshme qe kish trasheguar nga I ati. Me pas ai kaloi disa vite ne Milano ku ju dha titulli “peintre et ingenieur ordinarie”. Kohen me te shumte ja dedikoi projekteve shkencore sic ishte kanalizimi I drigjeve te lumit ADDA.
Rikthimi I familjes SFORZA ne vitin 1512 detyron Leonardon te largohet nga Milano serisht. Nga viti 1513 deri ne vitin 1516 ai qendroi ne Rome nen protektoratin e te vellait te papes Leo X, Guiliano dei Medici. Ketu ai njihet me artistet edhe rivalet e tij te rinj, Rafael edhe Mikelanxhelo.
Pas vdekjes se Guliano dei Medici Leonardo pranon oferten e miqve te tij nga France edhe vendoset ne keshtjellen e Cloux afer Amboise. Ai qendroi aty nen shoqerine e studentit te tij te devotshem Melzi.
Leonardo vdiq ne 2 maj 1519 edhe u varros ne San Fiorentino qe ndodhet pikerisht ne Ambosise.

Jeta e Davinçit ishte e pshtjelluar per se tepermi ne ate kohe.
Perpos piktures siç e keni cekur me larte ai la pas vetes edeh nje numer te konsiderushem te vizatimeve qe kan mbetur si projekte te pa realizuara te asaj kohe mirepo qe dolen ne drite ne shekullin e XXn siç ishte helisa e helikopterit asensori apo bicikleta…
Monalizen  ia kishte dhuruar mbretit te Frances, ne te vertet Fransua I-rë e kishte blere “Gjokonden” pere 12 000 livres te epokes e qe ky ia dhuron Muzeut te Luvres ne Paris.
Mirepo njera nder enigmat e mjeshtrit te famshem mbetet pa dyshim “sanueri i Torinos” apo mbulojsja nga lini e nje shtofi qe krishtianet e konsiderojn edhe sotë  si mbuloja e Jezu Krishtit  pas krycifikimit te tijë.
Mbi kete pelhur shifet nje imazh enigmatike, te nje njeriut te moshuar i cili mban nje mjekerr dhe eshte bukur i gjate, gati nje meter e tetdhjet cm. e qe kisha katoloke e ka pervetesuar deri tani si te vetmin imazhe qe posedon nga Krishti, ku edhe sote pas sa  vite ekspozohet njehere ne vite ne katedralen e Torinos, ku aty gjendet edhe vepra e Davinçit, drekimi i Maria Magdalenes, qe Dan Brown e mori si nisme te sekretit ne romanin “kodi i davinçit”
Mirepo shkenca kohet e fundit ka avancuar teper sa qe doemos duhej te kalonte edhe kjo enigme nepser skanime dhe kerkime shkencore mbi origjinen e tije te vertete qe kisha katolike deri para ca vitesh kurrsesi s’ka pranuar  deri me tani gjersa  me ne fund nje grupe shkenctaresh nga tere bota e hjeken perden e misterit te shenjtit Suer i Torinos  dhe si perfundim shkenctaret zbuluan se kjo pelhur eshte e shekullit te XII  e kurrsesi e shek. te  I-rë si pretendonin kristianet e asaj kohe.
Kush  fshifet pra  me ate  figure misterioze qe njifet me emrin e Krishtit ?

Sipas analizave del se kjo pelhur eshte fotografia e pare ne botë !!!
Dhe imazhi qe mendohej se ishte krishti, ky imazhe eshte i Leonardo Da Vinçit ! Imazhi i tje i vertete i cili e ka realizuar ne  baze te eksperiencave qe bente pere te gjetur “kutin magjike te fotografis !!!

Si erdhi deri te fotografia e pare ?

Leonardi bente lloj lloj eksperimentesh, bente edhe kirurgji, anatomie dhe i pervishej perpos arshitektures edhe zbulimeve te aparateve qe do e ndryshonin boten, keshtu mendonte ai.
Gjate periudhes se kryqzatave ne token e shenjte, tregtare te ndryshem benin qarkullimin e mallrave te ndryshme por edhe shkembim idesh. Tek muslimanet e sirise ne ate kohe dihej pere marrje imazhesh mbi pelhure permes rrezeve te diellit qe kur nje person qendronte ne kembe nje kohe te gjate perballe diellit, te ndare ne mes nje pelhure nga lini, mbi te mbetnin gjurmet e imazhit te njeriut, si e dijm me von edhe aparati fotografik punon ne kete principe qe quhej “dhoma e imazhit” nga vjen me von emri pere kameren apo dhoma, italisht, vetem se me von ne shek XIX  i kan shtuar nje pelhure argjendi siper qelqit apo letres.
Pra perfundimi doli se Davinçi jo vetem se ishte nje artiste i shkelqyer, ai del si çpikes i shume aparateve ne jeten tone moderne, nder ta i shtohet edhe aparati fotografik qe bente ekpserimente e mjerishte se nuk deshti  te publikoje por mbeti si fshehtesi ne interes te kishes.
Mirepo njera nder endrrat me te medhe te Davinçit mbetet pa dyshim  fluturimi i njeriut. Ai i kushtoj tere jeten ketij projekti te batizuar “Codex Atlatico” ku vizatmet e tije ruhen sot ne Milano ne Biblioteken Ambrosiana dhe shume vizatime te tjera.

Një valë e fundit e librave dhe artikujve kanë sugjeruar se Leonardo da Vinçi ishte udhëheqësi i një shoqërie të fshehtë dhe se ai fshihte kodet sekrete dhe mesazhet në punët e tij të artit.

Leonardo da Vinçi ishte një mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit të njohur botërisht si i fshehtë, por në të vërtetë krejt të dukshme për një sy të vëmendshëm. Ajo që mbolli edhe më shumë mister në gjenialitetin e këtij gjeniu, ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes së Leonardos në një shoqatë të fshehtë të llojit masonik, të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna, mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë.

Megjithatë, ajo çka të gjithë skeptikët edhe përkrahësit janë dakord, është ajo për personalitetin e tij të veçantë, talentin e tij të padyshimtë, duke mbajtur të gjallë kështu një imazh pozitiv dhe të vlerësuar për gjeniun. Një valë e fundit e librave dhe artikujve kanë sugjeruar se Leonardo da Vinçi ishte udhëheqësi i një shoqërie të fshehtë dhe se ai fshihte kodet sekrete dhe mesazhet në punët e tij të artit. Leonardo ishte i aftë për të përdorur kodet dhe deshifrimet, shënimet e të cilit janë të shkruara duke mbajtur “pasqyrën” përpara shkrimit. Ende më mbresëlënëse në punët e tij artistike kanë qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Por në të vërtetë, Leonardo ishte mëngjarash dhe përdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Edhe pse nuk është e qartë se cila është arsyeja pse Leonardo e bëri këtë, është sugjeruar se ai mund të ketë ndier se disa nga shpikjet e tij ushtarake do të ishin shumë shkatërrimtare dhe të fuqishme në qoftë se binin në duar të gabuara, prandaj ai i mbrojti shënimet e tij, duke përdorur këtë metodë të kundërt me shkrimin. Studiues të tjerë theksojnë se ky lloj deshifrimi është mjaft i thjeshtë për t’u thyer. Mjafton të mbash vetëm një pasqyrë pranë një letre për të lexuar. Në qoftë se Leonardo do ta kishte përdorur atë për arsye sigurie, ai do ta kishte bërë këtë nëse ai ishte i shqetësuar vetëm për të fshehur përmbajtjen nga një vëzhgues i rastësishëm pasi me pak përqendrim shënimet e tij mund të deshifroheshin menjëherë.

Kohët e fundit, është besuar nga shumë njerëz se Leonardo kishte shpikur një pajisje të quajtur kripteks. Një kripteks është një tub i ndërtuar me një seri unazash me shkronjat e alfabetit të gdhendura mbi to. Kur unazat kthehen në mënyrë që disa shkronja të vijnë deri te fjalëkalimi i kripteksit, një nga shkronjat kapitale në fund mund të hiqet dhe përmbajtja mund të kuptohet. Por edhe pse kjo pajisje duket shumë e zgjuar dhe sa më shumë që kjo tingëllon si diçka të cilën Leonardo mund të ketë shpikur, kripteksi nuk është gjë tjetër, përveçse një mjeti imagjinar i krijuar nga Dan Brown dhe merita i kalon Leonardos në librin e tij të famshëm, “Kodi i Da Vinçit”. Nuk ka prova se Leonardo ka konceptuar në të vërtetë ose të ketë ndërtuar një pajisje të tillë.

Për sa i përket “Mona Lizës”, enigma është nëse ajo ishte me të vërtetë një autoportret i gjeniut apo jo. Një ide tejet e hapur është që Leonardo ka pikturuar simbole të fshehta ose mesazhe në veprat e artit të tij. Njerëzit kanë analizuar pikturën e tij më të famshme, “Mona Lizën”, dhe kanë hipotezuar të gjitha llojet, kuptimet e fshehura dhe teknikat në të. Është e sigurt se Leonardo ka përdorur disa nga truket artistike të tij më të mira për të krijuar pikturën. Profesoresha Margaret Livingstoun e Universitetit të Harvardit argumenton se piktura e Leonardos e vë theksin mbi skajet e buzëqeshjes së portretit e kështu ajo do të duket pak e paqartë. Për shkak të kësaj skajet e buzëqeshjes janë më të lehta të shihen nga vizioni periferik i një personi në vend që të shikohet direkt drejt tyre. Kjo mund të shpjegojë pse disa njerëz raportojnë se portreti herë duket të jetë i qeshur shumë e herë i zymtë.

Një tjetër teori e propozuar nga Christopher Tyler dhe Leonid Kontsevich të Institutit Smith-Kettlewell, Syri i Kërkimeve në San Francisko, thotë se buzëqeshja duket të ndryshojë për shkak të niveleve të ndryshueshme të zhurmës të rastit në sistemin vizual të njeriut. Qelizat në sytë njerëzorë kanë krijuar një nivel të ulët të “zhurmës në prapavijë” (që shihen si dritë e vogël dhe pika të errëta).

Dr. Lillian Schwartz e Bell Laborator ka dalë me atë që duket e pamundur, por ide intriguese. Ajo mendon se subjekti i është e qeshur, sepse artisti ka bërë një shaka për shikuesit. Ajo pretendon se në pikturë nuk është një grua mjaft e re, por është në fakt një vetëportret i artistit.

Duke u rikthyer te Dan Brown, në melodramën e tij të famshme “Kodi i Da Vinçit” sugjeron se Leonardo te “Darka e fundit” ka një numër kuptimesh të fshehura dhe simbole të shumta. Në një tregim imagjinar, ekziston komploti nga kisha e hershme për të shtypur rëndësinë e Maria Magdalenës, një nga pasuesit e Jezusit (historia sugjeron për shqetësimin e shumë besimtarëve po të merrnin vesh që ajo ishte gruaja e tij). Supozohet se Leonardo ishte kreu i një qëllimi të fshehtë, i atyre që e dinin të vërtetën rreth Magdalenës dhe tentativës për të ruajtur atë. Një nga mënyrat me të cilat Leonardo e bëri këtë për të lënë gjurmë në punët e tij të famshme, ishte në “Darkën e fundit”.

Piktura përshkruan Jezusin në fundin e darkës së përbashkët me dishepujt e tij para vdekjes. Leonardo përpiqet të kapë momentin kur Jezusi shpallet i tradhtuar dhe se një nga burrat në tavolinë do të jetë tradhtari i tij. Një e dhënë e rëndësishme e lënë nga Leonardo, sipas Brown, është se zakonisht dishepulli i identifikuar si John në foto është në të vërtetë Maria Magdalena. Në të vërtetë, një vështrim i shpejtë në pikturë mjafton për të konfirmuar këtë. Personi në të djathtë të Jezusit ka flokë të gjata dhe lëkurë të butë me ato që mund të konsiderohen si tipare femërore në krahasim me apostujt e vjetër, apostujt rreth e rrotull tyre. Brown po ashtu vë në dukje, me personazhet në historinë e tij, se Jezusi dhe figura në të djathtë të tij së bashku formojnë shkronjën “M”. A do të ishte ajo vallë për Marinë apo ndoshta Martesën? A janë këto gjurmë të lëna nga Leonardoja në lidhje me njohuritë e tij të fshehta?

Me gjithë përshtypjen e parë se figura në foto është femërore, çështja është nëse personazhi duket femëror nga një shikues i epokës në të cilën Leonardo e ka pikturuar atë. Gjoni është konsideruar të jetë më i riu i dishepujve dhe si i tillë ai është portretizuar shpesh si një nga të rinjtë me karakteristika të buta dhe flokët të gjatë. Në kohën e sotme tipare të tilla u atribuohen vetëm femrave, por në Firence në shekullin e pesëmbëdhjetë, një vend ku kishte një kulturë të ndryshme me pritjen se e bukura që është femërore mund të jetë edhe mashkullore, Leonardo ishte vetëm njëri nga artistët, duke përfshirë Ghirlandio dhe Andrea del Castagno, i cili pikturoi edhe Shën Gjonin në këtë mënyrë. Leonardo shpjegon se karakteri në këtë pikturë duhet të përshkruhet në bazë të llojeve të tij. Këto lloje mund të përfshijnë një njeri “të mençur” ose një “grua të vjetër”, secila me karakteristikat e tyre: mjekër, rrudhat, flokët e shkurtër apo të gjatë.

Për sa i përket shkronjës M në foto, kjo është rezultat i mënyrës se si artisti ka ndërtuar imazhin e Jezusit, i cili është në qendër të pikturës dhe ku trupi i tij qëndron në formën e një piramide dhe dishepujt në grupe në të dyja anët. Leonardo ka favorizuar këtë dizajn piramidal shpesh në veprat e tij.

Fakti që Leonardo ka qenë mjeshtër i madh i një shoqërie të fshehtë, duhet admiruar, megjithatë përfshirja e këtij personazhi historik në punët e imagjinatës dhe shpikjeve moderne intriguese, nuk duhet të lejojnë atë re vizioni të zbehë atë që Leonardo vërtet ka kryer. Veprat e tij artistike kanë qenë një frymëzim për miliona njerëz gjatë shekujve dhe përmbajnë vërtet simbolika të shumta të cilat ekspertët janë ende duke u përpjekur t’i zbërthejnë. Përveç kësaj, eksperimentet dhe shpikjet e tij e kanë treguar atë të jetë një mendimtar i përparuar, i cili shkoi përtej eksplorimeve të kolegëve të tij. Sekreti i Leonardo da Vinçit është se ai ishte një gjeni që ka mahnitur njerëzit anembanë botës.

Lorena Kollobani

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Create a free website or blog at WordPress.com.
Tema Esquire.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 899 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: