Nga baleti klasik në teatrin-performancë

Në vitin 1973 Pina Bausch themeloi teatrin performancë të Vupertalit e fitoi famë botërore. Një jubile teatror mes restrospektivës e vështirësive të fillimit të ri.

Teatri - perfomancëTeatri – perfomancë

Në të vërtetë ajo nuk e donte këtë përgjegjësi: Të drejtonte grupin e kërcimit të skenave të Vupertalit. Një gjë e paplanifikuar. Por Pina Bausch u bind dhe e shndërroi baletin e një teatri të thjeshtë të qytetit në një teatër performues të kohës, i cili u kthye në hit të eksportit kulturor gjerman. Sot Compagnie-n e drejton Lutz Förster. Edhe ai nuk e kishte të lehtë të merrte këtë vendim. Puna më e vështirë: Të ruash një trashëgimi legjendare dhe në të njëjtën kohë të krijosh hapësira të reja krijuese. “Fillimisht e largova këtë përgjegjësi nga vetja”, rrëfen ai, “jo se kisha frikë, por sepse nuk e kisha menduar asnjëherë këtë, asnjëherë”.

Që nga viti 1975, Förster bën pjesë në grupin e kërcimit, sot edhe profesor arti i Universitetit të Esenit “Folkwang”. Tani është ai që udhëheq sezonin artistik për nder të jubileut, një sezon që nderon edhe veprën e artistes Pina Bausch. Siparin e hap “Palermo, Palermo”, një performacë e frymëzuar nga jeta në qytetin sicilian Palermo.

Kërcimtari dhe drejtuesi Lutz Förster ka ndjekur udhën e artistes Pina BauschKërcimtari dhe drejtuesi Lutz Förster ka ndjekur udhën e artistes Pina Bausch

Shokuese për Vupertalin

“Mua nuk më intereson se si lëvizin njerëzit, por se çfarë i bën ata të lëvizin” – citati i shumëpërmendur i Pina Bausch shihet edhe në këtë pjesë. Larg botës plot elegancës artificiale të baletit klasik, ajo gjithmonë kërkonte atë element të brenshëm që ose i jep njeriut flatra ose e dërrmon atë. E kur sheh në skenë këcimtarët të marshojnë të kërrusur në një marsh absurd zije para rrënojave të një muri, e kupton se nuk bëhet fjalë për trupin, por për deformimin e brendshëm.

Një ditë para vënies në skenë të “Palermo, Palermo”. Lutz Förster nuk korrigjon më, ndryshe nga Pina Bausch. Puna e Försterit është e një tipi tjetër. “Unë nuk jam koreograf, jam këtu për të kuptuar pjesët, për të vazhduar provat, për t’u dhënë jetë. Dhe për të siguruar vazhdimësinë e Compagnie-s.

Një përgjegjësi për të cilën ai është shumë i përgatitur. Si kërcimtar, Förster ka përjetuar se si Pina e drojtur ia doli të bënte revolucionin e saj në botën e baletit. Me këmbëngulje ajo e konfrontonte publikun e Vupertalit me teatrin e saj, duke shkaktuar edhe skandale me pjesën “Blaubart” – një orgji shkatërrimi e tmerrshme, që në program ishte futur mes operave serioze dhe operatave të thjeshta. “Ky ishte një shok për publikun”, kujton Förster. “Zgjati një kohë të gjatë deri sa erdhi një publik tjetër, një publik që vinte nga bota e teatrit.”

Suksese jashtë Gjermanisë

Por jashtë Gjermanisë eksperimentet e Pina Bausch u pritën ndryshe. “Kjo ishte e veçanta. Aty kishim duartrokitje, reagime shumë të mira dhe emocionuese”. Grupi Compagnie u ftua në festivale të rëndësishme, ku takoheshin avangardistët e artit dhe ku vinte një publik i interesuar. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme, pse bota jashtë u bë kaq e rëndësishme për Pina Bausch. “Për të ishte shumë e rëndësishme të njihte kultura të tjera”, kujton Lutz Förster. “Ajo ishte e interesuar shumë për botën njerëzore, e për rrjedhojë edhe për ndërlidhjet kulturore.”

Pina BauschPina Bausch

Këtë e tregojnë edhe pjesët performuese që ajo përgatiste, pjesë që lidheshin me Palermon, Romën, Sao Paolon, Stambollin, Hong-Kongun apo Los Anxhelosin. “Unë e admiroj Pinën gjithnjë e më shumë. Ajo ka krijuar diçka universale, që gjen publik në të gjithë botën”, thotë Förster. Edhe në jubileun e teatrit performancë, trupa po shkon në turne në vende të ndryshme: Nga Japonia, Koreja e Jugut, deri në Kanada.

Riorientimi rrugë jo e lehtë

Interesi është shumë i madh, katër vjet pas vdekjes së Tina Bausch nga kanceri. Një bekim dhe përgjegjësi. Si një markë ndërkombëtare teatri mund të vazhdonte të kryente ture nëpër botë, por ai nuk mund të mbijetojë thjesht si një thesar -trashëgimi e Pina Bausch.

Riorientimi i teatrit do të jetë i vështirë në kohët me shumë pak fonde. Se si do të jetë e ardhmja, Lutz Förster nuk shprehet publikisht, por vetëm konfirmon: “Gjetja e një balance se si të ruajmë trashëgiminë e Pinës dhe në të njëjtën kohë të ecim në një rrugë të re, po të kujtojmë fillimet e Pinës, guxim pra për të hapur shtigje të reja.”

Norvegjia: ku ta çojë gjithë mirëqënien?

Fjorde blu, peizazhe të bukura, shumë para: shkaqe për t’u ankuar në Norvegji gjen pak, edhe pak para zgjedhjeve parlamentare. Por çfarë i nevojitet vendit, që me sa duket i ka të gjitha?

 Trondheim, Norwegen<br />
” src=”http://www.dw.de/image/0,,16142375_303,00.jpg” width=”700″ height=”394″ border=”0″ /></a></div>
<div>
<p>Që nga oborri, përmes pemëve mund të shohësh deri poshtë në fjordin e Trondheimit. Eshtë një pasdite e vonë vere në qytetin e vogël norvegjez Stjördal, rreth 30 km në lindje të Trondheimit. Ngadalë, në shtëpitë e veçuara për një familje në lagjen e re Geving ndizen dritat. Rune Vist mbështetet në kangjellat e ballkonit, pi një gllënjkë birrë dhe hedh vështrimin në fjord.</p>
<p>“Të jetosh këtu është më mirë për familjen”, thotë ai. “Një vend më i bukur për fëmijët. Veç kësaj këtu vendi është më i qetë dhe cilësia e jetesës më e lartë”. 41 vjeçari financier punon në një bankë të madhe në Trondheim. Pasi kanë jetuar 10 vjet në Oslo, Vist dhe e shoqja sapo janë futur në shtëpinë e tyre të re. Një shtëpi e gatshme nga katalogu: me shumë dritë, moderne, sipërfaqe të mëdha xhami, brenda e prerë me bollëk dhe me tavane të larta. 250 metra katrorë e ndarë në tri kate. Shumë vend, por që ka çmimin e vet.</p>
<p>“Ne kemi paguar gjashtë milionë krona për shtëpinë tonë”, tregon ajo. Këto janë rreth 750.000 euro. Çmimet e pasurive të patundshme në një qytet të vogël të Norvegjisë mund të krahasohen pa problem me çmimet e qyteteve të mëdha gjermane. Megjithatë, kudo në Stjördal ndërtohet. “Emigrimi i fuqisë punëtore në Norvegji është shumë i lartë”, thotë Rune Vist. “Ka shumë pak shtëpi. Prandaj aktualisht ia vlen të blesh shtëpi, për t’i dhënë ato me qira”.</p>
<div><a href=Rune VistRune Vist

Por shumica e norvegjezëve preferojnë të investojnë para për të blerë shtëpi për vete. Edhe familje të reja marrin me shumë lehtësi kredi në Norvegji -vetëm pak kapital vetjak duhet të ekzistojë dhe një kontratë pune. Punë në Norvegji kanë thuajse të gjithë. Kuota e papunësisë në të gjithë vendin është pak më e lartë se tre përqind – në Stjördal ajo është madje më e ulët.

Ankesat megjithë bollëkun maksimal

Shtëpi që i financon lehtë, thuajse fare papunësi dhe çdo herë, kur bëhet fjalë për nivelin më të lartë të jetesës në Evropë, shumicën e herëve Norvegjia zë vendet më të larta. A ka probleme populli në Norvegji? Sipas pensionistit të ri, Stig Eikeland po. “Rrugët tona janë të këqia, edhe sistemi hekurudhor”. Veç kësaj, lypësit, shumica nga Evropa lindore, duhet të largohen më në fund nga rruga. “Dhe veç kësaj, një pjesë më e madhe e fondit të naftës duhet të shkojë për sistemet sociale.”

Gropa në rrugë, pak emigrantë ilegalë nga Evropa Lindore, që lypin dhe mendime të ndryshme për faktin, se sa para duhen kursyer për kohë të këqia, në vend që të rrjedhin menjëherë në sistemin social?Probleme të tilla, vendet e tjera do të luteshin t’i kishin. Por këto janë pikërisht temat, të cilat do të vendosin zgjedhjet parlamentare të së hënës (09.09.). Kryeministri aktual Jens Stoltenberg, i partisë Social-Demokrate u duket i pavendosur bashkëatdhetarëve të tij. Pas masakrës së Utoyas, dy vjet më parë ai bëri figurë të mirë, por përsa i përket infrastrukturës dhe politikës sociale ai nuk i plotësoi të gjitha ato që priteshin. Shumë norvegjezë do të preferonin ta shihnin më të fortë sistemin social, duke investuar në të më shumë para nga shfrytëzimi i naftës dhe i gazit para bregdetit të Norvegjisë.

Kryeministri norvegjez, Jens StoltenbergKryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg

Shumë para

“Fondi norvegjez shtetëror i naftës është i ndarë në dy pjesë: një pjesë më e vogël investohet në vend dhe përbën sigurimet e pleqërisë dhe ato sociale. Pjesa tjetër, më e madhe përdoret vetëm për investime në botën e jashtme”, shpjegon Vist. Ky fond ka arritur tani shumën 560 miliardë euro. Kohët e fundit, fondi i naftës investoi në Londër, në Zvicër dhe në SHBA. Në Londër me të u ble një pjesë e Regent Street, një rrugë e madhe me dyqane. Në Zvicër u ble qendra e koncernit të Credit Suisse, në Bazel dhe në SHBA disa qendra tregtare apo të ngjashme.

10

Sht

Festivali i Bethovenit- pikë takimi e muzikantëve nga e gjithë bota

Në Bonn ka hapur siparin Festivali i Bethovenit 2013, i cili është kthyer ndërkohë në njërin nga festivalet më të rëndësishëm të botës muzikore, jo vetëm në Gjermani. Motoja e festivalit 2013 është “Shndërrimi”.

Monument i Ludwig van Beethoven

Në Bonn, në qytetin prej nga transmenton edhe Deutsche Welle është ngritur skena për njërin nga festivalet, që nuk është i rëndësishëm vetëm në Gjermani, por gjithnjë e më shumë ka fituar famë botërore në botën e muzikës, Festivali i Bethovenit. Qyteti i Bonit, një qytet historik dhe kryeqyteti i dikurshëm gjerman është krenar për birin më të famshëm të tij, kompozitorin e famshëm, Ludvig fan Bethoven.

Franc List paguan monumentin e Bethovenit

Monumenti i Bethoven në qendër të Bonit.Monumenti i Bethoven në qendër të Bonit.

 

Sot qyteti kujdeset shumë për ruajtur këtë trashëgimi. Shtëpia muze e Bethovenit, një monument në qendër të qytetit e që prej 166 vjetësh Festa e Bethovenit – të gjitha këto e shumë të tjera e kujtojnë kompozitorin më popullor të botës deri më sot, Ludvig fan Bethoven. Por fillimisht Boni nuk tregonte ndonjë interes të madh për kompozitorin. Kështu në 75 vjetorin e lindjes së Beethovenit, në vitin 1845, pianisti dhe kompozitori tjetër i famshëm, Franc List, një adhurues i Bethovenit i pagoi nga xhepi i tij paratë që duheshin për të paguar skulpturën në sheshin e qytetit, sot simboli i Bonit. Ceremonia e inagurimit u shoqërua me një festë muzikore tre ditore, ky eveniment konsiderohet si koha e lindjes së Festës së Bethovenit. Por pasi Franc List u largua nga Boni, ideja e festës u harrua për 25 vjet.

Në qendër veprat e Bethovenit

 

Ishte vetëm rritja e interesit për muzikën e Beethovenit, që e ktheu sërish në jetë Festivalin e Bethovenit, sot një pikëtakimi e muzikantëve nga e gjithë bota, dhe mjaft i vlerësuar për nivelin e lartë muzikor që ofron. Festivali zgjat gati gjashtë javë, me një program të ngjeshur muzikor, i cili u jep mundësi solistëve, dirigjentëve dhe orkestrave sinfonike nga vende të ndryshme të botës të shfaqin veprat muzikore në 70 koncerte, në 29 salla koncertesh. Sigurisht në qendër të Festivalit janë veprat e Bethovenit. Interesante është edhe motoja, me të cilën paraqitet çdo vit ky festival: Këtë vit motoja është “Shndërrimi”, që nënkupton variacionin dhe adaptimin, traditën dhe rinovimin. Por festivali nuk ofron vetëm muzikë, por edhe një sërë aktivitetesh të tjera që e shoqërojnë këtë Festival botëror! E në fund një kuriozitet: Drejtoresha e re e Festivalit të Bethovenit është Nike Wagner, stërmbesa e po ashtu njërit nga kompozitorët e famshëm botërorë, Rihard Wagner.

09

Sht

Shkodra, kjo k’and e pashoqe përmallimi

Nga Albert Vataj

Nëpër mundësitë të mvetësuara si gjendje e ngarkuar emocionale, pareshtur kërkojmë të vizatojmë përfytyrime dhe andje, të cilat duke shëtit’ nëpër kujtime dhe nostalgji, ngulmojnë t’zbresin në t’tashmen e gjanave t’mundshme. Kësisoj, ta kapi për dore, porsi fëmijën, e duke rend’ t’i rrëfej të shkumen, ta çoj nëpër vende, ku copëza jete dhe shpirti i kisha fshehun nëpër kujtime si thesare.

Asnjëherë nuk e kuptojmë se është dikush përbrenda nesh që mundet me u kujdesë me kaq përkushtim për me na zgju pupth rijetimin, me i dhan’ hov kujtimeve dhe me shkund’ pluhurin e harrimit. Kësisoj, me u zgju një ditë i tunduar nga një dëshirë nënshtruese përjetimi dhe andje. T’vagullta shfaqen ato vegime dhe mirazhe beduinësh, megjithatë krejtçka kjartësohet dhe hidhesh në këtë përmendje me një destinacion, të cilit i jepesh.

Që atmot të vitit 1997, kur i kisha kthy shpinën prindërve, kujtimeve dhe vendlindjes, e po ikja i ngarkuar me të paktat gjëra, ku barrën kryesore e përbënin librat, pasuria ime e shtrenjtë dhe e shenjtë, Shkodra nuk ishte kaq larg, distancë të cilën kisha nevojë ta fashisja pajada. Anipse përgjatë këtyre viteve nuk më ka munguar motivimi për ta vizituar, megjithëse i ngarkuar gjithher’ me peshën e një angazhimi familjar dhe farefisnor, vaki dhe shyqyre.

Zanafilla e nji yshtjeje

Malli dhe nostalgjia, ngasun prej një kohështrirje mungese dhe harrimi, jo shumë larg, ngulmi për ta kundru dhe kumtu si një gajle e kahershme k’andeshumë, u bënë yshtja e pamëdyshtë që Shkodra t’ishin destinacioni i pushimeve të këtij viti. Imazhi hirëplotë dhe sharmi magjepsës, rrugëtuar përmes fotografish dhe ujdhesash të pamata mediatike, nuk mund të ishin aq të përplotësuara sa të dakordësohesha, duke ruajt’ distancën e të mallohesha prej s’largu, ndërsa lundroja i magjepsur në këtë shëtije sendërtimesh mediatike të vendlindjes sime dhe krejt’asaj që kishte lënë dhe mbetur tek unë, jo dhe aq si përkatësi krahinore, sesa si një mishërim hyjnizues. Doja ta prekja me duar, të shkelja me këmbë e ta fokusoja me andje gjithë atë që më gufonte me mall dhe gazmim.

Tiranë-Shkodër, vajtje-ardhje

Na u desh të linim Tiranën, ndërsa ora sapo kishte kalu 09:10 minuta dhe dielli përvëlues i gushtit nderej mbi kryeqytet, duke derdh’ një dritim verbues dhe një tejzgjatje hijesh në anën veriore, kah që mori drejtim makina, me të cilin po udhëtonim. Nga tre pasagjerë në këtë destinacion, Tiranë-Shkodër, vajtje-ardhje, vetëm unë isha i njëmentë. Im bir, 8 vjeç, i shumëdashuruar me detin, në të hyrë të Lezhës e mësoi se deti, të cilin ai po kërkonte t’i shfaqej, e kishim lënë tashmë pas dhe i ishim drejtuar qytetit verior të Shkodrës. Ndërsa i afroheshim fillesës së pushimeve dhe po përshkonim sakaq rrugët e territorit rrethues të kryeqendrës së veriut, ngasesha në vetvete përmes shumë hamendjesh dhe mendimesh, porsi një pasionant i çmendur lirishë, i pataksur nga horizonti.

Në “portat” e Shkodrës!

Në të hyrë të qytetit telefonova një mikun, njëherash dhe kolegun tim të hershëm, të cilin e pyeta veç të tjerave mbi vendet me të favorshme ku mund të parkonim shoqëruesin tonë katër-rrotësh. “Rruga e Degës, ose te Poliklinika”, shqiptoi ai telegrafisht dhe nuk harroi të më konfirmonte vendtakimin atypari. Ata ishin dy destinacione dhe një krahështrirje e piketuar në një horizont që sa vjen e kjartëson pamjen për nëndiellin e zenittë që gjejmë teksa “gozhdon” me dritë dhe 39 gradë celcius krejtkah pamja rrok bujtjen tonë në këtë qytet. Vargani i makinave që rrjeshtohej si fishekët në vezme, përgjatë gjithë rrugës së Degës, (është fjala për të famshmen dhe ogurzezën, “Dega e Brendshme”) shkëputej fiks përballë “Kinema Rrepublika”, si një shkas mirëseardhjeje dhe mikpritjeje shkodrane.

Miku im, priste tashmë kryekëput ku më kishte parathënë. U përshëndetëm, u falëm dhe sakaq ndoqëm hapat që do të na çonin në qendër, të mbanim frymën në një prej lokaleve më të njohura të Piacës dhe njëherash në një nga “kapanonet” mundane, ku vendtakohen turlilloj, që nga zejtarë të politikës, deri te katundari e hallexhiu. Ç’nuk sheh e më kë nuk shihesh në kësi bujtinash kolektive, ku tangarlleku dhe krehbishtja lëpihen, mediokriteti dhe retorika krekosen si kryekooperativistët e kohës së Enverit. Kjo kafeteri gjithnjë ma ka shpifur, si çdo shtirje tjetër dhe unë viktima, gjithnjë e kam frekuentuar me të njëjtin person, gjithnjë me po të njëjtën arsye, refuzimit të mbetur në tentativë. Piva atë kafe i strukur nën peshën e rëndë të tollovisë dhe barokut, ndërruam me fjalë të thjeshta do muhabete të mëdha dhe pas jo shumë minutash i vumë kapak me një fërkim kontruktiv psikologjik dhe politik.

Rozafa, hijerëndë dhe krenare

Kaluam pragum e hotel “Rozafa” të tre njiherësh për të konsumuar takimin konsultativ dhe informues, për t’u përballur me ndryshimet e viteve të kakohëshme. Një taft i freskët u përplas në ne si një horizont që çelet tinzisht me të hyrë në holl. Kumti i shpërfaqur dhe buzëqeshja e hijshme e sportelistes që priti fjalën tonë të përzgjidhte gjuhën, me të cilën do të komunikonte, ishin nistoret e kësaj bujtjeje. Kur shqipja jonë gegnore u artikulua duke u hedhur si një urë, buzëqeshja e saj u shkriftua njëherësh me gjuhën. Bashkëshortja kërkoi mundësi të njihej me kushtet e dhomës dhe çmimin.

Ndërsa ajo me djalin morën ashensorin dhe u ngjitën për t’u njohur me atë që do të ishte strehëza disaditëshe, unë u shkreha në ndenjëset gjysmëhënë prej lëkure, duke soditur ndryshimet e bëra dhe duke shijuar ajrin e kondicionuar. Nuk vonoi dhe bashkëshortja u shfaq. Kur ende nuk kisha formuluar pyetjen sesa dashamirëse ishte strehëza jonë e përkohëshme, dhe ç’u bë i dyti në këtë kqyrje, ajo shtoi: Djali hyri në dush. Domethënë, ne zyrtarisht ishim bujtësit e vetëm shqipfolës në këtë ngrehinë emblematike të qytetit verior.

Perëndim në Rrmaj

Sapo tisi i hollë i muzgut nis të mbështjellë shtatin e qytetit e rruginave nisi të lëshohet batica mbramësore, yshtëm vullnesën me drejtim verilindor të Shkodrës për me sos’ në varrezat katolike. Ky cak mëtonte të ishte një vizitë te varri i tim eti, si një ogur i mirë dhe një bekim për këtë aventurë familjare pushimesh. Gjithnjë më ka magjepsur ajo pamje që të shfaqet sapo kalon pragun dhe hyn në territorin e kishës, ku prehen në përjetësi jetët e pasosuna të krejt atyne që ky truall i vullnesës hyjnore i ka pranuar në gjirin e vet, si një shëlbim për rrugëtimin e tyre të amshuar. Azgja, veç hapave tonë që preknin puhizshëm tabanin e kësaj toke pushimi të pasosun, nuk kishte gjas’ me e prish heshtjen që t’rrethonte gjithkah. Kryqe, kryqe, shtatore shenjtorësh që shenjtërojnë amshimin e këtyre shpirtrave, ndiqnin hapat dhe kureshtinë tonë që zvarrej ngadal për nga e djathta e kapelës së kishës. Kurrkund tjetër nuk mundesh me ndje dimensionin e pafundësisë që të përshkon, përveçse këtu. Atë paqe dëshiruese, kurrkush nuk mundet me ta kungu përplot me besim, se në këtë vend, ku piktakohen jetët dhe shpirtrat, ku ndahen të gjallët me përjetësinë. Më poetike e vizatoi këtë behje mirënjohjeje në Rrmaj, perëndimi, ardhja e të cilit nisi me ra mbi kryqe e shtatore si një mëndafsh i kuq, i cili ngulmon me struk’ përkadalë në gjirin e vet, natën dhe këtë qytet të vdekurish që gjallon mallnueshëm në kënd të Shkodrës. Duke lënë pas dritën e zbehtë të qirinjve, që ndrinin tuj dridh’ si purtek, mbi varrin e tim eti, e tuj marrë me vete një gjendje të amullt kujtimesh dhe kumti, kapërcyem pragun në Rrmaj për t’u kthy në rrëmetin mbramsor të jetës së qytetit.

Të zgjohesh prej kushtrimit falenderues të Zotit

“Një, dy, tre… një dy tre, prova teknike”, ishte ninulla e kësaj dore fjalësh dhe shuplaka e një vullnese vetëdije, ajo që më përmendi atë mëngjes. Një puhi e hollë drite dukej teksa lëshohej si pudër në kurmin e natës që jepte shpirt. Ende nuk po e kuptoja se ç’po ndodhte. Ky zë sa vinte e grushtonte më fort muret e trasha të heshtjes në nadjen e freskët shkodrane. Pas një heshtjeje që nuk nguroi të hynte nga dritarja dhe dera e ballkonit, lënë hapur si të vetmet mundësi kondicionimi, një zë i paqtë kumboi si një davaritje e territ dhe kushtrimi. Kaq do të mjaftonte të hovesha përpjetë e të përfshihesha në këtë ndodhi, së cilës nuk i kisha vënë ende një emër. Brofa te ballkoni i dhomës së Rozafës që shikonte nga qendra e qytetit. Poshtë meje një amfiteatër religjioz kishte marrë jetë, duke zbardhur bashkë me ditën. Përnjëheresh u ndërmenda, ishte Fitër Bajrami. Qëndrova për disa minuta duke kundruar atë pamje që sa vinte dhe përplotësohej si mozaik. Besimtarë të shumtë vërshonin nga të katër anët e qytetit për t’u derdhur rreth këtij zëri që kumbonte dëgjues deri thellë në kurmin e përgjumur të qytetit. Radhë-radhë uleshin në tabanin e rrugës karshi Xhamisë së Madhe, improvizuar si një mundësi për kryerjen e riteve muslimane të kësaj ditë të shenjtë. Tashmë rrezet e para të dritës ngriheshin mbi kreshtat e maleve, duke u lëshuar mbi besimtarët dhe heshtjen, ku ende platitej Shkodra. Ishte i tjetërllojtë ky zgjim në qytetin tim, siç ishte edhe pamja që shpërfaqej në këtë nadje të hertë.

Me fotografi nëpër Shkodrën e rikthyme në hiret dhe nurin e saj

Tuj shëtit nëpër tisin e hollë të gjanave të vyeme dhe kujtimeve, i prekun prej mallit dhe melankolisë, hova. Munda plogështinë dhe mëdyshjet, sfidova k’anden e një gjumi që vërdallej të më kaplonte rishtaz, u vesha, mora aparatin fotografik dhe dola. Kyça në dhomën e hotelit bashkëshoqëruesit në këtë tur shëtitues shkodran, dhe brofa në rrugë. Kishte kohë që më ngucte një vullnesë me u turr’ në Shkodër e më u lëshu përplot me pasion një sipërmarrjeje fotografike, me fokusu çdo copë të këtij hiri hyjnie, që kjo Shkodër ka marrë, me ia dhan’ veten pa droje kësaj prekjeje magjike e kjartësie që kjo bukuri rrezaton sot nëpër ato rrugë, ku më ngucatin kujtime. Kohëshumë kishin mbetur përmbas’ që nuk i isha përvesh një shëtitjeje kësoorëshe në qytet. Nuk mund të them se qysh’kur, po krejçka ngucati kjo shëtitje kishte të bënte me vegjëlinë time. Gjuhadoli, që tash i asht kthy triumfalisht të shkumes së vet shndritëse, më ndërmendi yshtjen që m’sabah në radhët e dyqaneve. Nëpër gjurmët në këto rrugë, një melankoli m’u qas përkundrudh dhe më ndiqte hap pas hapi me hijen që, sa vinte e lëngonte poshtë hapave që ndiqnin njani-tjetrin në kundimin mëngjesor. Në këtë nadje k’andeshumë kisha me u rikthy nëpër tana ata kujtime që më mbajnë t’lidhun kaq ngusht me çdo copë të kurmit të këtij qyteti. Nuk kishte kush i ngucat’ përjetimet e së shkumes, me prek krejtkund ku kisha nejt, me shkel, panalun krejtkah kisha shku. Një rini e allasojt’ ka mujt me ken’ ajo e jona, megjithatë kishte se ç’ka me m’rrëfy në këtë shtegtim. Sakaq nuk kisha të ngopun së shtypuni butonin e shkrepjes së “Fuji Film”-it. Kisha një ngasje me fokusu çdo pëllëmbë të kësaj rendjeje nëpër shtigjet e s’shkumes. Pothuaj e gjithë zemra e Shkodrës ishte struk’ në kartën 4 GB të aparatit tim modest, e krejt atë rijetim kujtimesh, kishte mujt me e xan në të kjo k’andë, për me marrë krejtçka, e mos me lan’ pa marrë kurrgja. U ktheva në dhomën e hotelit, me një pash diell, ndërsa bashkëshoqëruesit ende kridheshin në gjumë.

Zogaj, krap dhe liqen

Fshati Zogaj struket në perëndim të qytetit të Shkodrës, jo më larg se 9 kilometra. Ai kufizohet në perëndim nga Kraja, në lindje nga Shiroka në jug e fillëron Taraboshi dhe në veri e përkëdhel me ujërat dhe pamjen magjepsëse, Liqeni i Shkodrës. S’kishte gjas’ të mbetej jashtë k’andes për me e vizitu dhe shiju Zogajn, këtë vend që ka mbirë mbi shkëmb, dhe jetën banorët e tij e kanë degëzuar mbi liqen. Prej s’largti në fëmijërinë time, im at’ më kishte fol’ për këtë fshat të pazakontë, këto banorë zemërbardhë dhe manat që kishin mpleksur rrënjët në shkëmb e ngriheshin mbi ta si mbi kama mitike. Rrugës sonë për atje iu shtua edhe daja Iliri. Dielli i gushtit përcëllonte, ora kur sosëm atje ishte pika e zhegut. Megjithatë kjo nuk u kthye në mpirje e vullnesës sonë të mirë për ta kundruar atë, për ta lëmur’ syprinën joshëse si mëndafsh të liqenit. Në kthim, pa gjas’ ishte për me u largu pa një kujtim gastronomik, pa shijen e krapit të liqenit, pa sprovu bujarinë dhe sejdisjen e këtyre njerëzve. Pa shumë salltanete dhe krejt pa ojna, ishte bujtina ku ngulëm të drekonim, e cila natyrisht rrinte porsi një soditës mbi liqen.

Qershi mbi tortë e kësaj andje plot shend ishte Shiroka dhe perëndimi, në kthim. Një dielli majahosh që platit mbi liqen si medaljon zjarri u bë kartolina e radhës. Ajo Shirokë që gjetëm, kurrsesi nuk ishte e t’shkumes teme jo shumë të largët dhe proverbit “T’marrsha të keqen moj Shirokë, kokrra e rans ma e madhja n’botë”. Nuk hetum gjurmë të dyndjes së pushuesve, e për më pak t’kishte nga ato syresh që ngulnin për t’u përfshirë në zjarrin e flakëve të këtij perëndimi, me përjashtim t’bujtësve të mbramjes, si dhe ne, pa harruar dhe amatorët e peshkimit, të cilët rëndom janë të ardhun enkas nga qyteti.

Dugajt e reja dhe shëtitorja

Është pothuajse gjithçka që Shkodra mundet me ngas’ dhe me e dhan’ pa kursim që nga vendaliu e deri te kureshtia e krejt’kujt, me kast edhe të huajve, të cilët kanë dëgjuar dhe përcjell’ prej s’largu për rrugën e Dugajve t’reja, e qujtun administrativisht “Kol Idromeno”. Pedonalja, kamsorja e prume në shqip, është një nga joshjet më të epshme për kandën e sekujt që vjen në Shkodër. Kësisoj, nuk kishte se si mos t’jetë edhe për ne si e tillë, pas namit të madh dhe nusërimit që ka lëshu në vete kjo copë e hershme e historishumë e qytetit verior. Për këtë shëtitore, dugajt e kësaj rruge, zanatçinjt’ dhe tregtarët e saj është folur dhe është shkruar pafund. Në vete ajo mban edhe shumë gojëdhëna dhe legjenda urbane të gostituna dhe të mylmyme me shumë shije dhe sharm. Kishte shku do natë kur zume vend në një nga të panumërtat lokale që, sa vinin dhe po i merrnin frymën kësaj mushkërie të transplantuar. S’do të ishte me rëndësi as porosia dhe as shërbimi, sa do të merrte vëmendje shëmbëllimi që mëtonte vetiu, ajo që derisot quhej kamsore dhe tashembas, do të ishte më e gjetur të ishte dhe të funksiononte si një pasarelë mbrëmjejeje, ku shkodranë e të ardhun, përgatiten me shumë kujdes për shëtitjen e “dukjes”. Këtu njerëzit vijnë për të pa dhe për t’u pa. Në të dy anët e mbetura, pa u zënë me karrike dhe tavolina vërshon radhë-e radhë valëzimi mbramësor i kërshërisë. Për ata që dalin s’pariherë në këtë paradë është shumë e sikletshme. Qindra sy dhe vështrime të vëzhgojnë me ngulm dhe pareshtur. Azgja nuk hyn dhe del nga kjo pasarelë gjigande pa u vëzhguar dhe komentuar. Ky sëmbim zgjaton deri para orëve që paralajmërojnë mesnatën, kohë kur nis të davaritet reja e njerëzve dhe qyteti hidhet në prehnin e ëndërrimeve. Ikëm edhe ne, duke marrë me vete një lëndim dhe dhimbje, që ka të bëjë me atë që kishte molepsur kaq shpejt këtë hir të Shkodrës, këtë pamje që e gjejmë të fokusuar në andje dhe kartolina personale, mijëra herë nga dashnorët e bukurisë dhe sharmit. Nga një këmbësore dhe disa stola për bujtësit e mbrëmjes dhe hijeshinë e vajtje-ardhjes, kuvendimit dhe falmeshnetet mesvedi, Rruga “Kol Idromeno” ishte transformuar në një pasarelë, pijetore kolektive dhe zhagitje e pështirë interesash përfitimi. E shëmtuara e kësaj bukurie ishte padyshim larushia e çadrave që ndereshi mbi kokat e bujtësve, turlillojshmëria e firmave dhe patentave të pijeve dhe gostive që jargiste shumndhyrshëm marketing dhe pabukuri. Ajo që ishte andja dhe dëshira më e madhe e Shkodrës, m’u ba zehri ma i hidhët dhe zhgënjimi ma i madh. Gjithpoaq k’anda ma kishte me kundru e me e shiju ashtu siç duhej të ishte dhe mbeta në përpjekjen teme të mëdysht’ për me e pranu ashtu siç e kishin katandis’.

Nata e epilogut

Tashma nata ka mbështjellë krejt shtatin tënd Shkodër Loce. Ngadalë, hapave të mbramë i vihen nga pas pëshpërimat dhe tafti i freskët i natës së fundgushtit dhe turri jem për me e mbyll’.

Dritat dhe prekjet tinzare llamburisin në këtë kredhje mesnate. Një ditë ke lënë pas, qyteti im dhe unë në vete, vite dhe kujtime kam struk’ në përmallim. Pas hiqen zvarrë rrugëve të tua, kujtime dhe derte, lëndime dhe andrrime, ankime e lëngime. Hiqen zvarrë e struken nën dritat që përgjojnë ngultas krejt këtë lojë fryme e hijesh ikanake e ne kundrojmë. Nata t’ka veshur qyteti im dhe ti sërish kumton hiret e një nuseje që drojshëm nën duvak, k’andet me ladru nëpër kujtime dhe dëshirime. Duke vështruar yjet mbi qiellin tënd, pafundësinë e dëshirës me të dasht’ përjetësisht me të njëjtin passion, ndjej teksa më pëshkon si një prekje ngjethëse ikja. Erdha e më duhet me t’lanë në shenjtnin’ tande, duke ikun me zemrën plot e me hovin peshë, me ty në sy e në shpirt, Shkodër, k’and e pashoqe përmallimi.

Gusht 2013

Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (1) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (2) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (3) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (4) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (5) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (6) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (7) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (8) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (9) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (10) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (11) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (12) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (13) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (14) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (15) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (16) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (17) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (18) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (19) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (20) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (21) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (22) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (23) Shkoder-Gusht-2013-foto-albert-vataj (24)

22

Kor

Kuteli dhe shkollat e verifikimit të letrares

Mitrush_Kuteli Mitrush_KuteliNga Behar GJOKA*

Kapërcimi i sprovës, së rileximit të prozës kuteliane, jep dorë për të përthithur ngjizjen e veçantë letrare. Nëse proza e këtij shkrimtari do të interpretohej me një të rënë të lapsit, atëhermë me siguri magjia shkrimore do të shkërmoqej dhe pluhurëzohej si prania e letraritetit si esencë unike. Dihet, në qoftë se ka vend për teoritë letrare, se paprajshmëria e leximit, interpretimit, shqyrtimeve disaplanore, ka jo pak gjasime receptimesh. Ndërmjet gurgullimave përthithëse, nisur vetëmse nga teoria e parashtrimeve, mund të përveçohen disa:

E para: Ta largojë, pa pikën e drojës, deri në skajshmëri prej botës fluide, çfarë plazmon autori si mesazh dhe parafytyrim.

E dyta: Ta prishë dhe shkatërrojë realitetin e projektuar letrar në varësi të rrethanave jashtëletrare.

E treta: Ta dhunojë përvojën shkrimore, pamëdyshje veprën letrare, me njollat biografike.

E katërta: T’i avitesh përngjitas, ndërkaq me ftohtësinë dhe akullësinë e shkencëtarit dogmatik, kinse po ia nxjerr bakrin principeve letrare.

E pesta: T’i qasesh tekstit letrar vetëm si realitet letrar i vetvetishëm, që nënkupton edhe vështrimet kulturologjike apo eseistike.

Mëkatet e teorisë (së gjithë kohërave), padyshim letrare në shpjegimin e natyralitetit specifik të artit, e cila edhe shkatërron letraren, siç shprehet Xh. Culler, janë të vetëkuptueshme, madje ka gjasa se janë thelbi i thelbësores letrare. Pashpjegueshmëria, në rastin e artit dhe letërsisë, krejt e kuptueshme, është vetë kufiri i ekzistencës së magjisë. Nëse do të shpjegohej magjia, atëhere ajo do zhbëhej, mbase edhe do të fshihej si ekzistencë. Teoria letrare, megjithatë na mundëson shansin për ta shijuar, ndjerë dhe prekur, por kurrsesi për ta zhveshur nga lëvozhga mrekullibërëse, emocionale dhe shprehëse, që përjetohet mëvetësishëm nga qenia dhe brezat njerëzorë. Pra, letërsia dhe teoria letrare janë dy realitete të mëvetësishme, që në asnjë rast nuk përputhen, çka nuk do të thotë se nuk kanë pika takimi. Letërsia, është një realitet fundekrye specifik. Teoria letrare, ndërkaq është një realitet më vete, që shenjon ligjësoritë e letërsisë, pra është shkenca që në njëfarë mënyre përndrit vlerat letrare. Ndërkohë që këndshikimet teorike, vetë Kuteli, por ca më tepër krijimtaria e larme letrare, në njëfarë mënyre i ka shijuar dhe shpalosur me tepri. Nëpër të gjitha shqyrtimet, botëperceptimore të gjertashme, tërthorazi apo hapur, lihet të nënkuptohet se proza e tij, është krejt e veçantë. Madje, ngahera shenjohet edhe si gjeniu i rrëfimit në letrat shqipe dhe si mjeshtër i rrallë i artit të fjalës. Ka të vërteta në këto pohime dhe gjykime, të hedhura kohë pas kohe, natyrisht të thëna vetëmse mbas ndarjes nga jeta të shkrimtarit. Bashkë me to, në shumicën e herëve, ka tepri zelli, për ta lexuar vetëm nëpërmjet teoritikës sociologjike. Vetëkuptohet, se leximtaria e tillë, deri në vitet ’90 dhe më vonë, e ka shartuar e futur në ujë veprën letrare, veçanërisht prozën e autorit, jo se mungon tërësisht ky tipar, porse në semantikën letrare, socialja dhe socialiteti, nuk janë thelbësore. Paqartësia dhe deformimi qëllimor, enkas apo rastësor, përpos të tjerash do kërkuar në sqarimin e dy momenteve esencialë:

- Cilës periudhë letrare i përket Mitrush Kuteli? Pandarazi, me të edhe prozëshkrimi i tij unik? Gjithashtu, në mbështetje të kthjellimit të momenteve shkrimore, po në këtë rrafsh, si do të trajtohen shqyrtimet kritike dhe sprovat në lëmin e poezisë? Kjo problematikë e gjerë, patjetër edhe nyjëtime të tjera letrare, do të gjenin shpjegimin e natyrshëm, duke e vendosur figurën e shkrimtarit në konteksin e rrethanave shkrimore. Shkurt, në cilën hark kohor u realizua Kuteli si shkrimtar, prozator e poet, mandej si lëvrues i kritikës letrare?

Fakti kokëfortë, që megjithatë pjesën dërrmuese të krijimtarisë autoriale dhe vështrimeve kritike, autori i ka botuar para viteve 1944, flet vetë. Vepra të kësaj periudhe janë Poeti Lasgush Poradeci -1937, Netë shqiptare -1938, Ago Jakupi e të tjera rrëfime -1943, Sulm e lotë me një fjalë prej Dr. Pas. -1943, Havadan më havadan -pamflete 1943, Këngë e britma nga qyteti i djegur -këngë popullore 1943, Kapllan Aga i Shaban Shpatës -1944, dhe Shënime letrare -kritikë 1944. Edhe nga ky vështrim panoramik, nisur prej vitbotimeve të veprave të autorit, vetiu dalin në fokus tipare përfaqësuese shkrimore:

- Se kemi të bëjmë me një kritik të talentuar, përderisa shqyrtimi i poezisë së Poradecit, Nolit, Emineskut etj. , qëndron edhe sot si interpretim.

- Se është njëri nga lëvruesit më kualitativ si llojeshmëri, i prozës shqipe.

- Se sprovat poetike zënë fill dhe shpalohen pikërisht nëpër ato vite.

- Se është njëri nga publicistët më të shquar të asaj kohe.

- Se ishte një ekonomist i zoti, nga të vetmit doktorantë i shkolluar jashtë.

- Se vështrimi i tij nga krijimtaria gojore, veçmas si mbledhës i zellshëm, e radhit ndër folkloristët më të shquar.

Cilësitë e shpërfaqura, në librat e botuara, deri në vitin 1944, shenjojnë një personalitet të formuar dhe me ndikim. Fushat e lëvruara, si dhe vetitë e dëshmuara ndihmojnë për të përcaktuar vendin, kohën dhe përmasat e shkrimtarisë:

Së pari: Kuteli si figurë shumëplanëshe, më tepër i përket letërsisë midis dy luftërave botërore, pa nxjerrë mendësh ndihmesën në lëmin e përkthimit, në ritregimin e legjendave të epikës shqipe ose përpjekjen serioze në lëvrimin e romanit.

Së dyti: Mitrush Kuteli faktikisht është autori më i botuar në vitet ’30-40.

Megjithëse, duhet qartësuar ky moment, fillesat e prozës kuteliane hidhen në vitet njëzet, posaçërisht e dorëshkruar më 1926, dhe përkitazi viti 1929, koha e botimit në shtypin e kohës e novelës Vjeshta e Xheladin Beut, njërës prej krijesave të autorit, ku shfaqen farfurimat dhe vrundujt e parë të prozës magjike, madje të një realizmi mirëfilli të magjishëm. Gjurmët e shprehësisë artistike, në lëmin e prozës, në lëvrimin e rrëfenjave dhe rrëfimeve, tregimeve dhe novelave, shenjohen prej asokohe. Prandaj, piskama letrare e Kutelit, bashkë me veprën letrare të Ernest Koliqit, paralajmëronte se letrat shqipe kanë hyrë në hullinë e lëvrimit të prozës moderne. . Në kuptimin e personalitetit të formuar, të mjeshtrit të tregimit, përgjithësisht të prozës, kritikut të sprovuar letrar, të botuesit serioz, çka vërtetohet nga shkalla e përkujdesjes së treguar ndaj krijimtarisë poetike të Poradecit e Nolit, ligjëruesit të poezisë atdhetare me Poemin Kosovar, shpërfaqet i plotë qysh herët. Ky fakt nga më themelorët si jetëshkrim ose përmendet shkarazi ose gati anashkalohet. Duke vepruar kështu, madje për një periudhë të tejzgjatur, Kuteli dhe vepra letrare tërësore, padyshim edhe proza nuk vendohet në kontekstin e rrethanave, që u përket më së shumti. Të atmosferës letrare, përplot laryshi, që nxori në pah figura të shquara si Konica, prozator e kritik i rrallë; Fishta, shkrimtar gjithplanësh, prozator, dramaturg, kritik, poet lirik, satirik e mbi të gjitha epik me kryeveprën e tij Lahuta e Malcisë; Poradeci, poetin thinosh të natyrës, dashurisë dhe atdhesisë; Haxhiademi, dramaturgun e shquar; Nolin, përkthyesin dhe poetin; Migjenin, poetin dhe prozatorin e sprovave moderne. Pjesë e përfillshme, e atij mjedisi trëndafilor, letrar dhe kulturor, ndërkohë që ende shkruanin Mjedja, Çajupi, Santori e Asdreni, është edhe Dhimitër Pasko. Pikërisht, kjo aureolë lëbyrëse letrariteti, është më së parmi konteksti thelbësor i ngjizjes dhe mëkimit të Kutelit si shkrimtar. Sprovat e modernitetit, qoftë në poezi, qoftë në prozë apo në kritikën letrare, nuk mund të kuptohen kurrsesi pa praninë e tij, me të gjithë arsenalin e shprehur, e veçanërisht në fibrimet e befta të lëvrimit të prozës. Krahazi, Kuteli dhe Koliqi, kjo dyshe fatlume për letrat shqipe, jo vetëm se hodhën themelet e prozës moderne por, me formatin shprehës, koloritin narrativ, ngjyresat leksikore, shenjëzuan kulmime ligjërimore në lëmin e prozës. Prandaj, mbas viteve ’44, Kuteli vinte si një krijues i pjekur, me personalitet të kristalizuar dhe të shpërfaqur, në disa lami të kulturës. Megjithatë, veçmas viti ’47, a diçka më herët se kaq, ngaqë edhe historiografia nuk ka mbërritur ta përcaktojë ende, në krijimtarinë e Kutelit bart një shenjë të veçantë. Pangjashmërisht në këtë ndërkohë shkrimtari realizon novelën E madhe është gjëma e mëkatit, me gjasë kryeveprën e tij. Në semantikën e përfundimit, të mënyrës shkrimore vetanake, personaliteti i Kutelit natyrshëm shtrihet përtej periudhës së mbarimit të luftës. Të kësaj kohe janë librat: Dashuria e barbarit Artan -1945; Pylli i gështenjave, poezi për fëmijë 1958; Xinxifilua-përralla 1962; Tregime të moçme shqiptare-ritregime 1965, si dhe ripunimet e prozës, në nivelin e varianteve dhe variacioneve. Gjithashtu, një faqe më vete, janë edhe përkthimet e Gogolit, Turgenjevit, Shçedrinit, Ostrovskit, etj. Pas këtij vështrimi të rrethanave që e mbruajtën si krijues i shumëplanësisë, krejt natyrshëm vjen në fokus çështja tjetër esenciale:

- Cilës metodë, drejtim, rrymë apo shkolle letrare i përket veçmas proza e tij? Tiparet karakteristike shkrimore që bart si tharm estetik? Ku dallohet poetika e prozës kuteliane, në përqasje me bashkëkohësit dhe prozatorët e mëvonshëm të letrave shqipe dhe më gjerë se kaq? Shihet qartë se gama e problematikës është e gjerë dhe e ndërlikuar. Përcaktimet e gjertanishme, sa i përket metodës letrare të ligjëruar, e fiksojnë në katër cilësi të gjasshme.

- Se proza e Kutelit përbëhet nga faktura realiste. Pikë referimi për ta shenjuar si të tillë, përgjithësisht është verifikimi tematikës dhe i brendisë, pra si leximi sociologjik i prozës së shkrimtarit. Madje, në shumicën e rasteve, interpretimi i kësollojshëm zbret deri në përcaktime të ndara të grupit të personazheve: vegjëlia nga njëra anë dhe bejlerët e agallarët në tjetrën anë.

- Se proza kuteliane bart edhe atribute romantike. Për të mbërritur në këtë përcaktim, ka gjasa të mjafta, që shqyrtimi të jetë lidhur me praninë e miteve, legjendave dhe gojëdhanave, pra me materien orale. Romantika në prozën e shkrimtarit, herë vështrohet si vlerë, herë tjetër si dobësi. Në njëfarë mënyre, shkolla romantike adhurimin ndaj folklorit e shpërndërroi natyrshëm deri në kult. Veçse, siç e parasheh teoritika letrare dhe praktika shkrimore, për mitet dhe mitologjinë, po kaq interes dhe kërshëri kanë treguar dhe ende vijojnë në këtë linjë edhe shkrimtarët modernë e pasmodernë.

- Se proza e Mitrushit është me tharm fantastik. Ky tipar shenjëzohet nisur nga hapësira që zë e mbinatyrshmja, sidomos nga prania e pikëpjekjes së të gjallit me të vdekurin, esencë bazale në disa krijime autoriale, por e shpërfaqur në faqet e tregim-rrëfenjës Rinë Katerinëza dhe tek novela E madhe është gjëma e mëkatit. Sugjerimi i teorive letrare se animizimi prozopope, domethënë shpirtëzimi i të vdekurit, është vetëm njëri nga elementët e mbinatyrores, do të duhet marrë në shqyrtim.

- Se proza e Paskos i përket realizmit grotesk. Në këtë përpjekje të vonë, përveç faktit të një tentative, për ta kundruar në caqet e realizmit kritik, vihet re edhe një ndërthurje e pagjashme konceptesh. Grotesku si mënyrë shprehje, përpos pranisë në krijimtarinë gojore, faktohet qysh në antikitet me Aristofanin dhe kulmon me veprën e Rabëlesë, në klasicizmin francez. Ndërsa realizmi, që është riosh, me zanafillë në shekullin e 19-të, dhe ekziston në tre forma: realizëm kritik, realizëm socialist dhe realizëm magjik, dhe në të tri rastet shënon metodën, rrymën ose drejtimin letrar dhe në asnjërin rast shprehësinë në kuptimin më të ngushtë të groteskut.

- Se proza e Mitrush Kutelit, një pjesë e saj përkon me realizmin magjik.

Vendi që zë dhe sidomos marrëdhëniet e ndërlikuara në mes reales dhe ireales, të përkohshmes dhe përjetësisë, por pak të lëvruar në letrat shqipe, deri tek proza e Kutelit, ka bërë që të shihet edhe si teksturë e këtij rrafshi. Madje, verifikimi i tillë plazmohet si përqasje e ndërmjetme me autorët më të shquar që e çuan në zenit realizmin magjik, ngandonjëherë edhe si realitet letrar i mëvetësishëm. Ka më tepër arsye të mendosh se qëndron këndshikimi i dytë, pra, si një univers letrar i vetvetishëm, sepse lëvrimi i prozës me përcëllima magjike nga ana e Kutelit faktohet më herët. Me fillesa aty nga viti 1926, koha kur shkruan Vjeshta e Xheladin Beut.

Këto shenja të pranishme në prozën e shkrimtarit, qofshin realiste, romantike, fantastike, groteske apo të realizmit magjik, feksin nëpër gjithë materien, porse ato lëshojnë hije rrezatimesh të gërshetuara, çka e shndërron përpjekjen për të përcaktuar drejtimin ose shkollën letrare që materializoi Kuteli në një makth. Në veprën e shkrimtarit, veçmas në prozën e tij, është krejt e prekshme lënda sociale. Po ashtu, nëpër hemisferat e tekstit, si romantikë apo grotesk, ndërfutet edhe krijimtaria gojore. Rreth qarkëzimeve, të qëmtuara prej historiografisë letrare, pështillet dhe shpështillet edhe diçka më shumë në mënyrën shkrimore kuteliane. Mbase, kjo dëshmi shkrimtarie, shenjon një përvojë personale, ku shkrihen burimet e hamenduara dhe të pashmangshme. Një përvojë tjetër e ndryshme, jo veç me bashkëkohësit, një përvojë shkrimore e komplikuar, në kuptimin e marrëdhënies speciale me lexuesin me lexuesin model, siç emërtohet nga Umberto Eco, që shënon shenjat e strukturës e jo semantikën. Madje, të një raportimi detyrimor jo vetëm si lëçitës i vëmendshëm, por edhe si një dëgjues i përqëndruar, sepse rrëfimtari ngahera ndërron vend, por gjithherët gjellin krejt i dorëzuar në substancën tekstologjike. Duke u bërë kësisoj pjesë integrale e lojës autoriale magjike, ka gjasa e lodrimit të njohur dhe të panjohur, ku mundësohet qartaz ndërkomunikimi me tekstet dhe estetikën, që bartin dhe veçmas mënjanohet çfarëdo shkasi moskuptimi keqkuptimor të shkrimit letrar.

22

Kor

Martin Camaj, ky dalzotës i pashoq i gegnishtes

Martin Camaj copyMartini lindi në Temal, Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë-Kllogjena. I biri i Kolë Camës, njëherësh bari e bujk. Tereza, e ama ishte nga Prekali, lindi i pari ndër shtatë fëmijë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtypi.[1] Famullitari i zonës, Atë David Pepa, shquajti tek ai tipare për të cilat e nisi në Shkodër kur ishte 7 vjeç, në Kolegjën Ksaverian mori edukatë klasike. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegjë. Mësues ndër fshatrat të Veriut mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës e prandej edhe të shkollave e të seminareve të Françeskanëve e të Jezuitëve. Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm, më 1947. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kapidan Gjon Destanishtës[2] dhe mbas një kohe qe i detyruar me jetue në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavinë bashkë me Atë Daniel Gjeçajn o.f.m. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg.[1] Në Beograd studioi romanistikën, sllavistikë, albanologji dhe letërsinë popullore shqiptare (1949-1955). Filloi me punue disertacionin mbi Buzukun.

Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare, ku dhe kreu temën për Buzukun më 1960.[1] Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shêjzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe, dhe jep leksione shqipeje në katedrën e Universitetit La Sapienza në Romë. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Në janar 1960 vendoset në Mynih të Gjermanisë falë një sistemi shkëmbimesh akademike. Bëhet lektor pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Münich-ut, më 1964 u bë Privatdozent. Më 1969 martohet me Erikën. Më 1970 bëhet profesor, e deri më 1990 jepte Albanologji në të njëjtin universitet. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Vepra

Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer. Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti (1888-1970). Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij. Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991.[3]

 

22

Kor

Shqiptarët në Egjipt

Shqiptaret ne Egjipt. Jean-Lèon JerommeSikurse do të shihni më poshtë me Egjiptin, sikurse edhe me vende të tjera arabe, na lidh një histori e gjatë, që është ngjizur përgjatë shekujve të trazuar të Perandorisë Osmane. Shumë herë kemi pasur fate të përbashkëta, ndonëse tashmë të ndara. Ndërhyrja e të huajve në pasuritë e vendeve tona, keqqeverisjet e shpeshta, ndarja e të njëjtit popull në mik dhe armik, gërryerja dhe degjenerimi i pushteteve që vazhdojnë gjatë, të cilët ndonëse të nisur nga ëndrra të mbara përfundojnë në largimin nga populli, të gjitha këta shqiptarë e egjiptianë i kanë kaluar në mënyra njëherazi të ndryshme, por edhe ta ngjashme. Historia nuk është vetëm një kuriozitet. Ajo u shërben popujve të kuptojnë se ku kanë qenë, çfarë kanë bërë mirë dhe çfarë kanë bërë keq në rrugën e tyre të gjatë. Ja përse ky shkrim mbi shqiptarët në Egjipt mund të konsiderohet edhe si jo vetëm historik.

“Fushë dhe fushë dhe fushë prapë, fushë e pasosur dhe shumë vapë…”

Profesioni ushtar

Qëkur sulltan Selimi shpartalloi ushtrinë e mamlukëve të Egjiptit, më 1517, në vend u krijua një situatë e çuditshme. Egjipti ishte zyrtarisht pjesë e Perandorisë Osmane por vendi, për dy shekuj me radhë, do të përfshihej nga një rivalitet i përgjakshëm mes mamlukëve vendas dhe jeniçerëve të sulltanit. Ndonëse administrata osmane ishte formalisht prezente, kjo periudhë do të mbizotërohet kryesisht nga mamlukët deri në mbërritjen e armatave të Napoleon Bonapartit në 1798. Pikërisht në këtë kohë shënohen emrat e parë të sunduesve shqiptarë. Më i pari prej tyre është Sinan Pasha nga Topojani. Ky shërbeu dy herë si vali (1567-1568 dhe 1571-1574). Një historian i njohur egjiptian, i cili për rastësi quhet Mubarak, ka lënë një listë të ndërtimeve që la pas Sinan Pasha i Topojanit: medrese, hamame, xhami, tregje në Kajro dhe Aleksandri.

Në fillim të shekullit XVII si vali i Egjiptit shërbeu një pasha nga Peja, Mere Pasha, fatkeqi Mere sundoi vetëm pak, sepse në kohën e tij vendi u përfshi nga një valë përmbytjesh dhe nga një epidemi shfarosëse murtaje. Gjatë viteve 1637-1640 vali i Egjiptit ishte shqiptari Mehmet Pasha, i cili më vonë u bë Vezir i Madh në Stamboll. Mehmet Pasha është i njohur për luftën e tij të gjatë me Ridvan beun, kreun historik të mamlukëve. Për disa kohë luftën kundër mamlukëve e vazhdoi një tjetër shqiptar, Ahmet Pashë Tarhonxhi. Pjesa më e madhe e ushtarëve që luftonin nën urdhrat e sulltanit ishin shqiptarë, por ndërkohë, shumë ballkanas, mes tyre edhe shqiptarë kishin nisur të regjistroheshin në radhët e mamlukëve. Disa prej tyre arritën të bëhen edhe komandantë të njohur. Njëri prej tyre, ishte Hysen bej Arnauti. Ky e kishte nisur karrierën ushtarake mes mamlukëve duke kaluar me radhë gradat e tyre dhe arriti të bëhej amir dhe kashif (princ i një krahine). Ky sundoi në zona të gjera derisa sa vdiq pas 23 vjetësh në pushtet në Medinë.

Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII shumë i njohur ishte edhe Ahmet Arnauti. Ky, të paktën që në 1775, ishte komandanti i pjesës më të frikshme të mamlukëve, kalorësve pushkatarë. Historianët bashkëkohës e cilësojnë si njeri të drejtë e të ndershëm. Ahmet Arnauti u bë i famshëm për pasionin e tij për librat. Shumë prej tyre ua fali më vonë xhamive dhe studentëve të varfër. Ahmet Arnauti vdiq në Kajro. Kishte jetuar afër një shekull.

Në 1787 në Aleksandri ndodhi një ngjarje e çuditshme. Një mijë shqiptarë të armatosur, të komanduar nga prijësi i tyre, Ahmet Pasha, u paraqitën para shefave vendas duke i ofruar shërbim atij që do t’i paguante më shumë. Ismail pasha nuk qëndroi shumë në Egjipt, ai u largua shpejt për të marrë pjesë në luftën ruso-turke, porse njëmijë shqiptarët mbetën përgjithnjë në vend. Pas Ahmet Pashës kreu i ri i shqiptarëve u bë Ismail beu. Ky i stabilizoi shqiptarët në tri lagje të ndryshme të Kajros. Në 1790 një epidemi e rëndë murtaje përfshiu Kajron. Mes dhjetëra mijëra viktimave ishin edhe Ismail beu dhe shumë prej shqiptarëve të tij.

Ushtarët shqiptarë morën pjesë masivisht në luftën kundër armatave të Bonapartit. Beteja vendimtare u zhvillua në korrik të 1798. Bilanci ishte: tre mijë të vrarë egjiptianë e shqiptarë përkundër dhjetë francezëve. Më 27 korrik francezët hynë në Kajro. Ata masakruan pa mëshirë mbrojtësit e qytetit. Mes tyre ishin edhe 500 ushtarë shqiptarë.

Pas largimit të francezëve ishin tre pretendentët për Egjiptin: mamlukët vendas, jeniçerët e sulltanit dhe tashmë si fuqi e frikshme e pavarur, shqiptarët. Këta numëronin afër 5 mijë ushtarë që komandoheshin nga Tahir Pashë Arnauti. Sipas Al-Xhabartit, një kronikani të kohës, ky Tahir Pasha nuk dinte gjuhë tjetër veç shqipes. Ishte i hollë, i zeshkët dhe me mjekër të zezë. Kalonte një pjesë të mirë të kohës në shoqërinë e dervishëve. Në 1801 sulltani dërgoi në Egjipt një vali me dorë të fortë, Mehmet Husruf Pashën. Në ushtrinë e tij kishte shumë shqiptarë. Këta nuk pranuan të luftonin kundër shqiptarëve të Tahir Pashës, kështu që vendi mbeti pa zot derisa paria e Kajros vendosi ta shpallë vali Tahir Pashë Arnautin dhe të priste miratimin e sulltanit. Porse shqiptari Tahir sundoi vetëm 26 ditë si vali, sepse u vra nga jeniçerët në një protestë të improvizuar për punë pagash. Vrasësit e pashait u ndoqën dhe u masakruan prej shqiptarëve.

Mehmet Aliu

Në vend të të ndjerit Tahir si komandant i shqiptarëve të Egjiptit erdhi Mehmet Aliu. Ky ishte një shqiptar që kishte lindur në Kavallë në 1769. Në Egjipt kishte ardhur në krye të treqind shqiptarëve duke iu përgjigjur thirrjes së sulltanit për luftë kundër Bonapartit. Vendi pa zot u bë shpejt i lakmueshëm. Që në ditën e vrasjes së Tahir Pashës shqiptarët u ndanë në dy kampe: një pjesë kërkonte që Ahmet Pasha kryetar i jeniçerëve të ishte valiu i ri. Në këtë pjesë ishin shumë aktivë shqiptarët Ymer bej Arnauti dhe Sali Koshi. Pjesa tjetër e shqiptarëve mbështesnin Mehmet Aliu. Gjakrat u nxehën keq. Porse beteja u zhvillua krejt e gënjeshtërt. Shqiptarët e të dy krahëve nuk luftuan seriozisht ndaj njëri-tjetrit. “Ishin një racë”, shkruan al-Xhabarti. Pas shumë peripecish, që vijuan, më në fund sulltani u detyrua të lëshonte pe. Më 9 korrik 1805 mbërriti në Kajro fermani sulltanor që e shpallte shqiptarin Mehmet Ali vali të Egjiptit. Pakkush e kuptoi asokohe se fati i këtij vendi të stërlashtë po ndryshonte një herë e mirë falë një shqiptari energjik.

Mehmet Aliu u përball shumë shpejt me armiqësinë e Anglisë. Në mars të 1807 pesë mijë ushtarë anglezë zbarkuan në Aleksandri dhe nisën marshimin drejt Kajros për të përmbysur Mehmet Aliun. Mirëpo Mehmet Aliu në krye të shqiptarëve të tij u shkaktoi anglezëve një humbje spektakolare.

Rreziku i dytë i madh ishin mamlukët, të cilët kishin tentuar disa herë ta vrisnin. Sipas një tradite të vjetër Mehmet Aliu në fillim u shtriu dorën e paqes. Me rastin e nisjes së djalit të tij për në Arabi ai ftoi krerët mamlukë në një ceremoni luksoze në një kështjellë të Kajros. Pastaj… urdhëroi masakrën. Nga 400 të ftuar mamlukë shpëtoi gjallë vetëm një. Mamlukët nuk ishin më një forcë ushtarake.

I qetësuar nga rreziqet brenda dhe jashtë vendit Mehmet Aliu nisi reformat, të cilat do të bënin të famshëm në histori: në bujqësi, në industri, në drejtësi. Ai duket se është ndikuar shumë nga këshilltarët francezë që kishte rreth vetes. Urdhëroi që gjysma e fitimit të ndërmarrjeve të tekstilit t’u ndahej punëtorëve me qëllim që të nxitej konkurrenca dhe efikasiteti në punë. Ndokush prej historianëve të sotëm ka parë në këtë vendim një embrion të socializmit. Me mijëra studentë europianë u dërguan në universitetet më në zë të Perëndimit. Ushtria u kthye në një armatë kolosale moderne të përbërë prej afër 250 mijë ushtarësh të pajisur me armatimin më modern të kohës. Se çfarë bluante në kokë shqiptari nga Kavalla mund ta mësojmë qartë nga një letër që gjenerali Ballard, shefi i misionit ushtarak francez në Kajro i dërgon Parisit. Ja fjalët e Mehmet Aliut: “E di mirë se perandoria po ecën dita-ditës drejt shkatërrimit, e pasi unë s’mund ta shpëtoj prej kësaj gjendjeje, përse të mundohemi kot? Por, në vend të saj mund të ngre një mbretëri të madhe, për ç’ka kam forca dhe mjete që më mundësojnë fitoren. Me një fjalë, prej meje e në sajë të fuqisë e të ushtrisë time, mund të pushtoj Akën, Damaskun e Bagdadin. Djali im, brenda vitit, do nisë të realizojë qëllimet e mia në brigjet e Tigrit dhe Eufratit, sepse ata janë kufijtë e shtetit që po përpiqem të krijoj…”.

Mehmet Aliu e kishte me gjithë mend. Në nëntor 1831 një ushtri e madhe e mirorganizuar, e drejtuar nga komandantë shqiptarë me kryekomandant Ibrahim Pashën, djalin e madh të Mehmet Aliut u nis për në Siri. Brenda shtatë muajve ushtritë e Mehmet Aliut arritën në kufi me Anadollin. Marshimi vazhdoi fitimtar deri 50 kilometra larg Stambollit. Ushtritë e sulltanit ishin gjithnjë në ikje. Ngjarjet alarmuan Fuqitë e Mëdha të kohës. Një shkatërrim i perandorisë osmane atëherë donte të thoshte një rend i ri botëror. Me ndërhyrjen e tyre energjike u arrit paqja mes Sulltanit dhe Mehmet Aliut. Kjo u firmos në Kutahia më 6 maj 1833. Sipas marrëveshjes, Mehmet Aliu ishte sundimtar i Egjiptit, Sudanit, Sirisë, Arabisë, Kilikisë dhe Kretës. Në dorën e sulltanit mbetën Iraku, Anadolli, dhe një pjesë e mirë e Ballkanit. Marrëveshja e ndau Perandorinë Osmane më dysh. Pjesa që i mbeti Mehmet Aliut ishte ku e ku më e madhe dhe më e begatë.

Por paqja s’kishte se si të ishte jetëgjatë. Në 1839 u zhvillua një tjetër betejë kolosale mes osmanëve dhe egjiptianëve. Disfata e osmanëve ishte katastrofike. Ndonëse fitimtar edhe një herë tjetër Mehmet Aliu pa të rreshtoheshin kundër tij të gjitha fuqitë më të mëdha ushtarake të botës, me përjashtim të Francës. Më në fund, pas shumë presionesh dhe nën kërcënimin e armëve, Mehmet Aliu pranoi të tërhiqej brenda Egjiptit. Në 1841 Porta e Lartë lëshoi një ferman, i cili e njihte pavarësinë e brendshme të Egjiptit dhe Mehmet Aliun sundimtar absolut të tij. Mori kështu udhë dinastia mbretërore shqiptare në Egjipt, e cila do të vazhdonte deri në 1952, kur mbreti Faruk do të përmbysej nga ushtria e komanduar nga koloneli Naser.

Rilindja që frynte nga Jugu

Fakti që në Egjipt mbretëronte një familje shqiptare bëri që shumë prej emigrantëve tanë të shekullit XIX ta shihnin këtë vend si një objektiv të sigurt për të ringritur një jetë më të mbarë se ajo që shkonin ndër fshatrat e varfër e pa tokë të Shqipërisë së Jugut të asokohe. Kështu shqiptarëve që kishin mbetur këtu që nga kohë të vjetra nisën t’u shtohen edhe ata të ardhur rishtazi. Shkruan Spiro Dine në “Valët e detit”: “Karakollët e Kajros qenë plot gegë e toskë. Këngët e vallet nuk rreshtnin; buzuku, tamburaja e ballamaja buçisnin në të katër anët. Na dukej sikur gjendeshim në Shqipëri. Tregu i armëve el-Silah nuk kishte tjetër përveç shqiptarëve, më të shumtët ishin gegë myslimanë e të krishterë mirditorë…”.

Kolonia shqiptare e Egjiptit për shumë kohë ishte në pararojë të Rilindjes Kombëtare. Këtu vepruan figura të tilla si Andon Zako-Çajupi, Filip Shiroka, Jani Vruho, Thimi Mitko, Spiro Dino, Loni Logori… Patriotët shqiptarë të Egjiptit u dalluan për botimet në shqip, për shqiptarizmin e kishës ortodokse, për krijimin e komiteteve patriotike, për peticionet dërguar Fuqive të Mëdha në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Në 1907 me iniciativën e Milo Duçit ishte hapur edhe një shkollë në shqip.

Me krijimin e shtetit shqiptar shumë familje emigrantësh u kthyen në vendlindje. Të tjerë emigruan kryesisht në SHBA. Të tjerë, për motive të ndryshme pragmatiste, ishin deklaruar tashmë si “grekë”, apo “rusë”.

 

Pas një qëndrimi të shkurtër në Turqi në Aleksandri u vendos edhe Mbreti Zog I. Mbreti Faruk i Egjiptit, gjithnjë i vetëdijshëm për rrënjët e tij shqiptare e pat mirëpritur si “një kushëri të vyer”. Qëndrimi egjiptian i oborrit mbretëror shqiptar vazhdoi deri kur Naseri, koloneli energjik i dha fund mbretërimit të dinastisë së vjetër shqiptare. Me kohë, pushteti i pakufi e kishte gërryer moralisht edhe familjen që kishte marrë udhë nga një ëndërr e mbarë e një shqiptari të thjeshtë me emrin Mehmet Ali.

 

(Për këtë shkrim u përdorën të dhëna nga: Muhamet Mufaku, Shqiptarët në botën arabe, Rilindja, Prishtinë 1990).

Nga Fatos Baxhaku

 

 

Blog te WordPress.com.
Tema Esquire.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 897 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: